leoni

Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Debat, jo urrejtje!

Tragjedia para ca vitesh në Tucson dhe plagosja e udhëheqëses së mrekullueshme Gabby Giffords gjatë fushatës zgjedhore kishte tronditur të gjithë deri në palcë. Faktet po  shtohen, edhe me ngjarje tjera te hidhura dhe të gjithë janë të kujdesshëm të mos hudhen përfundime të  parakohshme

Derisa ende nuk dihet se çfarë ka motivuar, pikërisht, revole-qitësin në  Arizona-ka shumë mësime për të nxjerrë nga kjo tragjedi-një gjë është e  qartë: vendi duhet të kthehet larg nga kultura e retorika e dhunës së  urrejtëshme që ka qenë e shpërfaqur në diskursin politik, për një kohë  të gjatë. Justin më shkruan: Gati 200.000 njerëz kanë nënshkruar  peticionin “Debat, jo urrejtje ” . Ai i bën thirrje politikanëve dhe  mediave për të ndaluar përhapjen e retorikës së urrejtes dhe apelit që  nënkupton dhunën.

 Dhe po i njëjti mesazh i rëndësishëm për ngjarje pothuajse me mesazh politik mund të shpërndahet në Facebook dhe Twitter.

Tragjedia në Tucson ka tronditur të gjithë deri në palcë. Faktet  shtohen, dhe të gjithë janë të kujdesshëm të mos hidhen përfundime të  parakohshme.Por në prag të kësaj fatkeqësie një gjë është e qartë, por edhe atyre në vijim: Duhet  t’i jepet fund retorikës së dhunës dhe urrejtjes që ka shpërthyer në  Amerikë gjatë dy viteve të fundit.Kjo është arsyeja pse akcioni politik  “MoveOn” ka nisur një peticion që adresohet për çdo anëtar të Kongresit,  si dhe në TV-të kryesore dhe rrjetet e lajmeve kabllo, për t’i dhënë  fund retorikës së urrejtjes dhe të gjitha ankesave të cilat nënkuptojnë  dhunë. Peticioni bënë fjalë për për një thirrje të hapur për dhënien  fund të të gjitha ankesave që nënkuptojnë dhunë në politikën amerikane.  “Na duhet debat, jo urrejtje.” Pasi të jetë nënshkruar peticioni, emaili  dërgohet tek njerëzit në librin e “e-mail” adresave dhe i njëjti  postohet në Facebook dhe Twitter për t’u kujdesur të shkojë te çdonjëri .  Me një përgjigje të madhe, të mjaftueshme, kjo kërkesë mund të ndihmojë  të sjellë në fokus debatin për nevojën urgjente për t’i dhënë fund  retorikës së dhunës dhe urrejtjes që është përhapur gjatë dy viteve të  fundit. Aktivistët e këtij akcioni politik nuk dinë se çfarë ka motivuar  individët ose individin që ka/kanë kryer krim. Dhe, në qoftë se  raportet janë të vërteta, kjo është thellësisht shqetësuese që te dyshuarit-shkaktar të krimit shfaqen aq shumë shenja të sëmundjes së rëndë  mendore, dhe se institucionet publike shëndetësore kanë dështuar të  gjejnë përgjegje. Por fakti i tmerrshëm është se aktet e dhunës shpërfaqen si  një model që është shfaqur edhe gjatë dy viteve të fundit në Amerikë, jo  vetëm në Amerikë, dhe në rrethin-distriktin e Gabrielle Giffords, në  veçanti. Dritaret ishin shkatërruar në zyrën e “distriktit” të  përfaqësueses Giffords vetëm disa orë pas votimit të  Kongresit për reformat në përkujdesjen shëndetësore. Në njërën nga  ngjarjet më famëkeqe në bashkinë e qytetit, në gushtin e 2009, një  njeriu që merrte pjesë në ngjarje i kishte rënë aksidentalisht një  pistoletë në dysheme që ai kishte fshehur nën shpatullën e tij. Dhe  tendencat e dhunshme kanë qenë të përflakura nga retorika pakujdesshme  dhe e papërgjegjshme e disa udhëheqësve politikë. Lista “targetonte”  rrethet Demokratike, duke përfshirë Rep Giffords ‘, si pikëtakim, sikur  shihet nëpërmjet një “sight-i” të armëve. Përveç kësaj, në at “sight” u  shfaqën dukshëm imazhet e dhunshme gjatë fushatave popullore. Për  shembull, një tubim i kundërshtarit republikan të Rep Giffords ‘, Jesse  Kelly, u promovua me shënimin e mëposhtëm: “Merrne si “shenjë-target”  për fitore. Ndihmoni të heqet Gabrielle Giffords nga zyra.  Zbrazni plotësisht një automatik M15  me Jesse Kelly…”

Clarence Dupnik, sherifi i Pima County-t , natën e fundit në një  konference për shtyp duke folur me emocione, nga zemra plot emocione,  tha: “Ka arsye të besojmë  personat që kryejnë akte të mund të ketë probleme mendore.  Dhe unë mendoj se njerëzit të cilët janë të paekuilibruar janë  veçanërisht të ndjeshëm ndaj sarkazmës … Kur ju shikoni njerëz të  çekuilibruar, se si ata përgjigjen me sarkazëm që vjen nga gojët e  caktuara në lidhje me egon e politikanëve për mbështetjen apo rrëzimin e qeverisë, atëherë patjetër shqetësoheni. Zemërimi, urrejtja dhe  fanatizmi që rritet në këtë vend është duke paraqitur rrezikshmëri”.

Në E-mailin i cili më është adresuar thuhet “Ju lutem, ndalo një moment  për të shtuar zërin tuaj për këtë thirrje për t’i dhënë fund retorikës  së dhunës dhe urrejtjes, dhe pastaj ndalnie atë me të gjithë miqtë tuaj.  -Justin, Adam, Amy, Anna, Annie, Carrie, Christopher, Daniel, David,  Duncan, Eli, Emily, Gail, Ian, Ilya, Ilyse, Joan, Kat, Laura, Lenore,  Mariana, Marika, Mateu, Melanie, Michael ,, Milan Nita, Peter, Robin,  Ryan, Susannah, Stephen, Steven, Tim, dhe Wes më falenderohen për punën e  bërë. Ky është mësim nga demokracia amerikane për t’u zgjuar nga gjumi në Kosovë, se gjërat nuk rregullohen me ikje nga vendi, apo me heshtje të vazhdueshme çka po ndodhë me vendin, duke mos lëvizur nga vendi. Partitë politike interesohen për pushtet ndërsa lëvizjet qytetare dhe shoqatat atdhetare duhet të lëvizin nga vendi, jo duke promovuar bashkimin retorika kombëtarë, por duke treguar kreativitet dhe duke manifestuar vullnet shtytës dhe kritik për të lëvizur ingranazhët demokratik për të reformuar sistemin politik dhe atë zgjedhor, ia vlen. Kjo është një kujtesë e fuqishme se sa janë të rëndësishëm liderët, jo vetëm si  çështje…, por edhe për atë që të shpresosojmë më shumë në vlerat demokratike për një jetë më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …