Abrashi: Qasja e Albin Kurtit është që të kontrollojë gjithçka por sistemi politik në Kosovë është ndryshe

Abrashi: Qasja e Albin Kurtit është që të kontrollojë gjithçka por sistemi politik në Kosovë është ndryshe

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Arbashi, ka thënë se qasja e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka bërë që të rrëzohet Qeveria në fillim të muajit mars. “Qasja e Kurtit është të kontrollojë gjithçka. Sistemi politik në Kosovë është ndryshe. Ndoshta ai është mësuar kështu në partinë e vet. E ka shkelë dy herë Kushtetutën. Nuk i ka njohur aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur ai. “Po flasim për një njeri që nuk e njeh rendin juridik. Po shohim kërcënimet ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që militantët ta bëjnë punën tjetër. Nuk e di prej kujt është kërcënuar, por që është e orkestruar, është e orkestruar”ka theksuar Abrashi. Sipas tij, LDK ia ka dhënë mundësinë Kurtit për t’u dëshmuar në qeverisje por që ai e ka shpërdoruar atë. “Shansin e ka pasë personalisht, shans të madh të bëjë punë të mëdha”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …