AAK

AAK bënë të ditur se i ka anuluar të gjitha Kuvendet zgjedhore të parapara për ditën e sotme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se janë anuluar të gjitha Kuvendet zgjedhore të parapara për ditën e sotme. Kjo, për shkak të vdekjes së Hilmi Haradinajt, babait të kreut të AAK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se të gjitha Kuvendet zgjedhore të parapara për ditën e sotme, anulohen. Departamenti për Mardhënie me Publikun i AAK-së, me rastin e vdekjes së Bacës Hilmi Haradinaj, i shpreh ngushllimet më të sinqerta Kryeministrit Ramush Haradinaj, Familjes Haradinaj dhe popullit të Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, shkruhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …