Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar për realizimin e të hyrave dhe sfidat me të cilat përballet ATK-ja

Administrata Tatimore e Kosovës mbajti konferencë për media gjatë së cilës paraqiti të hyrat për gjashtë mujorin e parë të këtij viti si dhe vështirësitë me të cilat përballet ATK-ja. Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj tha se në periudhën janar-qershor të këtij viti, është arkëtuar shuma prej 239 milion e 500 mijë euro e cila është 8.9 për qind, më e lartë se shuma e arkëtuar gjatë së njëjtës periudhë kohore të vitit 2018. Ky rezultat është mjaft inkurajues edhe për pjesën e mbetur të vitit dhe element qenësor për sukses në mbledhjen e borxheve mbetet konfiskimi i pasurisë, theksoi drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj. Puna dhe rezultatet e ATK-së është vlerësuar lart nga ministri i Financave, Bedri Hamza i cili tha se pa punën e Administratës Tatimore të Kosovës nuk mund të arkëtohen mjete të cilat mundësojnë realizimin e projekteve.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …