Lumir Abdixhiku

Abdixhiku: LDK-ja duhet të ec përpara, nuk ka kohë për të humbur

Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të ec përpara. “Sot do të hapin një faqe të re për ta kthyer LDK-në aty ku e ka vendin. Më lejoni që të falënderoj kryetarin e  deri tanishëm kryetarin Isa Mustafa, që për 11 vitet e fundit udhëhoqi në shtëpinë tonë të përbashkët. Falënderoj dhe dy kundër kandidatët e mi, Hazirin dhe Mustafën. Të dy me kulturën e tyre politike vendosën një standard të ri të garës, jo vetëm për LDK-në por përgjithësi spektrin politikë. LDK nuk arriti të mbaj dhe as të rris mjaftueshëm votuesit e saj, arsyen e vërtetë dhe të vetme e gjejmë tek vetja dhe nga vetja do të nisim rikthimin tonë të madh. Nderojmë të gjithë 110 mijë votuesit tanë. LDK nderon edhe udhëheqësin paraprake. Pavarësisht gjithë përpjekjeve është bërë e dukshme se ka pakënaqësi si brenda po ashtu edhe jashtë LDK-së, theksoi mes tjerash kryetari i sapozgjedhur i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës nëse kërkohet një vendim i tillë

Deputetja boshnjake, Duda Balje ka deklaruar se do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të …