Haradinaj

Haradinaj: Hapja e ambasadës në Jerusalem shënon kapitull të ri në mes Kosovës dhe Izraelit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar lart hapjen e ambasadës së vendit tonë në Jerusalem. Ai ka mirëpritur lajmin nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për hapjen e Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jeruzalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington në shtator të vitit që shkoi. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, nis një kapitull të ri të raporteve mes dy shteteve e popujve. Urime!

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …