A. Qeriqi: Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza, kulti i paqëndrueshëm për kombin shqiptar, misionare e shenjtë për botën katolike


Tri vjet më parë, katër ish titistë me libreza të ish-Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, Qerim Ujkani, pastaj dy avokatë: Bajram Krasniqi e Zef Prenaj  si dhe një qytetar nga Kosova, kishin  ushtruar kallëzim penal në Prokurorinë Komunale të Prishtinës kundër imamit të Xhamisë së Madhe, mulla Shefqet Krasniqi, i cili sipas tyre, gjoja me deklarimet publike në xhami e në gazeta ditore, ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, veprën penale të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, veprën penale të fyerjes si dhe veprën penale të shpifjes.


Sipas këtyre katër “dashnorëve” shpirtërorë të Nënë Terezës, nën “Sarin” e së cilës janë futur për të larë të kaluarën komuniste, diferencuese,  thuhet se Mulla Shefqet Krasniqi paska ofenduar “shqiptarizmin” dhe tërë popujt e botës duke thënë se: Nënë Tereza e ka vendin në ferr. Për  pretendime të tilla private të katër personave, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, më 13 nëntor 2012 është përgjigjur në pyetjet e prokurorit komunal të Prishtinës, Valdet Gashi. Ai ka pranuar se ka komentuar në lidhje me Gonxhe Bojaxhiun para xhematit në Xhaminë e Madhe, por thotë se nuk e ka fyer Nënë Terezën siç pretendohet në kallëzimin penal.


“Një ndër ato pyetje ka ardhur se çka mendoni ju për Nënën Terezën e cila iu ka ndihmuar shumë të varfërve, shumë jetimëve por megjithatë ka qenë jomyslimane?”, ka cituar Krasniqi pyetjen që i ishte bërë nga besimtari.


“Midis xhehenemit të thellë midis xhehnemit e ka vendin ajo, sepse s’e ka besuar Allahun, s’e ka besuar pejgamberin, s’e ka besuar Kur’anin. Edhe nëse e ka besuar Allahun e ka besuar me të meta, jo të plotë… Pas publikimit të këtyre deklaratave që ai i kishte dhënë fillimisht në xhami e më pas edhe ishin publikuar nga mediat, Krasniqi ka thënë se i ka kërkuar falje Kishës Katolike, ngase, siç ka thënë ai, ka ndjerë obligim moral nëse ata janë ndier të fyer. Për këtë çështje Krasniqi kishte dhënë përgjigje edhe në Bashkësinë Islame. Megjithëse ndaj tij është ngritur kallëzimi penal, Krasniqi thotë se nuk ka gabuar për çka do që ka deklaruar edhe në 2004-ën edhe më vonë. Deklaratat e tij ai ka thënë se burojnë nga Ajetet Kur’anore.


 


Nuk kam për       qëllim t’i bëhem avokat dr. Shefqet Krasniqit, meqë ai është ekspert për islamin, dhe për të gjitha sa ka thënë e do të thotë, përgjigjet i jep vetë, por publikut të painformuar duhet  t i bëhet me dije “kontributi” që shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në Vatikan dhe në botën katolike si “Nënë Tereza”  i ka dhënë Kosovës e Shqipërisë.


Askush dhe asnjëherë nuk e ka mohuar përkatësinë e saj kombëtare, meqë ajo me gojën e vet e ka pohuar këtë, duke ndalur hovin e përvetësimit, që në vitet 70 të shekullit të kaluar kishin bërë dhe aktualisht bëjnë sllavomaqedonët, me faktin se ajo kishte lindur në Shkup ku edhe ishte shkolluar.


Ja se çfarë ka deklaruar Nënë tereza për jetën e saj misionare: “Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Për sa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit”. “Hyji vijon ta dojë botën dhe na dërgon ty e mua për t’u shprehur të varfërve dashurinë dhe mëshirën e Tij”. Në shpirtin e saj, përplot me dritën e Krishtit e me dashuri të zjarrtë për Të, kishte një dëshirë të vetme : “Të shuante etjen e dashurisë së Tij për shpirtrat njerëzorë”.


 


Propaganda që është bërë dhe ende bëhet në Kosovë por edhe në Shqipëri për madhërimin e kontributit të saj dhënë kombit shqiptar, fsheh në vetvete varfërinë e saj të njohur, mungesën totale të kontributit për skamnorët dhe jetimët shqiptarë. Ky konstatim mund të mohohet me fjalë por jo me fakte, sepse fakte e të dhëna të tilla, ku do të mund të dëshmohej ndihma e saj për skamnorët shqiptarë, nuk ekzistojnë. Për këtë do të bindeni sapo ta lexoni të plotë biografinë e saj.


 


Në kohën e Lëvizjes pacifiste, figura e Nënë Terezës u përdor për ombrellë, për ta fituar simpatinë dhe përkrahjen e Vatikanit për Kosovën e robëruar dhe të përdhunuar nga Serbia kriminale.


Kreu i kësaj lëvizje, Ibrahim Rugova e shfrytëzoi për mrekulli dhe e ngriti në kult “Nënë Terezën”. Ai madje vizitoi edhe Papën në Vatikan, u fotografua me të dhe gjatë tërë jetës nuk e hoqi atë foto nga zyra e LDK-së. Ka fakte që flasin se ai edhe ishte konvertuar në fenë katolike, dhe kjo nuk çon fare peshë, sepse çdo njeri në botë ka të drejtë të zgjedh fenë e kombin, nëse nuk është i kënaqur me ato që i ka trashëguar.


Ibrahim Rugova e dinte mirë se Nënë Tereza ishte misionare katolike, e dinte mjaft mirë se ajo nuk i kishte dhënë asnjë kontribut për be kombit e Atdheut, por ai, përmes figurës së saj të njohur në botën katolike, arriti ta fusë këmbën në Vatikan. Pavarësisht se Rugova me vepër tregoi një zell të jashtëzakonshëm për t’ iu afruar Vatikanit, sidomos për mes asociacionit të Shën Exhidios, kreu i botës Katolike nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe duket se nuk do ta njohë kurrë. Shkaqet dihen. Ato i ka bërë të ditur një kardinal i Vatikanit, i cili decidivisht ka deklaruar se “Selia e Shenjtë” ndien një  pikëllim të madh shpirtëror për fatin e kishave serbe në Kosovë, meqë konsideron se Kosova ishte zemra e krishterimit ortodoks.


Kjo deklaratë, nuk e ka nxitur zemërimin as reagimin e Ipeshkëvisë së Kosovës, çuditërisht as të Bashkësisë Islame të Kosovës, madje as të këtyre tre katër sharlatanëve, që kanë marrë përsipër barrën ta mbrojnë nënë Terezën, për të cilën kurrsesi nuk pranojnë se shpirti i saj do të kalbet në xhehenem, sipas Islamit, pavarësisht se ajo nuk kishte të bënte fare me islamin dhe si misionare dhe personalitet i njohur i botës katolike, natyrisht se  nuk çarë fare kokën për predikimet e Kuranit. 


Kësaj katërsheje “jurishnikësh” ish komunistë, u mungon dija elementare fetare islame dhe katolike. Ata nuk marrin erë në asnjë fe dhe aq më pak në fenë katolike. Është absurd të mendosh se një misionare katolike si Gonxhe Bojaxhiu e paska vendin në xhenetin e myslimanëve, apo një mysliman si mulla Shefqet Krasniqi e paska vendin në parajsën e katolikëve.


Asnjë predikim fetar kanonik i krishterë nuk e pranon në radhët e veta një personalitet islam, cilido qoftë ai, para se të konvertohet. Asnjë misionar i krishterë, nuk mund të shpallet i shenjtë në islam sepse islami e kundërshton kategorikisht shenjtërinë e njeriut, aq më tepër të kundërshtarit dhe armikut të fesë. Krejtësisht e njëjta ndodh edhe me botën e krishterë.


Është marrëzi të mendosh se dogma fetare islame dhe e krishterë janë të njëjta.


Për më tepër krishterimi dhe hebraizmi nuk e njohin islamin si religjion, ndërsa islami i njeh katër librat e shenjtë, Biblen, Toren, Ungjillin dhe Kur’anin.


Pse është i tillë islami, pse i besojnë kësaj feje miliarda njerëz, kjo është çështje tjetër dhe kjo nuk na përket ta marrim në shqyrtim.


 


Fushata kundër imamit të Xhamisë së Madhe u nxit pikërisht me rastin e manifestimeve të shumta në nivelin kombëtar për festën kombëtare të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, për arsye që dihen dhe kjo është ana më e errët e kësaj fushate të egër, brutale dhe aspak njerëzore. Sepse të kërkosh llogari nga një klerik islam, pse ai ka deklaruar se Nënë Tereza do të digjet në ferr, me vetë faktin se nuk ka qenë myslimane,  është një donkishotizëm i llojit të vet dhe mjerisht zbulon para opinionit shpirtin skëterrë të  disa njerëzve të cilët, sado që shpifen si intelektualë, madje edhe avokatë të popullit, nuk posedojnë njohuritë elementare mbi fenë dhe nuk e kuptojë dot se pavarësisht tolerancës ndërfetare, tri fetë monoteiste, as janë pajtuar as mund të pajtohen për t’i shndërruar tri fetë në një. Secila nga këto tri fe është partikulariste, dhe secila për veten beson se është e vetmja fe e drejtë. Ata që nuk e dinë këtë, është mirë të heshtin, ose të mësojnë diçka.


 


Këtyre katër ish-komunistëve nuk u ka bërë fare përshtypje deklarata antishqiptare e  priftit, Anton Kçira, i cili e mallkonte Milosheviqin, për se nuk ua kishte shkurtuar kokat 1. 900.000 shqiptarëve myslimanë të Kosovës,  sikur u kishte shkurtuar qindra mijëra myslimanëve në Bosnje, por i kishte lënë gjallë. Kçira, i bekuari i Vatikanit, nuk paska bërë vepër penale, sepse, sipas tij myslimanët shqiptarë nuk qenkan të denjë të jetojnë, meqë ata qenkan më keq se kafsha. Shefqet Krasniqi paska bërë vepër penale, përse “Nuk po e pranojka në xhenetin e myslimanëve, Nënë Terezën.  Kjo është barabar me lavdinë që i bënte marrëzisë Erazmi i Roterdamit.  Të kapesh për një konstatim  të tillë fetar, krejtësisht në akord me mësimet e islamit, është më shumë se marrëzi, më shumë se noprani. Përpjekja për ta detyruar një hoxhë, të thotë se Nënë Tereza e ka vendin në Xhenet është baras me blasfeminë fetare islame, ashtu sikur do të ishte blasfemi të pretendosh se një mulla i njohur i Arabisë saudite e paska vendin në parajsën katolike, sepse paska ndihmuar jetimët islamë.


 


Kçira, Ujkani, Krasniqi, Prena e ndonjë tjetër kanë harruar se Amerika e NATO-ja kishte mbrojtur Kosovën me 1. 900.000 shqiptarë nga shpërbërja dhe zhdukja  e tyre, në kryqëzatën  që kishte marrë përsipër  krishterimi ortodoks serb, kreu i KOS-it, i cili kishte bekuar çdo serb për të vrarë shqiptarë pa dallim, fëmijë gra pleq dhe për të dhunuar çdo grua apo vajzë shqiptare. Kjo nuk iu bën përshtypje xhahilëve të ish LKJ-së, sepse dikur ishin pjesë e po atij formacioni politik.


 


 


Ku janë faktet se Nënë Tereza u ka ndihmuar skamnorëve shqiptarë?


 


Shoqata Bamirëse Humanitare “Nënë Tereza” nuk është themeluar nga fondet e Gonxhe Bojaxhiut as nga fondet e Vatikanit, as nga fondet e Arabisë Saudite. Ajo është formuar me emrin e “Nënë Terezës” për të vjelë favore nga shtetet e Evropës, të cilat i kanë vjelë mjaft mirë matrapazët, që e kanë udhëhequr këtë organizatë dhe diçka nga ajo ndihmë kolosale edhe te shqiptarët e varfër.


Ja edhe një fakt tjetër.


Të gjithë kryetarët e degëve të kësaj shoqate dhe kreu  i saj drejtues në Kosovë, e kanë shkelmuar varfërinë. Unë po flas duke u bazuar në shtatë prej tyre të cilët i njoh dhe më njohin.


Cilin spital, apo cilin ent specialistik me të sëmurë në Kosovë dhe në Shqipëri e ka ndihmuar apo e ka vizituar Nënë Tereza?


Cilët fëmijë skamnorë shqiptarë i ka mbajtur në prehër, apo i ka ndihmuar në shërim?


 


Në biografinë e saj, të ciklën do ta japim në pjesën e dytë të këtij shkrimi, ju do të njiheni me kontributin madhor që Nënë Tereza i ka dhënë botë së krishterë, kryesisht asaj katolike, por jo botës islame, çuditërisht as botës shqiptare, e cila në shumicën e saj dërrmuese është islame, derisa nuk është deklaruar ndryshe dhe si duket nuk e ka ndërmend të deklarohet, as për hir të Nënë Terezës, as për hir të Vatikanit, i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.


Nënë Tereza i ka vizituar shumicën dërrmuese të vendeve të botës. Ka ndihmuar jetimët e skamnorët anë e kënd rruzullit.


Sa prej tyre kanë qenë shqiptarë, qofshin ata me fe katolike apo ortodokse?


Cila ka qenë ndihma konkrete, ndihma fizike që ajo u ka ofruar jetimëve dhe skamnorëve shqiptarë?


Cilat Kisha Katolike në Kosovë i ka ndihmuar Vatikani e Nënë Tereza?


Në këtë pyetje është mirë të japin përgjigje vëllezërit tanë të gjakut e të gjuhës, katolikët shqiptarë, të paktën le të dihet botërisht se sa ka ndihmuar Vatikani dhe a ka ndihmuar rastësisht ndonjë shkollë epo ent në Kosovë ku shumica janë besimtarë islamë?


 


Në më shumë se 100 segmentet biografike të Gonxhe Bojaxhiut, që do sjellin në vijim  nuk dëshmohet me asnjë fakt kontributi i saj për Shqipërinë si tërësi, për Kosovën dhe trojet shqiptare nën robëri.


Po ashtu askush në botë nuk e mohon dot kontributin e saj dhënë në Indi dhe në vende të ndryshme të botës, po jo si humaniste shqiptare,  sikur pretendojnë disa karaxhozë shqipfolës, por si misionare e urdhrit fetar katolik. Kjo nuk mohohet, sepse e tillë, durimtare, shpresëdhënëse, e sakrifikuar për skamnorët ishte Nënë Tereza.


Natyrisht se është zemërngushtësi të thuash se nëse nuk na ndihmoi neve, s para bën ndihma që i dha botës.  Por e vërteta duhet të pranohet ashtu si është, pa glorifikime, pa pretendime për të krijuar idhuj kombëtarë me brumin fetar, sepse një ndërtim i tillë është i panatyrshëm, i paqëndrueshëm dhe i pamundshëm.


  pranosh dhe të besosh  se Nënë Tereza ishte një shqiptare e madhe sa Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, është një marrëzi, që nuk qëndron dot. Ta barazosh Nënë Terezën me Naim Frashrin, Gjergj Fishtën, Asdrenin është thjesht një miopi.


Dihet se buja e madhe politike që iu ka dhënë emrit dhe veprave të Nënë Terezës është bërë dhe po bëhet, jo për qëllime humaniteti, por për qëllime politike të politikanëve tanë poltronë ndaj shteteve të BE-së, me qëllim për të ruajtur bastionet e tyre të qeverisjes dhe përfitimeve.


 


 


Biografia e Goxhe Bojaxhiut, Nënë Tereza


 


27 gusht 1910 – U lind Ganxhe Bojaxhiu në Shkup si bija e Kolë Bojaxhiut dhe Drane Bernajt nga Prizreni, me prejardhje nga Novosella e Gjakovës. 27 gushti i vitit 1910 ia shtoi familjes Bojaxhiu fëmijën e tretë pas dy të parëve, Ages dhe Lazrit. Në familjen Bojaxhiu, Ganxhja thithi nektarin e parë të fesë së Krishtit dhe të gjakut të të parëve të vet. Që nga fëmijëria e hershme, së bashku me familjen shtegtoi në shenjtëroren e Zojës Cërnagore në Letnicë.


 


1915–1924 – Shkolla dhe jeta në famulli. Vijon me zell shkollimin dhe ishte e rregullt në veprimtarinë e jetës famullitare: në meshë dhe katekizëm. Lazri, vëllai i saj, dëshmon: “Jetonim afër kishës famullitare të Zemrës së Krishtit. Nganjëherë nëna dhe motrat e mia, Agëja dhe Ganxhja, më bënin mbresa se po rrinë sa në shtëpi, aq në kishë, sepse kaq shumë ishin të preokupuara me korin e famullisë, me shërbimet fetare dhe temat për misione”.


 


26 shtator 1928 – Thirrja rregulltare. Pikërisht më 26 shtator të vitit 1928, niset për në Zagreb në përcjelljen e nënës Drane dhe motrës Age, ku do të qëndrojë deri më 13 tetor. Në ditën e 13 tetorit, së bashku me zonjushën Betike Kanjc, niset për në Irlandë. Udhëtimi u bë nëpër Austri, Zvicër, Francë, pastaj me anije nëpër kanalin Lamanche, kurse prapë vazhduan rrugën kah Londoni, prej kah vazhduan për në Dublin. Në Dublin qëndruan rreth dy muaj të angazhuara në mësimin e gjuhës angleze.


 


6 maj 1929 – Mbërrin në Darjeeling, rrëzë Himalajeve, ku pas një prove të vogël, më 23 maj 1929, filloi noviciatin, duke u quajtur Terezja e Krishtit të Vogël.


 


25 maj 1931 – Dha kushtet e para te Motrat e Loretos. Pas kushteve të para u dërgua në Bengal për të punuar si misionare.


 


1931–1937 – Motra Tereze, pasi një kohë shërbeu si infermiere, për së shpejti u emërua mësuese e gjeografisë në St. Mary High School në Kalkutë. Nga kjo kohë kemi këtë dëshmi të saj: “E kam fituar edhe një fushë të punës: shkollën e Shën Terezës. Kjo shkollë është mu në Kalkutë. Mu të njëjtën ditë, kur ma besuan këtë detyrë, shkova ta shoh. Është shumë larg, por udhëtoj me qerre indiane.


 


24 maj 1937 – Pasi i kaluan kushtet e përkohshme rregulltare, motra Tereze i kushtohet Zotit me kushte të përjetshme te Motrat e Loretos, të cilat u themeluan në vitin 1609 nga anglezja Mary Ward. Te motrat e Loretos fitoi një përvojë të mirë rregulltare dhe shpirtërore. Më vonë u bë edhe drejtoreshë e St. Mary High School. Për këtë përvojë të punës do të dëshmojë: “Në Loreto isha rregulltarja më e lumtur e botës. Isha dhënë pas arsimit. Ajo punë e udhëhequr prej Zotit ishte apostullat (të dërguar) autentik që më pëlqente shumë”.


 


1942 – Ante Gabric, misionar kroat, në revistën “Katolicke Misije” të vitit 1942 shkruan: “Motra Tereze ishte tejet e sëmurë, dhe s’kemi pasur fort shpresë se do të shpëtojë, por tash përsëri është në këmbë dhe po punon sa dhjetë veta”.


 


10 shtator 1946 – Pasi kishin kaluar paksa vështirësitë e luftës dhe ishin kthyer përsëri kuvendet e motrave të Loretos të cilat i kishte përdorur ushtria, motra Tereze, duke udhëtuar për në ushtrime shpirtërore në Darjeeling, fiton edhe një thirrje të re. 10 shtatorin vetë Nëna Tereze do ta quajë “Ditë inspirimi”. Tashmë e rryer në jetën fetare dhe e regjur me vështirësitë e popullsisë së vendit, si edhe duke sjellur nëpër mend Jezusin, të cilit ia kishte kushtuar fëmijërinë dhe rininë, vendosi të lëshojë motrat e Loretos dhe t’u kushtohet krejtësisht më të varfërve ndër të varfër, duke u njëjtësuar me ta në veshje, në banim, në ushqim…


 


Për këtë thirrje të dytë do të dëshmojë: “Isha duke udhëtuar me tren për Darjeeling prej Kalkutës. Atje shkoja për ushtrime shpirtërore. Derisa isha në lutje intime dhe isha në gjendje prehjeje, fitova qartas një thirrje mbi thirrje. Porosia ishte tejet e qartë: duhet të lë kuvendin dhe t’u kushtohem të varfërve, duke jetuar në mesin e tyre. Ishte një dërgim. E kuptova porosinë, por nuk e dija si do ta njëmendësoja”.


 


7 shkurt 1946 – I shkruan Kongregatës së Rregulltarëve dhe kërkon lejen që të lë kuvendin e Loretos dhe t’u kushtohet tërësisht më të varfërve ndër të varfër. Letra në Romë u shkrua pas shumë orvatjesh dhe marrëveshjesh që Nëna Tereze i kishte pasur me ipeshkvin e Kalkutës, Ferdinand Perier, i cili ia kishte ofruar veshjen e parë rregulltare më 1929, si dhe me eproren e Loretos.


 


7 gusht 1948 – Mori lejen nga Papa Piu XII që të lëshojë Loreton dhe të ndjekë zërin e ndërgjegjes ku i fliste Zoti. Kjo leje ishte e nevojshme që çdo gjë të shkojë në rregull, sepse asohere Nëna Tereze kishte kushtet e përjetshme kështu që duhej leja e Kongregatës së Rregulltarëve.


 


16 gusht 1948 – Doli nga kuvendi i Loretos, e brumosur me dije dhe aftësi intelektuale, ku gjatë qëndrimit në këtë kuvend ishte 20 vjet profesoreshë, e më vonë edhe drejtoreshë e St. Mary High School. Pastaj kishte marrë në mbikqyrje ehd eKongregatën dioqeziane të motrave indiane, të quajtura “Bijat e Shën Prenës”.


 


18 gusht 1948 – Ndërroi veshjen. La veshjen rregulltare të motrave të Loretos dhe veshi sari të bardhë të përshkuar me vijë të kaltër dhe me kryq në parzëm. Pastaj shkoi rreth tre muaj në Patna te Motrat Mjeke Misionare (Medical Missionaries) për të kryer edhe një kurs intenziv për infermiere.


 


21 dhjetor 1948 – Merr lejen për hapjen e shkollës së parë, lokali i së cilës ishte një kasollë. Nga lagjet më të varfëra të Kalkutës, Tilje dhe Motijil, bashkon fëmijët e lënë dhe të braktisur në atë shkollë, ndërsa vetë banonte te Motrat e Vogla të të Varfërit.


 


19 mars 1949 – Në banesën e parë të improvizuar, në shtëpinë e Michael Gomes, pranoi në vizitë një të re bengaliane me emrin Subashini Das, dhe e nxiti ta ndjekë misionin e saj. Kështu misioni i saj kishte filluar të mbarën. Kjo ishte shenjë se vepra e Nënës Tereze është vullneti i Zotit; kjo ishte shenjë se çka Zoti dëshiron, atë edhe e bekon dhe ia ftillon të mbarën.


 


Nëntor 1949 – Tashmë Nëna Tereze ishte bartur në shtëpinë e familjes Gomes, e cila ia kishte lënë në disponim tërë katin e sipërm. Pos Subashinit Das që në pagëzim e kishte marrë emrin Agnes, kishin ardhur edhe vajza tjera të cilave Nëna Tereze u kishte dhënë mësim. Në nëntor të vitit 1949, Nëna Tereze do të shkruajë: “Tani jemi pesë motra. Lutuni që bashkësia e vogël të rritet në shenjtëri dhe në numër, nëse është vullneti i Zotit”.


 


7 tetor 1950 – Sipas porosisë së ipeshkvit të Kalkutës, Ferdinand Perier, Selia e Shenjtë e miraton Kongregatën e Misionareve të Dashurisë si kongregatë ipeshkvore. Për këtë flet vetë Nëna Tereze:


 


1952 – Hapi shtëpinë e parë pranë tempullit të hyjneshës Kalli në Kalkutë. Përurimi i saj u bë më 22 gusht, në festën e Zemrës së Papërlyer të Marisë. Këtë shtëpi e pagëzoi si Nirmal Hriday (Shtëpia e zemrës së pastër). Me këtë emër do t’i quajë edhe shumë shtëpi tjera në mbarë Indinë dhe më gjerë.


 


1953 – Për shkak të numrit të motrave që rritej gjithnjë, ndërroi shtëpinë, kështu që mori shtëpinë e një avokati mysliman në rrugën Lawer Circulr Road 54. Kjo shtëpi u bë qendra e kongregatës dhe së shpejti, jo larg saj, themeloi qendrën për fëmijë të lënë të cilën e quajti Nirmala Shishu Bhavan (Vatra e fëmijëve të lënë).


 


1960 – Në tetorin e këtij viti, Nëna Tereze për herë të parë doli jashtë Indisë që prej kur kishte ardhur. Së pari shkoi në Amerikë, pastaj në Romë, ku u takua me vëllaun e vet Lazrin, të cilin nuk e kishte parë që nga mosha tetëmbëdhjetëvjeçare, kur u nis në misione.


 


1962 – Pasi fama e Nënës Tereze kishte filluar të rritej me të madhe, së shpejti filluan t’i jepen edhe shpërblime. Kështu, shpërblimi i parë që mori Nëna Tereze ishte ai i qeverisë indiane në vitin 1962: Padna Shri. Këtë shpërblim ia dorëzoi Pandit Nehru.


 


31 gusht 1962 – Qeveria filipine ia dhuroi shpërblimin Ramon Magsaysay. Në arsyetimin e këtij shpërblimi thuhet: “Komisioni për ndarjen e shpërblimit e shpërblen Nënën Tereze për shkak të përkujdesjes së saj për më të varfërit në një tokë të huaj, si edhe për themelimin e bashkësisë së re për t’u shërbyer të varfërve”.


 


Me këtë rast, Nëna Tereze u shpall gruaja më e merituar e Azisë.


 


25 mars 1963 – Në bashkësinë e Nënës Tereze themelohen edhe vëllezërit, të cilët do të quhen: “Vëllezërit Misionarë të Dashurisë”, të cilët do t’i udhëheqë jezuiti austrailan, Travers-Ball, i cili e ndërron emrin e vet në: vëlla Andreu – misionar i Kalkutës.


 


1 shkurt 1965 – Misionaret e Dashurisë, me të ashtuquajturin decretum laudis, marrin nga Papa Pali VI miratimin papnor.


26 mars 1969 – Papa Pali VI miraton Shoqatën e Bashkëpunëtorëve të Nënës Tereze si pjesëtare të Misionareve të Dashurisë me statut të veçantë.


1965–1971 – Pas Venecuelës vazhdon të hapë qendrat e veta nëpër të gjitha kontinentet: Afrikë (Tanzani), Australi (Melbourne), në Evropë (Angli dhe Itali), Amerikë (New York).


 


6 janar 1971 – Mori shpërblimin ndërkombëtar për paqe Gjoni XXIII, të cilin ia dorëzoi Papa Pali VI. Ky ishte shpërblimi që themeloi Papa Gjoni XXIII më 10 maj 1963, ndërsa për herë të parë iu nda Nënës Tereze. Me këtë rast, Papa Pali VI pati thënë: “Po i ndahet për herë të parë një rregulltareje të heshtur, por jo edhe të panjohur për ata që përcollën veprat e saja të mëshirshme në botën e të varfërve. Kjo rregulltare quhet Nëna Tereze, eprorja e kongregatës Misionaret e Dashurisë, e cila tashmë 20 vjet vepron në të gjitha anët e Indisë duke kryer vepra dashurie ndër të gërbulur, ndër të vjetër dhe fëmijë të braktisur. Si shembull për të gjithë ua bëjmë me dije këtë zëdhënëse të patrembur të Krishtit, duke dëshiruar që pas hapave të saj të shkojnë sa më shumë në shërbim të vëllezërve, si edhe sa më shumë të rritet në botë ndjenja e bashkimit në mes të njerëzve”.


 


Shtator 1971 – Mori shpërblimin Samaritani i Mirë në New York. Në arsyetimin e këtij shpërblimi thuhet: “Duke e shpërblyer Nënën Tereze, dëshirojmë për t’i dhënë nderim punëve të saja vetëmohuese që bëri për zvogëlimin e mjerimit të të varfërve. Me këtë punë u jep guxim edhe të tjerëve dhe ofron shembull të mahnitshëm se si duhet përkujdesur për njerëz. Me shpërblimin e ‘Samaritanit të Mirë’ dëshirojmë për ta theksuar më fort shembullin e saj”.


 


16 tetor 1971 – Mori shpërblimin Kennedy me këtë arsyetim: “Në gjeografinë e vet të veçantë përdëllestare, Nëna Tereze di ku duhet të ndihmojë dhe me fenë e vet të veçantë nuk dyshon kurrë se s’do t’i gjejë mjetet e nevojshme për këtë”.


 


29 tetor 1971 – Nga universiteti katolik amerikan mori doktoratën e nderit nga shkencat shoqërore. Me këtë doktoratë nderi iu pranua puna e saj e madhe rreth kapërcimit të krizave sociale. Nëna Tereze, me fuqinë dhe me dashurinë e vet kundrejt Krishtit në figurën e të varfërve i tregoi botës se si rregullohen shumë probleme ekonomike e sociale të cilat e mundojnë dhe e ngarkojnë shoqërinë njerëzore.


 


1972 – Hapi qendra të reja në Bangladeshin e shkatërruar.


 


12 korrik 1972 – Në moshën 83 vjeçare, në Tiranë i vdes e ëma, Drane Bernaj. Në varrimin e nënës nuk mori pjesë, sepse regjimi i atëhershëm komunist i E. Hoxha, nuk e lejuan hyrjen e saj në Shqipëri,


 


15 nëntor 1972 – India edhe një herë tregoi se sa e çmon punën dhe dashurinë e Nënës Tereze për popullsinë e varfër indiane kur ia dorëzoi shpërblimin Jawaharlal Nehru. Këtë dhuratë ia dorëzoi presidenti Giri, duke e quajtur Nënën Tereze Koruna-dut – Engjëll i mëshirës.


 


1973 – Hap qendra të reja nëpër qytetet e Indisë: Viayawada, Coimbatore, Shivpur, Takdah.


 


25 prill 1973 – Pranoi shpërblimin Templeton i cili jepet vetëm për ata që kontribojnë në rritjen e fesë. Këtë shpërblim ia dhuroi princi Filip në London. Vetë Nëna Tereze na bën me dije për këtë shpërblim: “Para 17 vjetëve, zotëriu Templeton ka shkruar porosinë në të cilën ka lënë një shumë parash në fondacionin Templeton, prej të cilit për çdo vit pas vdekjes së tij do të ndahej një shpërblim për ata të cilët në veçanti mundohen rreth përhapjes së fesë. Para dy vjetësh ai ka ndërruar mendimin. Ka vendosur që shpërblimi të jepet për të gjallë të tij, sepse ka dëshiruar ta përjetojë vetë gëzimin kur ta ketë ndarë. Dikush ka lutur për të varfërit tanë.


1973 – Mori në Los Angelos shpërblimin St. Louis of Marillak “Për mirësi dhe dashuri të pashoqe”.


 


7 tetor 1975 – 25 vjetori i themelimit të Misionarëve të Dashurisë. Këtë përvjetor të çmueshëm Nëna Tereze me bashkëpunëtorët e vet e kremtoi me lutje dhe adhurim. Mirëpo, në një letër të adresuar “motrave të mia të dashura, vëllezërve, të varfërve tanë, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që marrin pjesë në punën tonë kudo në botë”, Nëna Tereze thotë: “25 vjet kemi punuar së bashku në shërbim të së mirës duke dhënë krejt zemrën tonë, duke i shërbyer vullnetarisht Krishtit në figurën e tij të dhimbshme, dhe në këtë shërbim kemi jetuar së bashku, punuar dhe jemi lutur së bashku, këndej edhe tanimë të themi së bashku:


 


Të falemnderit, Jezus, që na zgjodhe të jemi Misionaret Tua të Dashurisë!


Të falemnderit, Jezu, që na do me dashuri personale dhe kaq të thellë!


 


1975 – Vëllezërit Misionarë të Dashurisë hapin shtëpinë e parë jashtë Kalkutës, në Vietnam.


29 dhjetor 1975 – Javorja amerikane Time ia kushton Nënës Tereze kopertinën me titull: “Shenjtërit e gjallë: porositësit e dashurisë dhe të paqes”.


17 janar 1976 – Javorja françeze Paris Match ia kushton Nënës Tereze kopertinën dhe shkresën me titull: “Ka ende shenjtër: Nëna Tereze në mes të gjallëve dhe të vdekurve të Kalkutës… Në këtë humnerë të pafund siç është Bota e Tretë, çka mund të ndërrojë Nëna Tereze? Për ekonomistët, asgjë. Një pikë uji në oqean. Por çfarë dëshmie dhe çfarë dashurie!”


 


13 qershor 1976 – Në festën e Zemrës së Krishtit, Nëna Tereze vendosi të themelojë edhe një degë të motrave të veta: Misionaret Kontemplative të Dashurisë, misioni i të cilave është “ztë jetuarit sipas Fjalës së Zotit duke e adhuruar euharistinë, duke kundruar dhe shpallur Fjalën e popullit të Zotit; për ta bartur me Marinë, Nënën e Kishës, Fjalën e mishëruar në zemrat e njerëzve”.


 


31 dhjetor 1976 – Për një kohë të shkurtër, Nëna Tereze bëri aq shumë për botën e varfër dhe të lënë, saqë për shumë njerëz ishte e pabesueshme. Kështu, një statistikë e shpallur më 31 dhjetor 1976 na bën me dije se Nëna Tereze kishte 66 shtëpi në Indi, 34 shtëpi jashtë Indisë nëpër vende të ndryshme. Numri i motrave, postullanteve, aspiranteve dhe bashkëpunëtoreve ishte 1343, ndërsa numri i përgjithshëm i spitaleve, shkollave, strehimoreve, dispanzerive, qendrave për asistencë në Indi dhe jashtë saj ishte 729. Numri i fëmijëve, jetimave, të gërbulurve, të vdekurve dhe përgjithësisht pacientët tjerë të shërbyer mbërrijnë në 6.544.864.


 


1 mars 1978 – Nëna Tereze pranoi shpërblimin “Balzan” nga duart e kryetarit të Italisë, Sandro Pertini. Ky shpërblim jepet për humanitet, paqe dhe vëllazërim në mes të popujve. Me rastin e ndarjes së shpërblimit, si arsyetim u theksua:


“Për vetëmohim dhe dashuri të veçantë gjatë tërë jetës së saj në shërbim të të varfërve, të uriturve, të mjerëve, të sëmurëve…”


Ndërsa Nëna Tereze, “një grua shtatvogël, por më e madhja”, theksoi: “Dëshirojmë që çdo fëmijë i dëshiruar apo i padëshiruar të vijë në botë. Aborti është krim. Jemi të krijuar për të bërë sende të mëdha: nuk jemi në botë vetëm për të plotësuar një numër”.


 


1980–1985 – Pas marrje së çmimit Nobel për paqe, Nënës Tereze iu hapën mundësitë për veprimtari më të mëdha. Kështu, gjatë periudhës pesëvjeçare, qendrat e saj u rritën me të madhe. Filloi të hapë qendrat e veta për të mirën e të varfërve dhe njerëzve të lënë në Spanjë, Belgjikë, Etiopi, Francë, Guinenë e Re, Argjentinë (të gjitha këto në vitin 1980). Ndërsa në vitin 1981, në Gjermaninë Lindore, Çile, Kolombi, Bolivi, Japoni, Korenë Jugore, etj. Në vitet vijuese, hapi qendra edhe në Irlandë, Portugali, etj.


25 janar 1980 – Nëna Tereze shpallet Qytetare nderi e Shkupit. Edhe pse Shkupi ishte vendlindja e saj, Nëna Tereze kishte kohë që ishte shtetase indiane, e titulluar Bharat Ratna – Zbukruesja e Indisë.


23 tetor 1980 – Papa Pali II në Vatikan ia dhuron çelësat e ndërtesës Shën Injaci Papë për shërbime të fëmijëve të lënë, që gjindet në Romë, në zonën Primavalle. Misionaret e Dashurisë, pos Romës, gjinden edhe në Palermo, Napoli, Corato (Bari), Calabri, Ragusë, Milano…


 


27 qershor 1982 – Nëna Tereze fitoi në Kanada Shpërblimin ndërkombëtar të spitalit të Shën Bonifacit dhe Urdhërin e gjuetisë së bizonëve.


 


1983 – Në këtë vit u nderua nga mbretëresha e Anglisë, Elizabeta II, me Urdhërin e Nderit. Në arsyetim thuhej: “Për punën e saj të gjatë humanitare”. Po të njëjtin vit në Taranto mori Dhuratën e Paqes 1983.


1 tetor 1984 – Themelohet kongregata Etërit Misionarë të Dashurisë në SHBA nën kujdesin e Atë Joseph Langford.


 


20 tetor 1985 – Bashkohet kapitolli i Misionareve të Dashurisë. Me këtë rast, Nëna Tereze zgjedhet për herë të tretë udhëheqëse e këtij rregulli, që bëri kaq shumë të mira, që shpëtoi aq shumë shpirtëra. Zgjedhja e saj për herë të tretë në krye të Misionarëve të Dashurisë nuk ishte në përputhje me të drejtën kanonike. Për këtë rizgjedhje ishte e nevojshme leja nga Kongregata e Rregulltarëve në Vatikan. Kongregata në fjalë me gjithë dëshirë dhe nderim të madh dha dispencën nga ky ligj.


21 qershor 1985 – Nga kryetari i SHBA-ve Ronald Regan, mori shpërblimin Medalja e Lirisë.


 


26 tetor 1985 – Nëna Tereze thirret nga sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara Xavier Pérez de Cuéllar, t’i flasë Asamblesë gjenerale. Gjatë këtij takimi, sekretari i përgjithshëm de Cuéllar e prezentoi Nënën Tereze me këto fjalë: “Ua prezentoj gruan më të fortë të botës”. Me këtë rast u tregua edhe një film për punën dhe jetën e Nënës Tereze. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Nëna Tereze, ndër të tjera, tha: “Ky është vend ku popujt bashkohen për të biseduar për paqe, ta lusim Zotin për paqe… Jemi bashkuar për ta falënderuar Zotin me rastin e dyzetvjetorit të punës së mirë të Kombeve të Bashkuara për të mirën e njerëzimit. Raca, feja dhe kombi nuk mund të na ndajnë: të gjithë jemi bij të Zotit. Kur e shkatërrojmë një embrion në kraharorin amnor, mëkatnojmë drejtpërdrejt ndaj Zotit. Kemi frikë nga lufta bërthamore, nga ky tmerr kanoset shkatërrimi, por nuk frikësohemi kur i mbysim fëmijët. Aborti është kanosja më e madhe e paqes”.


 


13 dhjetor 1985 – Ishte kënaqësi e veçantë për Nënën Tereze kur hapi shtëpinë në qytetin e New Yorkut për të sëmurët nga AIDS-i. Shtëpia u quajt Gift of Love (Dhurata e Dashurisë). Më vonë hapi edhe shtëpi tjera në SHBA për së sëmurët nga AIDS-i.


 


Janar 1986 – Nëna Tereze shkoi për herë të parë në Kinë dhe u takua me kryetarin Deng dhe me djalin e tij të hendikepuar. Së shpejti edhe në Kinë do të dërgojë motrat e veta. Kjo u realizua në vitin 1988. Më 19 janar 1988, Nëna Tereze u ftua nga arqipeshkvi i Kalkutës, i cili ia kumtoi se ishte lejuar hapja e shtëpisë në Kinë, por me dy kushte: motrat guxojnë të ndërmarrin punë sociale e jo religjioze, si dhe nuk guxojnë të vishen në sari, por në veshje kineze.


 


4 shkurt 1986 – Papa Gjon Pali II, gjatë udhëtimit të vet në Indi, vizitoi qendrën Hirmal Hriday (Zemra e Pastër, shtëpia e atyre në fill të vdekjes) në Kalkutë. Kjo vizitë e papës e gëzoi shumë Nënën Tereze, saqë pati deklaruar: “Ishte dita më e gëzueshme e jetës sime”.


 


24 gusht 1987 – Nëna Tereze shkon në Moskë, dhe merr dhuratën Medalja e Paqes “në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për afirmimin e paqes dhe të miqësisë ndërmjet popujve”. Pas kthimit të saj nga ish-Bashkimi Sovjetik, i shkruan letër presidentit të atëhershëm Gorbachev, duke ia shprehur dëshirën për hapjen e një qendre. Miratimin për këtë e mori në vitin 1988.


 


21 maj 1988 – Realizohet dëshira e Nënës Tereze të hapë shtëpinë brenda mureve të Vatikanit. Shtëpia u quajt Dono di Maria – Dhurata e Marisë, dhe u çel së shpejti me dëshirën e papës. “Papa na dha këtë dhuratë – tha Nëna Tereze – një kënd të shtëpisë së vet ku mund të përkujdesemi për të sëmurët dhe për të varfërit. Këta njerëz të varfër janë Krishti, dhe si mund të lihet Krishti, i trishtuar dhe i mërdhirë, jashtë shtëpisë së papës?”


 


1988 – Nëna Tereze ishte për një operim të syve në New York.


21 dhjetor 1988 – Shkon në Bashkimin Sovjetik për t’i shoqëruar katër motrat e para të cilat kishin ndërmend të fillojnë punën në një spital pediatrik të Moskës. Njëherit ishin edhe ditët e vështira të tërmetit në Armeni, me ç’rast Nëna Tereze dërgoi edhe disa motra të tjera për t’u ndihmuar të dëmtuarve.


 


Gusht 1989 – Më në fund, Nëna Tereze shkon në Shqipëri. Shkon në vendin, për pavarësinë e të cilit aq fort u mundua babai i saj, Kolë Bojaxhiu. Qe e pritur nga e veja e diktatorit, Hoxha. Ishte e krishterja e parë që shkeli këtë tokë prej që Shqipëria e shpalli veten shtet ateist (1967) dhe vuri jashtë ligjit çdo religjion.


 


Dhjetor 1989 – Nëna Tereze shpallet Femra e vitit.


 


Prill 1990 – Për shkaqe shëndetësore ia paraqet papës dorëheqjen nga udhëheqja e Misionareve të Dashurisë.


Maj 1990 – Nëna Tereze përuron shtëpinë e parë në Çekosllovaki.


 


2 maj 1990 – Shkon në Romani për të përuruar edhe atje shtëpinë e parë të Misionareve të Dashurisë. Kjo shtëpi u hap për përkujdesjen e atyre që vuajnë nga sëmundja AIDS. Mirëpo, deri në fund të vitit 1992, atje çeli katër shtëpi.


 


27 gusht 1990 – Nëna Tereze mbush tetëdhjetë vjet. Me këtë rast mori përurime nga të gjitha anët e botës. Në veçanti rëndësi të madhe i kushtoi shtypi botëror. Vepra e saj e madhe nuk mbeti në heshtje. Prej librit që kishte shkruar Malcolm Muggeridge me titull: Something Beautiful for God (Diçka e bukur për Zotin), London 1971, një ndër librat e parë që fillimisht i dha popullaritet të madh Nënës Tereze e deri në vitin 1990, u shkruan dhjetëra libra e qindra artikuj, ishin dhënë ehde mijëra mendime dhe lavdërime për Nënën Tereze, prej burrave të shteteve, shkencëtarëve, poetëve e deri te ata që në heshtje e lavdëronin veprën e saj dhe e shëmbëllenin në jetë (numri i këtyre të fundit kap milionat).


 


8 shtator 19990 – Fillon punën Kapitolli gjeneral që ishte thirrur për të emëruar superioren e re të përgjithshme të Misionareve të Dashurisë. Mirëpo, edhe pse Nëna Tereze i kishte mbushur tetëdhjetë vjet, përsëri u zgjodh udhëheqëse e Misionareve të Dashurisë, sepse përkundër trupit të harxhuar, shpirti dhe mendja e saj ishin të fortë dhe gjallërues.


 


7 tetor 1990 – Misionaret e Dashurisë kremtuan dyzetvjetorin e themelimit. Statistika e këtij viti dëshmon se ishin 3500 motra të shpërndara nëpër 470 shtëpi në 95 shtete të botës.


 


Tetor 1990 – U bë përurimi i shtëpisë së parë të Misionareve të Dashurisë në Kamboxhë.


 


Mars 1991 – Nëna Tereze shkon përsëri në Shqipëri. Ishte kjo hera e dytë. Nëna Tereze filloi të bashkëpunojë me presidentin e atëhershëm komunist, Ramiz Alinë, për të hapur qendrat e veta edhe në këtë shtet “ateist”. Me këtë rast, Nëna Tereze bëri përurimin e dy shtëpive: në Tiranë dhe Shkodër, dhe mori pjesë në rihapjen e dy kishave: të Shën Ndout dhe katedralës së Zemrës së Krishtit e cila ishte shndërruar në kinema (Kinema Rinia). Kësaj here kishte mundësi të shkojë edhe te varri i nënës dhe motrës së vrarë nga regjimi komunist dhe të vë lule mbi varrin e tyre, si edhe dy kryqa të bronzit.


 


Deri në fillim të vitit 1992, në Shqipëri u hapën pesë shtëpi.


 


23 korrik 1991 – Nëna Tereze vazhdon udhëtimin nëpër botë dhe mbërrin në Irak, në Bagdadin e rrënuar nga lufta e Gjirit. Ja si e përshkruan gjendjen e hasur: “Ishte një mrekulli autentike e mirësisë së Zotit fakti se kryetari i Irakut qe i gatshëm të lejojë hapjen e një qendre në Bagdad, të cilën do ta japë ai vetë. Me ne bashkëpunuan shumë njerëz me ndikim. Ata na ndihmuan në përgatitjen e shtëpive. Kryetari na fali edhe një furgon për bartjen e klinikës lëvizëse, duke parë se të varfërit jetonin larg dhe s’kishin mundësi të mbërrinin në qendra të mëdha…”


 


Dhjetor 1991 – Nëna Tereze qëndroi për mjekim në një klinikë të La Jollas (Kaliforni, SHBA) pasi gjendja e saj shëndetësore ishte vështirësuar.


 


Mars 1992 – Nëna Tereze kthehet në Kalkutë dhe vazhdon punën e vet në përkujdesje ndaj më të varfërve ndër të varfër.


 


25 prill 1993 – Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë. Ishte kjo vizita e parë që një papë i bënte shtetit tonë amë. Me këtë rast tejet të gëzueshëm për mbarë popullin tonë, mori pjesë edhe Nëna Tereze. Papa ia kushtoi një mendim të veçantë Nënës Tereze: “Nuk mundem të mos përshëndes një njeri fort të përvuajtur që ndodhet mes nesh. Kjo është Nëna Tereze e Kalkutës. Të gjithë e dinë prej nga vjen dhe cili është atdheu i saj. Atdheu i saj është këtu. Edhe në kohën e izolimit të plotë të Shqipërisë, kjo rregulltare e përvuajtur ishte ajo që e përçonte emrin e atdheut tuaj në mbarë botën. Në personin e Nënës Tereze, Shqipëria është nderuar gjithmonë. Ky është misioni i saj dhe i gjithë atyre që, porsi ajo, ndjekës të vërtetë të Krishtit, apostuj të Krishtit, apostuj të dashurisë e të dhembshurisë. Ju falënderoj sot në emër të Kishës Katolike për këtë bijë të tokës suaj e të popullit tuaj”.


 


28 nëntor 1996 – Shpallet Qytetare Nderi e Kosovës nga kryetari Rugova. Në dekretin e shpalljes së dr. Rugovës, ndër të tjera thuhet: “Nëna Tereze, me punën e flijimin e pashoq, u bë simbol dhe krijuese e filozofisë së bamirësisë dhe e dashurisë njerëzore.


Shenjtëreshë e gjallë, Nëna Tereze është shëmbëlltyrë e një nëne shqiptare që u ngrit në figurë të një Nëne të gjithë njerëzimit. Nëna Tereze për së gjalli u bë mishërim i miliona njerëzve, të cilët tek Ajo gjetën dashurinë e madhe njerëzore, ndihmën e pakursyer dhe shpresën për jetë.


E lindur në qytetin e Dardanisë antike, në Shkup, rrënjët e familjes së Nënës Tereze ishin në Prizrenin e lashtë të Kosovës”.


 


1996 – Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha i akordoi Nënës Tereze Urdhërin e Artë Nderi i Kombit me këtë arsye:


 


Mars 1997 – Në marsin e vitit 1997, Nëna Tereze u shpërblye me Çmimin për shkëlqyeshmëri. Ky çmim, i cili iu dorëzua Nënës Tereze nga ana e presidentit të shoqatës Indo-Amerikane, Jasu Shah, iu dha në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të pamohueshëm në promovimin e shërbimit humanitar.


 


24 prill 1997 – Me rastin e trazirave në Shqipëri, Nëna Tereze, shqiptarja më e famshme e botës, apeloi për paqe në vendlindjen e saj. Nëna Tereze, ndër të tjera, tha:


 


“Lajmet për rrëmujën që kaploi shtetin tonë më shkaktuan dhembje. E dini sa shumë e dua Shqipërinë. Ndjej shumë dhembje për jetërat e humbura dhe për njerëzit e plagosur me dhunë. Kuptoj mllefin e atyre që humbën paratë, porse do t’i lusja të mos i shkaktojnë njëri-tjetrit edhe më shumë vuajtje.


 


20 maj 1997 – Papa Gjon Pali II priti në audiencë private Nënën Tereze. Nëna Tereze qëndroi disa ditë në Romë. Pos takimit me Atin e Shenjtë, ajo u takua edhe me kryetarin e Bashkisë së Romës, Françesko Rutelin, të cilit ia paraqiti një seri kërkesash në favor të aktivitetit të saj.


 


9 qershor 1997 – Nëna Tereze mori Medaljen e Artë të Kongresit Amerikan, medaljen më të lartë që jep organi më i lartë ligjdhënës në SHBA. Kjo medalje iu nda Nënës Tereze në praninë e shumë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan. Fjalën e hapjes e pati kongresmeni Henri Hajd, ndërsa lutjen e mbajti kapelani i Kongresit Amerikan Lori Zogolvi. Në këtë tubim miqësor kushtuar 87-vjeçares, shqiptares famëmadhe, kongresmeni Xhekson Junior, përfaqësues i shtetit Ilinoi, lexoi tekstin e aktit nëpërmjet të cilit Kongresi Amerikan i jep Nënës Tereze Medaljen e Artë. Në mes tjerash u lexua: “Kongresi Amerikan vlerëson se Nëna Tereze ka ndikuar thellë mbi jetën e personave të ndryshëm në të gjitha sferat e jetës, në çdo kënd të botës. Ajo ka themeluar Rregullin Misionar të Bamirësisë, i cili ka mbi 3000 anëtarë në 25 vende. Nëna Tereze, për mendimin e Kongresit të SHBA-ve, është një instrument i vullnetit të Zotit. Dashuria e Zotit që rrjedh nga Nëna Tereze ka ndikuar në mënyrë të pashlyeshme në historinë e njerëzimit. Nëna Tereze udhëheq nëpërmjet shembullit personal dhe u tregon njerëzve se si të jetojnë me dashuri për njerëzimin”


 


Gusht 1997 – Sipas një ankete të cilën e realizoi Instituti Infratest Berk në Gjermani, Spanjë, Francë, Britani të Madhe, Holandë dhe Suedi, Nëna Tereze u shpall personalitet i shekullit XX.


 


5 shtator 1997 – Nëna Tereze ndërroi jetë. Shpirti i saj e la trupin i cili u harxhua për vëllaun njeri dhe kaloi në përjetësinë e Zotit, kaloi në jetën e Zotit e cila është gjithmonë jetë. Me këtë rast u dhanë deklarata të shumta, u mbajtën ditë zie dhe pikëllimi. Lajmin për vdekjen e saj e dhanë pothuajse të gjitha kanalet televizive botërore. Ndër mendimet që dhanë njerëzit e politikës, eprorët e bashkësive fetare dhe të pendës, po veçojmë:


 


Papa Gjon Pali II: “Nëna Tereze, shembull i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit”;


 


William Bill Clinton (president amerikan): “Vigani i shekullit tonë”;


 


Sali Berisha: “Bija më e shquar e kombit tonë”;


 


Chirac (kryetar i Francës): “Më pak dashuri në botë pas vdekjes së Nënës Tereze”;


 


Tony Blair (kryeministër britanik): “Shpirti i saj do të rrojë si inspirim për të gjithë ne”;


 


Dr dom Shan Zefi: “Shenjtëreshë e ditëve tona”;


 


Dr dom Lush Gjergji: “Ajo ishte dashuri në vepër”;


 


Dr dom Prekë Lazri: “Njeri i shekullit që i shtyri njerëzit të besojnë në Zotin”;


 


Imzot Mark Sopi: “Do të mbetet në kujtim të përhershëm derisa të ekzistojë njerëzimi”;


 


Imzot Rrok Mirdita: “Nëna Tereze ishte princeshë e dashurisë”;


 


Akademik Mark Krasniqi: “Simbol i traditës sonë”;


 


Bekim Fehmiu (artist): “Pas Skënderbeut u largua edhe Nëna Tereze”;


 


Sabri Koçi (kryetar i Komunitetit shqiptar të besimit islam): “Vdekja e Nënës Tereze ishte vdekja më e rëndë për kombin tonë”;


 


Ismail Kadare: “Bota dhe populli ynë mbetën jetim pa të”.


 


 


13 shtator 1997 – U varros Nëna Tereze me nderimet më të larta që organizoi qeveria indiane. Në varrimin e saj morën pjesë shumë burra shtetesh, njerëz me famë dhe ndikim në botë. Mijëra zëra iu drejtuan Romës për ta shpallur sa më shpejt shenjtëreshë, edhe pse tashmë bota edhe pa këtë shpallje zyrtare e njeh si shenjtëreshë dhe e nderon si të tillë. Në shenjë nderimi dhe miradie ndaj Zotit që na dha këtë bijë dhe që familja e saj vinte nga Prizreni, kjo famulli, nën udhëheqjen e dr dom Prekë Lazrit, mbajti katër ditë lutje. Meshë, lutje, takime komemorative u mbajtën në të gjitha zyrat politike shqiptare.


 


Nëna Tereze i bëri nder të madh kombit të vet, por edhe kombi i saj i bëri nder dhe e përcolli vdekjen e saj me krenari. 


 


Të dhënat biografike për jetën e Gonxhe Bojaxhiut u morën nga portali Dardania de, me disa shkurtime për shkaqe teknike. Teksti i plotë mund të shfletohet kudo në internet.


 


Përpjekja për rehabilitimin e Ahmet Zogut është akt antikombëtar


Miku i Pashiqit dhe miku më i fortë i Serbisë nga radhët e kombit shqiptar,  Ahmet Zogolli nuk e ka vrarë vetëm Hasan Prishtinën por edhe Avni Rrustemin, Elez Isufin, Zija Dibrën, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Isuf Dibrën, Mark Kapidanin, personalitete këto ndër më meritoret e kombit,  ndërsa ka internuar dhe ka dënuar me vdekje në mungesë edhe qindra atdhetarë të tjerë. Ishte, Ahmet  Zogu ai i cili me ndihmën e Mbretërisë fashiste të Beogradit gjakosi Tiranën në dhjetor të vitit 1924, ishte Zogu ai i cili pranoi dhe bashkëpunoi me fashistët italianë e gjermanë, ishte Zogu, ai i cili nuk qëndroi për ta mbrojtur Shqipërinë më 6 prill të vitit 1939, por iku si qyqe e ligë dhe e mjerë me krejt familjen dhe shpurën e tij,  duke marrë prapa edhe tërë arkën e shtetit. Ishte Zogu ai i cili deri në ditën e vdekjes bashkëpunoi me të gjitha forcat antishqiptare të botës. Këto të vërteta nuk mund t’ i mohojë asnjë mendje esëll e asnjë shqiptari të vërtetë. Të mirat, që Zogu ia solli Shqipërisë, ishin më pak se të mirat që i zhvati për veten dhe familjen e tij gjatë tërë kohës sa ishte në krye të Shqipërisë.


 


Përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe të disa historianëve qeveritarë dhe ish-klasës kolaboracioniste me nazi-fashistët, për rehabilitimin e kryexhandarit dhe satrapit të Shqipërisë, Ahmet Zogu, janë përpjekje antihistorike dhe antikombëtare, të cilat kanë për qëllim ta thellojnë urrejtjen e ndasisë në mesin e shqiptarëve, me qëllim për të sunduar sa më gjatë dhe sa më sigurt në Shqipërinë e katandisur  si mos më keq në të gjitha segmentet, politike, sociale, tregtare, etj.


 


Është e vërtetë se familjet e armiqësuara mund ta falin njëri tjetrin, por gjakun e atdhetarëve,  që tërë jetën punuan dhe shkrinë  pasurinë për kombin, dhe u vranë si kundërshtarë politikë nga Qeveria e Zogut, e cila kishte marrë pushtetin në Tiranë në dhjetor të vitit 1924 me ndihmën e ushtarëve  dhe oficerëve të Nikolla Pashiqit të Serbisë, e cila kishte pushtuar dy të tretat e territorit të Shqipërisë,  nuk ka të drejtë ta falë askush, madje as familjet e viktimizuara nga Ahmet Zogu.


 


Akti i shtrëngimit të duarve nga një nip i Hasan Prishtinës, me nipin e Ahmet Zogut, nuk mund të trajtohet si pajtim për të kaluarën historike, ai është vetëm një gjest i bujarisë familjare, që nuk pretendon të jetë dhe as mund të jetë më shumë, sepse nuk mund të akuzohet nipi i Ahmet Zogut për krimet e gjyshit të tij.


Mirëpo, përpjekjet për rehabilitimin e Zogut, janë krejtësisht politike dhe thellësisht antikombëtare, sepse, nëse rehabilitohet një figurë e tillë, atëherë nuk mbetet asnjë personalitet i historisë i parehabilituar. Në një rast të tillë patriotë do të shpalleshin edhe Esad Toptani, Xhafer Deva, Ceno beg Kryeziu, Ali Shukriu, Rrahman Morina dhe tërë soj-sorollopi i agjentëve e spiunëve të Serbisë, Gjermanisë, Greqisë, Italisë etj. Me veprime të tilla të pamatura të politikës aktuale përçarëse të Sali Berishës, thellohet edhe më tej ndasia e përçarja në mesin e shqiptarëve, meqë nuk futen dot me thes vlera dhe antivlera, e mira dhe e keqja, atdhedashuria dhe tradhtia.


 


Me përpjekjet për  rehabilitimin e Ahmet Zogut në radhë të parë fyhet kombi, pastaj familjet atdhetare të Luigj Gurakuqit, të Hasan Prishtinës, Avni Rrustemit,  Zija Dibrës, Elez Isufit, Bajram Currit  dhe të gjitha familjet atdhetare shqiptare. Fyhet rëndë tërë trashëgimia atdhetare e shqiptarëve, gjaku i mijëra dëshmorëve të kombit të Luftës Antifashiste nacionalçlirimtare dhe tri luftërave tona çlirimtare në Kosovë, në Kosovën Lindore dhe në Iliridë. Sepse, Ahmet Zogu nuk ka luftuar për çlirimin e Shqipërisë, por për ta sunduar atë dhe për të përfituar mbi kurriz të saj. Ai ka bashkëpunuar në këtë drejtim me krejt armiqtë e Shqipërisë, me Mbretërinë Serbe Kroate e Sllovene, e cila kishte larë me gjak të gjitha trojet shqiptare dhe kishte okupuar dy të tretat e territorit të Shqipërisë etnike, ka bashkëpunuar me Greqinë fashiste të kohës, e cila kishte masakruar Çamërinë, me Italinë Fashite të Benito Musolinit, me Gjermaninë fashiste të Hitlerit, pastaj me Josip Broz Titon dhe me të gjitha forcat antishqiptare.


 


Nuk kemi të bëjmë këtu me një histori  të mësuar gabimisht nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, por me një histori reale, e cila mbështetet në mijëra dokumente të shkruara, në sa e sa fakte e të dhëna në gjuhën shqipe, turke, serbe, greke, gjermane, italiane etj. Kureshtarët, si dhe ata që nuk pajtohen me këtë realitet të faktuar, le të hapin faqet e internetit, në të gjitha gjuhët e përmendura dhe le të bindën, nëse ende kanë dyshime dhe nëse i besojnë dërdëllitjeve mujshare të Sali Berishës dhe atyre që i shkojnë prapa.


 


Berisha mund ta admirojë Zogun, rrugën e të cilit e ka ndjekur në disa segmente, mund ta shpall idhull  mbase edhe zot të vetin, por nuk mund t’ i bind shqiptarët se katrani është i bardhë, nuk mund t’ i bind shqiptarët se bashkëpunimi me fashizmin ka qenë patriotizëm, nuk mund t’i bind shqiptarët patriotë se ka vepruar mirë kur e ka thyer bllokadën ndërkombëtare  të naftës  për të ndihmuar makinerinë  gjakatare të Jugosllavisë fashiste të Milosheviqit në kohën e luftërave në Kroaci dhe në Bosnje e Hercegovinë, gjatë viteve 1992-q995, në kohën kur ajo makineri fashist masakronte qindra mijëra myslimanë e kroatë dhe i shtypte barbarisht shqiptarët e Kosovës.


 


Nuk mund të rehabilitohet Ahmet Zogu, sepse nuk mund të vlerësohen njëjtë viktima me xhelatin. Nuk ka  asnjë vend në botë që  respekton njëjtë xhelatin dhe viktimat e tij. Po kjo nuk do të thotë se duhet përbuzur trashëgimtarët nga gjaku i përzier i Ahmet Zogut, sepse ata nuk mund të fajësohen për veprat e të parit të tyre. U mbetet atyre vetë të gjykojnë se ndiejnë apo nuk ndiejnë nevojë për t’iu kërkuar falje familjeve atdhetare të kombit shqiptar, të cilët i ka masakruar paraardhësi i  tyre. Berisha nuk e ka këtë të drejtë, të paktën jo si kryeministër i shqiptarëve, sikur vetë prezantohet para opinionit.


 


Ahmet Qeriqi, tetor 2012

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …