Brickos

Ahmet Grajqevci: Shkrimi i gazetarës Blerta Ahmeti "Pritet kthimi i eshtrave të profesor Ukshin Hotit" është i pavërtetë dhe tendencioz

Ahmet Grajqevci: Shkrimi i gazetarës Blerta Ahmeti “Pritet kthimi i eshtrave të profesor Ukshin Hotit” është i pavërtetë

Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës në Kosovë ka reaguar pas shkrimit tendencioz të një gazetareje sipas të cilës pritet kthimi i eshtrave të profesor Ukshin Hotit. “Si kryetar i KKAFZHK-së dhe në emër të këtij këshilli, Reagoj ndaj shkrimit tendencioz dhe të pavërtetë të gazetares Blerta Ahmeti, të publikuar në faqen e saj të Facebook-ut. Sipas këtij shkrimi, “Pritet kthimi i eshtrave të profesor Ukshin Hotit”! , është lajm i pavërtetë. KKAFZHK-ja, për të gjithë personat që luajnë me ndjenjat e familjarëve të personave të zhdukur, do të merr masa ligjore”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …