Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Riciklimi i hipokritëve

N’Kosovë veç partiakët e Kosovës janë të djathtë, populli është lakue n’ekstrem ne t’majt-eshte në asistencë sociale

Shumë nga dilemat etike të vështira lindin në marrëdhëniet në mes jetës personale dhe publike të një politikani. Cilat dilema etike  janë ngritur nga sjellja personale e një politikani? Njëra është “pamaturia rinore.” Nëse psh. një zyrtar publik ka vjedhur pula kur ka qenë i ri, a është ai i përshtatshëm për pozitë zyrtare të rëndësishme me karakterin e tij të tanishëm? A është kjo një temë e përshtatshme për diskutim publik? Çfarë ndodh nëse ishte vetëm pamaturi, ishte vjedhës si i ri, apo ka pasur paradispozita rrugaqërie si i ri, te rrospillanit, të bixhozgjiut…? Kishte ndonjë pabesi martesore? Disa udhëzime që mund të ndihmojnë në përcaktimin e “statutit të kufizimeve” të pamaturive të tilla do të jenë:

  1. A është i lidhur politikani akoma me këto sjellje?
  2. A ishte politikani hipokrit? Për shembull zbulimi i një afere është më e dënueshme për politikanin, sesa mbështetja që ka pasur për “virtytet familiare” gjatë fushatës.
  3. A ka ndodhur që sjellja të krijojë një konflikt interesi me detyrat zyrtare?
  4. A ka ndonjë efekt të dukshëm miresjellja në ngritjen e klimës më të madhe të moralit?

Politika dhe biznes-patriotizmi profesioni me profitabil per t’u bere milionere, pa investuar asgje… Plackitesit profesionist rrezikojne jeten dhe burgun e rende shumevjecar duke plackitur bankat, derisa biznes-patriotet shperblehen me “vitra” duke plackitur vendin…

Me lire kishte me i kushtue Kosoves nje kryeminister “jabanxhi” i Evropes-Europes…, se edhe ashtu per cdo gje po i konsultojne ata…, s’kishim pas nevoje as per parlament, as per qeveri, as per gjykates, as per avoketer, as per RTK, diqysh jabanxhin e kishim bajte…se kaq shume qelepirxhi vendore veshtire me i ushqye, i ka shumue Thaçi shumë shpejt…edhe pak kane me u perbe n’kry t’tij… Pasha Thaçinnnn…

N’Kosove veç partiaket e Kosoves jane te djathte, populli eshte lakue n’ekstrem ne t’majt-eshte ne asistence sociale…krejt Evropa po kethehet kah e majta keta tonet po qenderzojne nga korneri…n’te djathte…”pashallaret” e vilajetit te Kosoves…

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Gjenerali Hammerstein ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kapaciteteve të MM dhe FSK

Sot zyrtarisht miku ynë Gjeneral Ralph Hammerstein, Drejtor i deritanishëm i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës …