AAK: Kërcënimet e kryetarit Muhaxheri janë vazhdim i metodave të shantazhit e konspiracionit

AAK-ja ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Asamblenë komunale të Pejës, me ç’rast për shkak të mosmarrëveshjeve në mes të partnerëve LDK-PDK, nuk u miratua rishikimi i buxhetit komunaNë një deklaratë për media dega e AAK-së në këtë qytet deklaron se kryetari  Muhaxheri me sjellje naive  duke u “hidhëruar” në aleatët dyvjeçar po rrezikon qëndrueshmërinë e institucioneve komunale. “Sjellja e sotme e kryetarit të komunës në cilësinë e një despoti me stilin ‘Sot po vendosi të pranoj në koalicion këtë parti e nesër po e largoj një parti, vetëm pse nuk e përkrah atë në një çështje’, është tregues i papjekurisë, papërgjeshmërisë dhe fatkeqësisë së lidershipit të komunës së Pejës. Skenat e krijuara në mbledhjen e Asamblesë, nga ana e Muhaxherit, janë shtypje dhe shkelje me dy këmbë mbi rregullat e demokracisë. Kërcënimet e tij janë vetëm vazhdim i metodave të tij të njohura prej shantazhi e konspiracioni, të cilat e kanë përcjellë gjatë tërë jetës, e që i ka aplikuar ndaj miqve dhe konkurrentëve politik. Këta të fundit (konkurrentët politik), nga paranoja kryetari gjithmonë i ka parë si armiq”.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Raporti i KE-së konfirmon regres të theksuar në integrimet evropiane

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut …