“Agimi i agimtarëve” Një program i jashtëzakonshëm i rezistencës dhe lavdisë kulturore të ShKA “Agimi”

“Agimi i agimtarëve” Një program i jashtëzakonshëm i rezistencës dhe lavdisë kulturore të ShKA “Agimi”

Trupa e koredoramës “Agimi i agimtarëve” në orët e mbrëmjes ka mbajtur me sukses provën gjenerale, përpara shfaqjes së premierës që do të jepet në mbrëmjen e 27 nëntorit, në aktivitetin kryesore të shënimit të 75 vjetorit të ShKA “Agimi”.

Koredorama Agimi i agimtarëve” është një program i jashtëzakonshëm, një përmbledhje artistike e aktivitetit 75 vjeçar të ShKA “Agimi” dhe e përçon mesazhin e ruajtjes dhe kultivimit të vlerave si rrezistenc dhe lavdi, por edhe si sfidë dhe përballje e vazhdueshme për ta ruajtur dhe kultivuar artin kombëtar, si pjesë e luftës së përgjithshme të kombit për Liri.

Vlera kombëtare në betejat e vijueshme artistike e kulturore  përball “kamxhikut” të kohës triumfon dhe, dëshmitar i lavdisë është  kjo koreodrame, është 75 vjetori, i ShKA “Agimi” që në vete ngërthen , shumë mund, shumë djersë e gjak, shumë këngë e valle, përballë tendencës për ta zhbërë traditën duke mos e lejuar kultivimin e saj.

Valltarët e ShKA “Agimi” bashkë me profesionistë e profesioniste të baletit dhe aktorë të Teatrit të qytetit, në koreodramën “Agimi I agimtarëve” mbajnë shkëlqyeshëm mbi supe, dramën 75 vjeçare të shumë gjeneratave të Agimit, dhe e shpëfaqin me sukses dhe me emocion të jashtëzakonshëm.

Në momnete trupa e koreodramës “Agimi i agmitarëve” është e shpejt si era, në momentin tjetër është e bukur si Zana, në një moment tjetër reziston siç rrezituan gjenerata e gjererata për ta përmbyllur ciklin e betejave me traditën e trashëguar, e cila e ngirtur pas rrëzimeve nëpër kohë vjen lavdishëm si art, si vijimsi e jetës në këtë tokë.

Valltarët e ShKA “Agimi” dhe gjithë pjesëmarrësit në këtë koreodramë e meritojnë respektin për punën e madhe që kanë bërë, ndërsa meritat më të mëdha u shkojnë ideatorëve të programit Liman Asllanit dhe Gëzim Sertollit, e veçanërisht koreografit Gëzim Sertollaj, i cili e barti mbi supe përgatitjen e kësaj koreodrame.

Seksioni për informim i ShKA “Agimi”

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …