Enver Shefki Miftari (14.5.1974 – 8.6.1999)

Ahmet Daku: Enver Shefki Miftari “Bardhi” ( 14. 5. 1974 – 8. 6. 1999)

Kalojnë vite, kalojnë dhe dekada, ndërsa kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët në mendjet tona, në historinë e kombit tonë. Dëshmorët janë nderi dhe krenaria e çdo populli. Vetëflijimi i tyre është lapidari kryesor i lirisë. Kujtimi për ta nuk shuhet kurrë, janë gjithmonë në mendjet e zemrat tona, ashtu siç është dielli i pranishëm në tokë me rrezet e tij. Një nder mijëra kujtimet është edhe ai për Enver Miftari i cili ra heroikisht në fushëbetejën për liri para 24 viteve.

Kush ishte Enver Shefki Miftari,  Bardhi

Enver Shefli Miftari  – Bardhi u lind më 14.5.1974 në Verbicë të Zhegocit. Ishte fëmija i dytë i Shefkiut dhe Shahës. Si fëmijë ishte i dalluar për urtësi, si nxënës ishte i dalluar në mësime dhe ishte shok i mirë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen e vazhdoi në Prishtinë në shkollën teknike “28 Nëntori”, Kushtet e jetës e detyruan  të ndërpret shkollimin dhe të fillonte të kujdeset për familje, Fillimin e luftës në Kosovë e priti me krenari, duke ditur se me luftë fitohet liria. Me vullnet të madhë u inkuadrua në radhët e UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut në Brigadën 171 “Kadri Zeka”.

 Fshati i Verbicës së Zhegocit e priti ardhjen e UÇK – së me krenari të jashtëzakonshme në çdo familje, nga ky fshat u mobilizuan thuajse ushtarët e parë nga eprorët e tyre që u dërguan në stërvitje në qendrën stervitore të ZOK- ut;

Enver Miftari – Bardhi, Bahtir Jahiri tani dëshmor i Kombit, Selami Beqiri, Naim Beqiri, Naser Miftari, Milaim Miftari këta bashkëluftarë ishin të dalluar në Beteja që u zhvillua në  Marecit ku bëmw një Betej shumw të pa barabart me  armikun  deri në çlirim.

8 Qershor 1999

Ishte ora 6:45 në atë mëngjes Bardhi me shokë ishte në bazë ku ishin edhe bashkëluftarët të tjerë në atë moment plagosset Bardhi në këmbë, por ai nuk u ndal deri në fund ballë për ball me armikun, me ç’rast edhe bie herioikisht në altarin e Lirisë.

Sulmet e armikut ishin të ashpra në drejtim të pozicioneve dhe pikës mbrojtëse që mbronte Bardhi, me të marrur informacionin ne kemi arritur në vendluftim ku kemi parë që forcat serbe ishin larguar në shpejtësi të jashtëzakonshme.

Në tërëheqëjen e Bardhit ishte bashkëluftari i dalluar Raif Sejdi me shokë, ku edhe u varros me nderime të larta Ushtarake,

Raifi Sejdiu citon, Ti je dhe do të mbetesh shoki im prej më të mirëve në jetën time, por fatmirësisht ishe edhe daja i im, ku kemi kaluar kohëra të mira por edhe të vështira, ti e lartësove Verbicën e Gjyshëve dhe Stërgjyshve tanë, që kurr nuk u dorëzuan ndaj armikut shekullor, ti ishe një ushtar i UÇK – së, ku punove dhe shërbevë ditë e natë pa u lodhur ku shokët gjithmon kanë qenë krenar me ty, por fati dhe Zoti deshi që ti të jeshë një hero i Popullit tonë. Dajë çdo herë që u takojshëm e bisedojshim ti ke qenë i sigurt se do ta fitojm Lirin dhe dëshirëne e ke shprehur të jemë Polic i Kosovës por ti Policë nuk je, por je edhe me i madh je Dëshmor dhe Hero i Kosovës, Enver do të jesh gjithmo në zemrat tona, mbaron citatin.

Është e ditur se edhe dëshmorët e kanë dashur jetën, por për lirinë e kanë vënë atë në provë, duke arritur ta finalizojnë me rënie në altarin e lirisë. Ama të rënët kanë lënë të gjallët pas vetes për ta ndërtuar atë të ardhme për të cilën ata kanë dhënë jetën. Por dëshmorët nuk janë thjesht objekt përkujtimi. Dëshmorët sot nuk e dinë nëse ne e përkujtojmë veprën e tyre ose jo. Kështu që veprime të tilla nuk duhen trajtuar sikur ne po u bëjmë dëshmorëve ndonjë nderim. Ata fizikisht nuk kanë nevojë për nderimin tonë. Ata janë në amshim të lumtur për veprën e tyre edhe pa përkujtimin tonë.

Të gjithë luftëtarët duhet të jenë krenarë për veprën e tyre madhore kombëtare. Të gjithë frikacakët e djeshëm mos të bëhen trima sot, por të qëndrojnë në pjesën e tyre të moralit kombëtar. Të gjithë tradhtarët e djeshëm le ta hedhin tej tashmë tradhtinë e tyre e të kthehen t’i shërbejnë vendit, në qoftë se nuk janë ende bashkëpunëtor të Serbisë.

Dëshmorët janë amaneti që vjen nga dheu i kombit i gatuar me gjakun e tyre. Luftëtarët janë amanetqarët të cilët kanë shumë detyra për të kryer. Po menduam se lufta ka mbaruar jemi të humbur. Po menduam se kemi kryer obligimet e amanetit të dëshmorëve jemi duke punuar kundër lirisë dhe ardhmërisë kombëtare. Unë nuk dua të jem prej atyre që harrojnë, as prej atyre që vetëkënaqen e as prej atyre që e kanë rrezen e shikimit deri te hunda e tyre.

Lavdi dëshmorit Enver Miftari  – Bardhi

 Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

E përkujton bashkëluftari i Bardhit; Ahmet Daku – Lumi

 

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Guri u lind më 2 korrik të vitit1970 në fshatin Nikaj të komunës së …