Brickos

Adonis Tahiri: Nuk po më befason gërvallja e Donikës, por heshtja e disa shokëve të mi në Vetëvendosje

Adonis Tahiri: Nuk po më befason gërvallja e Donikës, por heshtja e disa shokëve të mi në Vetëvendosje

Kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka komentuar deklaratat e Donika Gërvallës, e cila ka thënë se është e gatshme të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale për zbardhjen e krimeve, të cilat ajo beson se i ka kryer UÇK-ja kundër serbëve dhe bashkëpunëtorëve shqipfolës të Serbisë  në Kosovë. Kryeinspektori, Adonis Tahiri ka publikuar dy komente të Donika Gërvallës të shkruara dhe të publikuara në mars të vitit 2020, në të cilët ajo ka shprehur mllef kundër Rexhep Selimit,  ish kryetar i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes. Kjo është “kryediplomatja” jonë. UÇK-në e ka pas therrë n’sy gjithmonë. Natyrisht, edhe Rexhën. Prandaj, nuk po më befason gërvallja e saj, por heshtja e disa shokëve të mi në Vetëvendosje  dhe jo vetëm ata. Një grua si kjo, nuk do duhej të ishte Ministre në shtetin tim. Aq më pak, Ministre e Punëve të Jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …