Drizan Shala: Pensionimi i Kolonel Afrim Veselit, Feniks i Lirisë dhe Forcës sime

Afrim Veseli: Lidhur me rregulloren për pranim në FSK- TATUJA, që u bë aq mediale.

FSK të gjithë rregullativën e ka në harmoni të plotë me standartet e NATO, pra edhe Rregullorja për Regrutim është hartuar dhe plotësuar duke I përcjellë ndryshimet në proces që ndodhin edhe në NATO.
Rasti në fjalë që u bë aq medial mendojë se është bërë në munges të informacioneve lidhur me këtë rregullore. Kjo rregullore e përcakton qartë edhe qështjen e tatujave në fizikun e kandidatëve por edhe të personelit të pranuar në FSK. Konsiderojë se duhet të jemi të rezervuar si shoqëri, mos të japim deklarata pa pasur informata të sakta, sepse ato më pastaj po deformojnë shumë qka.
Gjdo person fizik që aplikon për FSK, që në fillim e plotëson formularin me të dhënat që i kërkohen. Në një prej pyetjeve është edhe ajo a ka tatu. Nëse përgjigjet me pasaktësi në këtë pyetje apo në cilën do pyetje, ai eliminohet dhe nuk mund as të hec tutje në proces. Por edhe në cilën do faz të procesit të regrutimit zbulohet se të dhënat e ofruara nga kandidati janë te pasakta, të rrejshme ai eliminohet.
Ai apo ajo që kandidon për FSK duhet të ketë integritet të lartë, dhe nuk lejohet dhe sanksionohet mos dhënja e saktë e gjdo lloje informacioni të kerkuar nga ai apo jo.
Në ushtri hyjnë dhe duhet të hyjnë ata që I plotësojnë kriteret.
Për rastin në fjalë, me vjenë keq për ate të ri që nuk ka mundur të vazhdojë procesin për regrutim, por nese ska qenë i informuar i sugjeroje të bënë kërkes FSK lidhur me rastin e tij. Dhe FSK do ti jap përgjegjen me shkrim lidhur me rastin e tij.
Pra mund të lexohet  kjo rregullore edhe në web faqen e MM dhe do ta ketë te qartë.Edhepse mendojë se ai ka qenë i informuar nga stafi i FSK.
FSK është e popullit, po, ajo edhe duhet të kritikohet kur diqka bjenë ndesh me ligjet në fuqi, por jo pa bazë ligjore, vetëm duke u bazuar në informacione gjysëm të vërteta dhe të krijohen opinjone personale të kujdo qoftë të gabuara. Kjo i bënē dëm FSK dhe vendit.
Me poshtë gjeni rregulloren në fuqi për regrutim.
E paqim FSK të fortë, atëherë edhe Kosova do të jetë mirë.
RREGULLORE (MM) NR. 01/2021 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E RREGULLORES (MM) NR. 03/2020 PËR REKRUTIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Neni 4 , paragrafi 4
4. Kandidatët të cilët bartin tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri të gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun, në rast përzgjedhje janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor deri në trajnimin bazik për ushtar/oficer specialist, apo deri në fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen.

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …