Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: A thua u përmbush drejtësia…?

…. Srebrenica…,

zonë e mbrojtur nga OKB-ja…

Pashë me sytë e mi, bashkë me sytë e fëmijëve të mi

ushtarë e paramilitarë…

pashë me mjekrra, pash edhe me kokarda

të zberthyer e qizmezgjidhur

nga Serbia  vinin si “mysafirë”…,

 

i pash ata në Caralevë,

i pash te kroni i bardhë…,

njerëz “të bekuar” e satanë…

më heret kolonë…, tash në batalion

 

bënin hesape në numratore

një numër, një kokë…

 

nje, dy, tre…njëshe…

dhjetë, njëzet, tridhjetë…qindëshe…

njëmijë, dymijë, tremijë…mijëshe

dhjetmijëshe…qindmijëshe…

ashtu, si fëmijtë, që sapo filluar…

…bëhen gati të shkojnë në shkollë…

 

…i ndanin nga grupi femijët për t’i maskruar

në Kosovë që ishin shqiptarë…

në Osijek që ka kroat…

në Lublanë ka slloven…

e në Srebrenicë… hej në Srebrenicë…

… u përserit inkuizicioni… një fe e një Zot

“Ko to kaze, ko to laze da je Serbija mala”

…vetem  për serbet ortodoks

të tjerët janë heretikë e t’pa fe…

 

…gjenitalet jasht…, i nxirrnin, i këqyrnin…

ti je i bamë synet

ti je për kurban…

ti je boshnjak…,

ti je turk…, je musliman

koka jote eshte e bukur per jatagan…

 

u dënua njeriu, u dënua plaku e fëmiu

Zoti yt është tjetër, imi është i forti

u kryqua buka dhe u satanizua njeriu

dhe ai që bëri krimin mori bekimin

 

“Ja sam Bog”,  thonte

… ti je shqiptar, ti je slloven, ti je kroat…

e ti je boshnjak, turk…musliman

je për jatagan…,

 

U quan nga varret Car Llazarët dhe vet Shën Sava,

mprehën shtizat e shpatat e rënda mesjetare…

 

iu sulën kokave boshnjake

i thanë ti je turk, je musliman

prenë e masakruan, gjë pa bë s’lanë…

 

ndërtuan kampe përqëndrimi

me pa sa është i qëndrueshëm njeriu…

… abuzuan e dhunuan

… hej…  njeriu ia bëri njeriut

komshiu-komshiut

u vranë edhe fëmijtë në bark…

ti nuk do jetosh më…, thanë…

je i mirë për jatagan…

 

Sarajeva kur u rrethua

me ngjyra shtëpitë i “bojadisën” ,

edhe njerezit ishin shënjuar…

serbët për t’i dalluar…

… ata që shkonin te burimi …

… ujë për të pirë …

 

… e nga snajperët e Karagjiqit, e të Mlladiqit …

u rrëzuan boshnjakët njëri pas tjterit

u  thanë

jeni të mirë për jatagan …

 

e enjte, 27 maj 2011, “break news” CNN,

u zu krimineli Mlladiq,

ai që ndertoi nje entitet me gjak

… me i keqi… pas luftës së dyte botërore,

që kishte parë njerezimi …

hero per mjeshtrit e krimit…

që ndertojë histrorinë e re,

 

për botën ishte kriminel…,

në Dayton nga gjaku lindi entiteti Republika Serpska,

athua do të përmbushet drejtësia…?

 

 

Molla  e Kuqe

 

Janë çue peshë “guximtarët”, e tregtarët

kanë ble…, çka s’kan ble

tash bahen gati…

…për t’shit t’voglin atdhe…

 

të ulë galuc dy gishta kanë mprehë

hartën e vjetër t’baballarëve

“newbornsit” po’e ribajnë…

…ma t’re…

 

Ç’u ba me ata 2500 hektarë

ishin ledinë…, apo…, djerrinë…

….kush po i zbrazë hambaret

po lenë grunin pa korrë

 

Thonë se trungun arë-bnor duhet shartue…

jemi shkenctarë…, duhet eksperimentue

gjanat ne kemi me’i drejtue

keni harrue se kemi doktorue

 

Me serbin fërkoheni, votat u duhen

tokë t’shqiptarëve keni zaptue

rrokaqiej keni ndërtue

për atë keni luftue..?

 

Ju kane burgos e malltretue

për atë jeni hatrue…?

ç’ u bani t’rive

ju po votoni

edhe andrrat i zhbani…!

 

Ne ju besonim kur thoni

jemi patriot e atdhetarë

sa me gezim e pritnim kohën…

mollën e kuqe t’a shkundni

 

 

Janë çue peshë “guximtarët”, e tregtarët

kanë ble…, çka s’kan ble

tash bahen gati…

…për t’shit t’voglin atdhe…

 

të ulë galuc dy gishta kanë mprehë

hartën e vjetër t’baballarëve

“newbornsit” po’e ribajnë…

…ma t’re…

 

Ç’u ba me ata 2500 hektarë

ishin ledinë…, apo…, djerrinë…

….kush po i zbrazë hambaret

po lenë grunin pa korrë

 

Thonë se trungun arë-bnor duhet shartue…

jemi shkenctarë…, duhet eksperimentue

gjanat ne kemi me’i drejtue

keni harrue se kemi doktorue

 

Me serbin fërkoheni, votat u duhen

tokë t’shqiptarëve keni zaptue

rrokaqiej keni ndërtue

për atë keni luftue..?

 

Ju kane burgos e malltretue

për atë jeni hatrue…?

ç’ u bani t’rive

ju po votoni

edhe andrrat i zhbani…!

 

Ne ju besonim kur thoni

jemi patriot e atdhetarë

sa me gezim e pritnim kohën…

mollën e kuqe t’a shkundni

 

 

 

Agim Vuniqi: Ekzistencë… e konstruktuar

 

Ju jeni siguruar, keni tapinë, pronësinë, trashëgimin dhe

kusarinë, ndërsa vendi shkon në përmbytje, qetë, si një erë e 

madhe, fatkeqësi moti…

 

Rruga që bashkon një komb, një etni,

e mbuluar me një heshtje të mistershme arrogante

ka një etje për errësirë, ju të ndiheni të shkathët…

në rrahjet, shtrirjet, lëvizjet, emocionet, rrëshqitjet e tokës…,

të bëheni aq të fuqishëm sa të rinjt më lehtë të largohen nga ky vend-shtet

 

Tensione tani për tani, pushime të dhunshme, papunësi

baraspeshë në fuqi përsëri…

ngadalë-shkathët, po përmbushni planet e huaja

dhe thoni se po zgjatni frymëmarrjen, me sytë e ndezur dhe të verbëruar

e njerëzit shtrijnë duart, janë bërë lypsarë,

ju lëvizni buzët duke qeshur në heshtje…

edhe gëzoni shumë benefite, nuk ngiheni…

 

Jeni të sigurt, keni tapinë, pronësinë, trashëgimin dhe kusarinë

se vendi shkon në përmbytje, qetë, si një erë e madhe, fatkeqësi moti…

Eshtë vështirë për të përmbledhur fuqi, për t’u ringritë përsëri…

ky vend ka pasur shumë fatkeqësi, pastrim etnik të dizajnuar,

tokë e djegur, e projektuar, ekzistencë e konstruktuar… në Bllacë…,

në kënetë…, me vetëm një dëshirë…, lëvizje dhe heshtje…

 

Minutat klikojnë edhe zhurma po vdes

njerëzit në stivë të pambuluar..,

c’thuani ore… të avokoni dhe të luteni për arkivole të paketuara

nuk kam ditur që duart dhe fytyra janë si dallgët në një vijë…,

përtej gropave të hapura, as puse as varreza…

fshihet ndriçimi i reklamave vezulluese hyjnore mbi çati…,

e nata tymon errësirë, jo fabrikat…, dhe sytë dalëngadalë po humbin ngjyrën

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …