Brickos

OAK

OAK: Të mos dëmtohet zhvillimi ekonomik me pushime jo logjike

 Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, në mënyrë që të veprojmë ashtu siç vepron çdo vend Europian.

Praktika e deritanishme që ditët e festave që bien në ditë vikendi, të zëvendësohen me pushim gjatë ditëve të punës, përkatësisht Neni 4 i Ligjit për Festat Zyratre, sipas të cilit “Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës”, është praktikë e cila ka dëmtuar dhe po e dëmton vendin jo vetëm në aspektin financiar por edhe në aspektin e reputacionit ndërkombëtar, sepse asnjë vend tjetër nuk e zëvendëson pushimin në një datë tjetër.

Rastet sikur po ndodhin aktualisht, që pushimi i 1 Majit (ditë e shtunë) dhe Krishtlindjet ortodokse (ditë e diele), të zëvendësohen në ditën e Hënë dhe të Martë janë raste të palogjikshme dhe po e dëmtojnë ekonominë dhe buxhetin e shtetit.

OAK kërkon që ditë pushimi të jetë vetëm dita e cila bie festa dhe të mos zëvendësohen me ditët vijuese.

OAK gjithashtu kërkon që të festohen por të mos jenë ditë pushimi, ditët: 9 Prilli, Dita e Kushtetutës dhe 9 Maj Dita e Europës.

Po ashtu, referuar kësaj çështje, është e rëndësishme dhe OAK kërkon që festat për nder të komuniteteve të jenë ditë pushimi për këto kategori, por jo edhe për gjithë vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …