SBAShK-u kërkon që të bëhet zgjidhje për rreth 400 mësimdhënës me sëmundje të rënda

SBAShK-u kërkon që të bëhet zgjidhje për rreth 400 mësimdhënës me sëmundje të rënda

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, po kërkon që të bëhet zgjidhje për punëtorët e arsimit me sëmundje të rënda që ata të marrin paga e të lirohen nga procesi mësimor. Kështu ka bërë të ditur i pari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj. Ai thotë se numri i mësimdhënësve që kanë sëmundje të rënda në Kosovë arrin në 400. “Kërkesat tona përsëriten ato të njëjtat, që për kolegët tanë të gjendet një zgjidhje që janë me sëmundje të rënda dhe diku numri i tyre në tërë Kosovën mund të jetë rreth 400, ata vitin e kaluar kanë arritur të bëjnë një zgjidhje dhe ne kemi kërkuar që kjo të bëhet edhe këtë vit. Me paraqitjen e tyre në shkollë janë dukshëm të rrezikuar sesa kolegët e tyre nëse preken nga Covid-19, dhe kontributi i tyre në procesin mësimor është tepër i vogël”, ka thënë ai. E sipas tij kjo kërkesë është e kamotshme.Jasharaj ka folur edhe për fillimin e vitit të ri shkollor, derisa ka thënë se gjithçka është duke shkuar mirë, derisa ka ftuar për respektim të masave nxënësit dhe mësimdhënësit./EO/

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …