Adil Fetahu

Adil FETAHU: SHKËMBIMI (‘’TRAMPI’’) I POPULLSIVE MIDIS TURQISË E GREQISË (1923 – 1926)

Paradigma e shkatërrimit të korpusit musliman në Ballkan

Kriza lindore e shkaktuar me luftën ruso-turke dhe të shteteve të Ballkanit kundër Perandorisë Osmane (1876-1878); Kongresi i Berlinit (1878) që njohu pavarësinë e shteteve të reja të krijuara në territoret e Rumelisë (Evropës Osmane); pastaj  Lufta Ballkanike (1912-1913) dhe në vazhdim Lufta e Parë Botërore (1914-1918); rënia e tri perandorive (Osmane, Sovjetike dhe Habzburge), përveç vrasjeve e plagosjeve në masë të forcave ushtarake edhe më shumë të popullsisë civile,- kanë shkaktuar zhdukjen, dyndjet dhe dëbimet e popullsive prej një vendi në tjetrin. Në tërë proces të luftërave dhe dëbimeve, më së keqi dhe më së shumti,  e ka pësuar popullsia muslimane e Ballkanit, e çfarëdo etnie qoftë: shqiptare, turke, boshnjake, pomake etj. Sepse, shtetet e reja kombëtare të krishtera:  sllave, greke e rumune e shfrytëzuan rastin për pastrimin etnik nga elementet e hueja etnike.

Për golgotën e popullsisë muslimane në Luftën Ballkanike dëshmojnë raportet e Leon Trockit, Leo Freundlichtit,  të Komisionit Carnegie, të Dimitrije Tucoviqit dhe të gazetarëve, reporterëve, misionarëve dhe diplomatëve të kohës.

Sipas statistikave turke të viteve 1905 dhe 1911, para Luftës Ballkanike në pjesën europiane të Perandorisë Osmane popullsia muslimane, e të gjitha etnive, përbënte 51-55% të popullsisë së gjithmbarshme të kësaj treve. Në fazën e fundit të Krizës Lindore (1912-1926), popullsia muslimane e Rumelisë humbi 27% të korpusit të saj, të vrarë në luftëra dhe të masakruar nga bandat kriminale të shteteve ballkanike.

Publikimet që merren me analizën e procesit të zhdukjes së popullsisë muslimane të Ballkanit, mbështeten në statistikat zyrtare të regjistrimeve të shtetit Osman, ndërsa statistikat greke, bullgare e serbe i falsifikojnë ato dhe i paraqesin si statistika të tyre, pa bërë kurrëfar regjistrimi të popullsive.

Sipas statistikave turke, në vitin 1911, në pjesën europiane të Perandorisë ishte kjo strukturë e popullsive (sipas besimeve fetare):

Muslimanë          51%

Grekë                   25%

Bullgarë               19%

Të tjerë                  5%

Serbët nuk i përmend, por ata janë të përfshirë në rubrikën e grekeve dhe bullgarëve.

Statistika turke jep edhe numrat absolute të përkatësisë së popullsive, gjithnjë sipas besimeve fetare, për të gjitha krahinat e Rumelisë: Këtu po japim vetëm numrin e përgjithshëm dhe numrin e Muslimanëve për secilën krahinë:

1)Krahina e Edirnës (pa Stambollin)       1.426.632

  • Muslimanë     706

2) Selaniku                                                1.347.955

          – Muslimanë                                        604.780

3) Janina                                                        560.835

          – Muslimanë                                        244.638

4) Manastiri                                               1.064.789

          -Muslimanë                                         455.720

5) Shkodra                                                      349.455

          – Muslimanë                                                 218.089

          – Katolikë                                                       120.611

          – Grekë (ortodoksë)                                         10.755

6) Kosova                                                            1.602.949

          – Muslimanë                                                 959.175

Gjithsejt (së bashku të gjitha besimeve)         6.352.575

  • Muslimanë 242.101
  • Katolië     281
  • Grekë 557.536
  • Bullgarë 220.211
  • Armenë       746
  • Jevrejë       162
  • Të tjerë       531

 

Shkëmbimi i popullsive midis Greqisë e Turqisë

Pas Luftës së Parë Botërore, në gusht të vitit 1920, u nënshkrua Marrëveshja e paqes, e njohur si Marrëveshja e Sevros, që u nënshkrua midis qeverisë së Perandorisë Osmane nga njëra anë, dhe fuqive të Antantës nga ana tjetër. Me atë Marrëveshje u copëtuan territoret osmane midis fuqive të mëdha dhe shteteve të ballkanit. Ndër të tjera, Marrrëveshja e Sevros kishte paraparë që territoret e pushtuara nga Greqia t’i mbetën asaj. Ndër to ishte Anadolli dhe Izmiri, qytet me rrethinë që kishte një popullsi të përzier, që të dy palët (edhe pala turke edhe ajo greke) pretendonin se kishin mbi 51% të popullsive të tyre. Prandaj me Marrëveshje ishte paraparë që Izmiri të mbetet nën okupimin e Greqisë edhe 5 vjet, e pastaj mund të organizohej referendum për t’u deklaruar populli nëse do t’i bashkohet Greqisë apo Turqisë.

Marrëveshjen e Sevros nuk e kishte ratifikuar Asambleja nacionale e udhëhequr nga Mustafa Kemal-pasha (më vonë i quajtur: Ataturk).

Por, ‘’Megali idea’’ greke, që Greqia e udhëhequr nga kryeministri Evangelos Venizellos, të shtrihej në dy kontinente dhe pesë dete: Jon, Mesdhe, Egje, Marmara dhe Detin e Zi, i kishte rritur apetitet për pushtime të reja, bile pretendonte të merrte edhe Stambollin, Konstantinopojën e dikurshëm të Bizantit. Natyrisht, me ndihmën e fuqive të mëdha të Europës. Por, interesat e fuqive të mëdha nuk i shkonin përshtati pretendimeve greke, prandaj Greqia veçse iu hyri aventurave për taksiratin e vet në marshimet drejt Ankarasë, por  në gusht-shtator 1921, thyhen keq te lumi Sakarji, rreth 100 km. larg Ankarasë. Lufta vendimtare midis Turqisë e Greqisë u zhvillua nga 30 gushti deri 9 shtator 1922, kur forcat turke e pushtuan Izmirin dhe e shkërmoçën ushtrinë greke e cila,  në një kaos të paparë, u detyrua të tërhiqet nga Azia e Vogël.  Me anije e barka, bashkë me ushtrinë greke, ikën edhe mijëra grekë të Izmirit dhe rretheve tjera. Më 13 shtator 1922, Izmirin e kaploi zjarri, ku u dogjën kuartet greke e jermene. Kështu, megali-idea greke u bë hi e pluhur në Izmir, dhe Greqia pas më se 2500 vjetëve u detyruar të tërhiqet përgjithmonë nga Azia e Vogël. Për këtë shkak, viti 1922 konsiderohet viti më i keq në historinë e Greqisë.

Marrëveshja e Llozanës dhe shkëmbimi i popullsive

Pas triumfit të forcave turke, të udhëhequra nga Mustafa Kemal-pasha, qeveria britanike inicoi bisedime të reja për arritjen e paqes. Konferenca e paqes u mbajt në Llozanë (Zvicër), prej nëntorit 1922, deri në korrik 1923, kur u arrit marrëveshja, sipas së cilës u anuluan të gjitha fitoret territoriale greke që kishte arritur me Marëveshjen e Sevros.

Në kuadër të Marrëveshjes së paqes të Llozanës, më 30 janar 1923,  ishte nënshkruar Konventa për këmbimin dhe shpërnguljen e detyrueshme të  popullsive midis Greqisë e Turqisë, ashtu që të gjithë Muslimanët e Greqisë të shpërnguleshin për në Turqi, ndërsa ortodoksët grekë të Azisë së Vogël të shpërngulen në Greqi. Shpërnguljet dhe këmbimi i popullsive sipas Marrëveshjes së Llozanës ka vazhduar deri në vitin 1926. Pretendohet se me këtë shkëmbim, më se 1 milion ortodoks grekë u shpërngulën nga Azia e Vogël në Greqi, dhe 380.000 Muslimanë u shpërngulën nga Greqia në Azi të Vogël. Statistika turke jep numrin e saktë:  398.849  Muslimanëve të shpërngulur prej Greqie në Azi të Vogël.

Me qenë se Konventa për shkëmbimin e popullsive bazohej vetëm në përkatësinë fetare, pushteti grek e shfrytëzoi atë formulim për t’i shpërngulë me dhunë të gjithë Muslimanët, pavarësisht nga etnia e tyre, që përveç Turqëve,  më të shumtit ishin Shqiptarë të Çamërisë, Epirit dhe Maqedonisë së Egjeut, por kishte Muslimanë edhe të etnive tjera. Nga Kosturi e Follorina dhe 14 fshatra të tyre, u shpërngulën rreth 35000 shqiptarë, dhe shumë të tjerë nga Epiri e Çamëria. Falë angazhimit të Mit’hat Frashërit që ishte ambasador i Shqipërisë në Ahtinë, në vitin 1926, u ndërpre shpërngulja e Shqiptarëve, në saje edhe të mirëkuptimit të kryetari të Greqisë, arvanitasit Evangellos Pangallos.

Dëbimin e Shqiptarëve nga Greqia, në bazë të Konventës së Llozanës, shkrimtari Arben Kondi e ka trajtuar hollësisht në romanin e tij historik ‘’Dëbimi’.

Por, ndërprerja e dëbimit të Shqiptarëve Muslimanë nga Çamëria, u vazhdua gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore (1944), deri sa nuk mbeti anjë Shqiptar Musliman në Çamëri, veçse tash nuk u shpërngulën për në Turqi, por në shtetin amë, në Shqipëri.

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …