Adem Breznica

Adem Breznica: Ataturku dhe rasti i humbur i shqiptarëve

Ajo që e bën të famshëm, Ataturkun, në mesin e popullit të vet, por dhe në gjithë botën, veç tjerash, është edhe reforma radikale në ndryshimin e alfabetit zyrtar.

I lindur dhe rritur si Mustafa Kemali, ai u edukua ne frymën otomane, duke mos mbetur gjë mbrapa në arritjet e tij kulturore, profesionale, politike dhe patriotike.

Gjenerali Mustafa u dëshmua si njëri prej strategëve më të mëdhenj të periudhës së Luftës së Parë Botërore, dhe pas saj, duke e shpëtuar nga shembja e sigurt pjesën e mbetur të atdheut të tij, edhe përkundër faktit se Shteti osman ishte në krahun e humbësve të Luftës së Madhe.

Si shpëtues i asaj që sulltanët e fundit nuk ditën ta mbronin, Mustafa Qemali, tashmë i mbiquajtur “Ati i Turqisë” (Ataturk), do të merrte një iniciativë për të stopuar rënien, rehabilituar e stabilizuar gjendjen dhe për të zënë hapin e humbur prej shumë kohësh. Pa diskutim njëri ndër ata hapa që iu imponua ta bënte me të patjetër ishte edhe reformimi i alfabetit. Pra, zëvendësimi i alfabetit osman (arab) me atë latin…

Pa dashur të ndalemi në këtë pikë, dobie apo mos dobie, mund t’i themi dy fjalë në mënyrë që të jenë të kuptueshme dhe të pranueshme për secilin që ka një bazë solide të njohjes së ngjarjeve dhe proceseve historike:

E para – Në kohën kur Ataturku e ktheu alfabetin turk nga arabo-osman në atë latin, shumica e të arriturave shkencore, të domosdoshme për të domosdoshme për të qenë pjesë e plan-programeve shkollor dhe universitare, ishin të botuara në gjuhët e shkruara me alfabet latin;

E dyta – Në kohën kur Ataturku bëri zëvendësimin e alfabetit arab me atë latin, në shtetin e ri turk gjithandej kishte shkolla, ndërkaq popullata ishte e arsimuar dhe e vetëdijshme kombëtarisht; ajo që duhej bërë në vazhdim ishte vetëm vazhdimi i mësimeve për nxënësit, dhe avancimi kulturor për masat e gjera, me një alfabet të ri që mund të adoptohej brenda ditësh. Kjo nuk paraqiti asnjëfarë problemi sepse shkollat ishin gjithandej të gatshme dhe funksionale, ndërkaq personeli arsimor ishte po i njëjti, e që zakonisht njihte dhe alfabetin latin; tutje nevojitej botimi fillimisht paralel i teksteve me të dyja alfabetet dhe pastaj kalimi tërësor në alfabetin zyrtar;

Reforma mori masa radikale të zbatueshmërisë së saj, shpeshherë duke i kaluar limitet e saja.

Dhe sa herë që i kujtojmë hapat gjigantë të këtij burrështetasi të mençur, për ta zhvendosur vatanin e tij nga rruga me kalldrëm në atë me binarë, na shkon ndër mend refuzimi refuzimi fatal i rilindësve tanë përballë ofertës otomane për alfabetin e shqipes.

Heqja dorë nga insistimi për alfabetin skolastik dhe pranimi i alfabetit bejtexhi do të rezultonte me hapjen e mësonjëtoreve shqipe gjithandej trojeve tona, madje dhe me mbështetjen e mbrojtjen qeveritare.

Kjo do të thoshte ngritje arsimore dhe kulturore për popullsinë e gjerë, dhe mbi të gjitha krijimi i shprehisë për vajtje të rregullt në një institucion edukues më të gjerë e më të organizuar se sa oda dhe shtëpia tradicionale.

Pa dyshim se rezultatet e këtyre shkollave do të ishin vjelë edhe në fushën e ngritjes dhe fuqizimit të mëtejmë të vetëdijes kombëtare ndër masat e gjera të etnikumit tonë shqiptar…

Po të ndiqej kjo rrugë transitore e alfabetit dhe shkollës shqipe, ngjarjet pasuese nuk do të merrnin kahen dekadente që më pas na e dhuroi lënia e fatit tonë në dorën e historisë…

Dhe në fund fare, pa asnjëfarë paragjykimi, në një moment të përshtatshëm, ashtu siç bëri Mustafa Kamali me atdheun e vet, do gjenim dhe ne një të tillë për të bërë reformat e domosdoshme emancipuese dhe të përshtatshme për kohën, duke përfshirë dhe alfabetin…

Reformat e tilla, që tash veç mund t’i i imagjinojmë si rast utopik, pa mëdyshje do ta gjenin Shqipërinë e pa tkurrur kaq tragjikisht siç është sot, me territorin e saj afërsisht natyral etnik, konkurrente në mesin e fqinjëve të saj, mbase më të fuqishmen e rajonit.

Sigurisht, në këtë mënyrë, nuk do të paraqitej nevoja për të mbetur kaq pa dinjitetshëm në mëshirën e kujtdo aleati, qoftë ai strategjik apo i natyrshëm, e që për fatin e keq të të dyja palëve, edhe aleatët tanë u gjenden përballë furtunës së egër të kohës, e cila i tkurri gati gjer në zhdukje, ashtu sikundër dhe ne…

( Autori i këtij shkrimi është profesor i historisë)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …