Adil Fetahu

Adil Fetahu: VUÇIQI E GËNJEN DHE FRIKËSON POPULLIN SERB, NXITË KRYENGRITJE DHE LUFTË

Në një  konferencë për meida, që mbajti më 29 qershor, kryetari i Serbisë, nxënësi i Sheshelit e ministri i Millosheviqit, në stilin e dy të përmendurve, të cilin e ka përvetësuar mirë, lansoi gënjeshtra, lavdërime,  frikësime e kërcënime, me qëllim të homogjenizimit të serbëve rreth idesë së tij luftënxitëse. Ai vet, konferencën e tij e quajti historike dhe më të ashprën në historinë e tij!

Shkas  për atë konferencë (monolog), përplot gënjeshtra, lavdërime e kërcënime, ishte vendimi i Qeverisë së Kosovës, për mospranimin e lejeve të njoftimit të Serbisë për qytetarët serbë të Kosovës, dhe ndërrimi i targave të regjistrimit të automjeteve me regjistrimet e vjetra serbe, të kohës së okupimit të Kosovës: PR; KM; PZ; GL; UR; PE; Dj.

Këto vendime plotësisht të drejta të Qeverisë së Kosovës, Vuçiqi i cilësoi  si “shkelje e të drejtave dhe presion mbi qytetarët serbë të Kosovës, si plan, presion, sulm dhe “Stuhi,” për t’i   i detyruar ata të shpërngulën nga Kosova. Me vite po durojmë gënjeshtrat e përfaqësuesve të Kuintit dhe përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës, dhe ata hiqen sikur janë shumë të mençur. Serbët i kanë përmbushur të gjitha marrëveshjet e Brukselit, kurse ata asnjë, dhe Brukseli heshtë. Dhuna juridike mbi serbët po vazhdon. Atyre nuk iu intereson e drejta ndërkombëtare. Por,populli ynë këtë nuk do ta durojë më, nuk do të durojë hyrjen e njësive shqiptare me tyta të gjata dhe automjete të blinduara.

Populli në Serbi duhet ta dijë se pushteti i përkohëshëm (sic) i Kosovës, ka përkrahjen e Kuintit, me ç’rast Amerikanët janë më sëpaku mendjemëdhenj, në krahasim me të tjerët. Do të jetë  interesante vera dhe vjeshta. Nuk ekzistojnë më parime në marrëdhëniet ndërkombëtare, por vetëm pjesa e poshtme e shpinës së tyre (lexo: prapanica, v.j.), e vendeve të Kuintit, të cilat janë të brengosura për naftën dhe ekonomitë e tyre. Unë iu lutem të zbresin nga fodulleku i tyre dhe të respektojnë të drejtën e atyre, të cilët veçse i kanë vrarë. Shpresoj se nuk do t’iu shkojë mendja që atë ta përsërisin. E t’ua them të drejtën, ne nuk kemi më ku të shkojmë. Dhjetë vjet po përpiqemi të arrijmë kompromis, ndërsa ata vetëm shikojnë të na poshtrojnë dhe të na e ndjekin popullin tonë. Përgjigja jonë do të jetë esull, por e vendosur dhe e vërtetë. Kurrëfarë aksionesh ushtarake nuk do të ndërmarrim, por iu lutëm të mos tentojnë t’ua marrin pasurinë dhe ta përzënë popullin tonë. Deri më 30 shtator kanë kohë të mjaftueshme të mendohen. Mendoj se kjo është konfernca ime më e ashpër që e kam mbajtur, dhe ua kam thënë të gjitha në sy dhe për këtë kam hyrë në histori. E kanë plot gojën  Ukrajinë. Pajtohen dhe bëjnë me kokë kur ndryshohet Karta e Kombevetë Bashkuara për Ukrainën, ndërsa kur ajo përmendet në lidhje me Serbinë, atëherë janë disi të mendueshëm. Secili më Ajnshtajn se Ajnshtajni dhe më Hegel se Hegeli. Serbia do të reagojë në rrugë diplomatike,respektivisht me lutje, sepse nuk do të lejojë të përsëritet “Stuhia”.  Kjo  konferencë është lutja ime për t’ua tërhequr vërejtjen, ngase nuk di çfarë të them tjetër, përveçse ndaluni o njerëz”,  e ka përfunduar “monologun” e tij Vuçiqi, duke kërcyer prej teme në tjetren, ,prej subjekteve kosovae te ato ndërkombëtare.

Në përkrahje të fjalimit të Vuçiqit, kanë reaguar edhe kryeministrja Ana Bërnabiq dhe ministri i brendshëm Aleksandar Vullin,etj.

Kryetarja e Qeverisë së Serbiisp, Ana Bërbnabia  tha se”Ishte e befasuarme kur dëgjoi konferencën e kryetarit Vuçq për media, se ishte më i ashpër dhe më i sinçertë se kurrë më parë. Krejtë atë që ka thënë – ekziston, gjithçka është e vërtetë absolute. Nuk ka një njeri seriozi cili mund t’ia kontestojë asnjë fjalë as tezë të fjalimit të tij. Shumica e shteteve të Perëndimit, kur flasin për luftën nëUkrajinë, i referohen Rezolutës 1244, kurse në rastin e Serbisë ajo nuk respektohet. Nuk mund të flitni për parimin themelor të të drejtës ndërkombëtare  dhe të rendit juridik, e kjo është moscenimi i integritetit territorial të shteteve, e të mos e thoni se në rastin e Serbisë keni bërë gabim, se kështu nuk e respektoni atë parim. Serbia ështëi vetmi shtet që nuk sillet ….licemerno dhe që e respektontëdrejtën ndërkombëtare dhe parimet e saj, që nënkupton se integriteti territorial i shteteve është i pacënueshëm.Në marrëveshjen e Brukselit nuk ka asnjë dispozitë për targat, kuse Prishtina nuk i zbaton obligimet nga ajo marrëveshje, kuse na i kemi përmbushur të gjitha obligimet tona”, ka përfunduar Bërnabiçka, tamam në stilin e Vuçiqit për digresion prej një teme në tjetrën.  

Vullini ka thënë: “Nuk po kërcënojmë askënd, nuk do të ketë luftë, nuk do ta përdrim ushtrinë, po ju lutëm shumë, mos tentoni të na i përzeni fëmijët nga Veriu i Kosovë-Metohisë, mos tentoni ta bëni të qajë asnjë fëmi serb, mos tentoni ta përsëritni stuhinë – nuk do të përfundojë mirë! Unë nganjëherë kam ndjenjen se Bashkimi Europian dhe Prishtina janë çmendur. Or budallenjë. A jeni ju normalë, të hyni në shtëpitë e Serbëve e t’ua merrni autombilat, targat dhe të shtireni se ky është sundimi i ligjit”, ka kërcënuar megafoni i Vuçiqit (Vullini).

* * *

Retorika dramatike e Vuçiqit dhe lakejve të tij, duke përmendur “Stuhinë”,  egzodin, luftën, është një reçetë e njohur dhe e provuar pas vitit 1992. Retorika e tillë ka për qëllim homogjenizimin e serbëve të Serbisë me ata të Kosovës. Ekziston një vendim i pashpallur i organeve të Serbisë, që punonjësve të institucioneve serbe në Veri të Kosovës, nuk iu është lejuar të shkojnë në pushim veror. Është ky një veprim i frikësimit dhe homogjenizimit të tyre.

Duke banalizuar çështjen e targave, nga çështje teknike ta ngritë në çështje politike, të të drejtave të njeriut dhe të sigurisë etnike, këtë mund ta bëjë vetëm një nxënës dhe trashëgimtar politik i Millosheviqit, i mësuar për të qeverisur duke krijuar frikë e panikë në popull, për të ashpërsuar edhe më tepër marrëdhëniet ndëretnike e për të krijuar atmosferë për konfllikte.

“Harrojnë” Vuçiqi, Bërnabiçka, Vullini e të tjerët, se shqiptarët nuk mund të hyjjnë në territorin e Serbisë me targat e RKS, gjë që detyroi Qeverinë e Kosovës të zbatojë reciprocitet edhe për qytetarët e Serbisë të cilët hyjnë në Kosovë. Ata “harrojnë” se Kosova është  shtet i pavaur, ka ligjet dhe rregullat e veta, të cilave duhet t’iu përmbahen të gjithë qytetarët e Kosovës. Targat  e automjeteve nuk regjistrohen e jepen në bazë të përkatësisë nacionale, por në bazë të rregullave të komunikacionit. Portparolli i Bashkimit Europian, Peter Stano, u tha haptas se Prishtina  ka pasur të drejtë të vendosë për targat. Kurse Vuçiqi, Bërnabiçka, Vullini përzihen në punët e brendshme të organeve shtetërore të Kosovës, sepse për ata Kosova nuk është shtet, është shtet i rrejshëm, e ashtuqjautur Kosovë! Ata akoma jetojnë në iluzione se Kosova është Serbi! 

Kur flet kundër Kuintit dhe shteteve të Perëndimit, Vuçiqi sikur ka marrë instruksione nga Harçenko e Llavrovi për ta sulmuar Perëndimin. 

Po të funksiononte shteti ligjor në Serbi, me retorikën e përdorur në konferencën e tij, me të cilën përhapë informata të rrejshme, gënjeshtra, frikë e panikë në popull, përdorë fjalë që janë nxitje për luftë, ai do të përgjigjej për vepër penale sipas Kodit Penal të Serbisë (neni 343), por në Serbi  Vuçiqi është mbi ligjin dhe mbi popullin me të cilët manipulon si të dojë!                       

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …