Ahmet Qeriqi: Bacë Adem Demaçi jep dorëheqje të parevokueshme në cilësi të zëdhënësit të Përgjithshëm të UÇK-së (2 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Bacë Adem Demaçi jep dorëheqje të parevokueshme në cilësi të zëdhënësit të Përgjithshëm të UÇK-së (2 mars, 1999)

Kam bërë një gjumë të shqetësuar. Ende nuk po më lëshon zjarrmia. Megjithatë krahasuar me ditën e djeshme sot më duket se jam pak më mirë, mirëpo ndihem i lodhur dhe i dërrmuar nga sëmundja.

Meqë ende nuk ka ardhur Neziri kam hartuar një koment lidhur me zhvillimet aktuale por pa e prekur problemin e ndasisë që ndodhi me rastin e pranimit të Marrëveshjes së Rambujesë. Është kjo një temë delikate dhe nuk duhet që hë për hë të lëshohemi në komentime, meqë si duket nuk do të ketë përplasje të mëdha. Është shumë me rëndësi fakti se disa nga autoritetet evropiane dhe amerikane po bëjnë përpjekje të pareshtura të na bindin për ta nënshkruar marrëveshjen. Këtë insistim të tyre duhet marrë në konsideratë, meqë sipas të gjitha gjasave marrëveshjen nuk do ta nënshkruajë delegacioni zyrtar serb. Në rast të tillë fajin për këtë dështim do ta bartë regjimi i Milosheviqit.

Mirëpo e dhëna tjetër se marrëveshja parasheh demobilizimin e UÇK-së, është pika më e rrezikshme për ta nënshkruar këtë projekt-dokument.

Sot kur teknikët po bëheshin gati për t`i vendosur pajisjet në xhip dhe për t u nisur, Berati kërkon që të ndalojnë derisa të përgatitet edhe një informatë lidhur me dorëheqjen e Adem Demaçit në postin e zëdhënësit të Përgjithshëm të UÇK-së. Kishte rrezik që të vonoheshim për transmetim. Pas kompletimit të kësaj informate, Nusreti, Valdeti, Fatmiri dhe Riza nisen drejt vend-transmetimit.

Me Beratin tanimë nuk flasim. Ai me një kokëfortësi uloke mundohet të na bind se duhet të pyetet për të gjitha cikërrimet sepse ai qenka  njeriu numër një në Radio dhe në Agjenci. Më vjen të vjellë nga kjo mendësi torollake dhe krejtësisht e pajustifikueshme. Nuk e kam ndërmend t`i nënshtrohem presionit të tij naiv dhe fëmijëror. Po ashtu kam vendosur që për këtë çështje të mos bisedoj më me asnjërin në Shtab. Le të bëjnë si të duan. Edhe ashtu nga kjo ndeshtrashë përçarjes sikur po bëhemi gaz i botës.

Rreth orës 16.00 nga Prishtina ka ardhur Nezir Myrtaj. Ai tregon se Kadria është më mirë me shëndet dhe mirë ka kaluar gjatë rrugës.

Meqë Neziri nuk lë gjë mangut në përgatitjen e emisioneve kam vendosur të shkoj në shtëpi në Krojmir dhe të pushoj deri sa të më kalojë gripi.

Nga lodhja dhe temeperatura mezi kam ecur deri te vendi i caktuar ku më pret Ali Mullini.

Pasi kam shkuan në shtëpi, Epiri e ka lajmëruar mjekun Jakup Ismajli dhe Reshat Gashi se jam sëmurë. At ndërkohë kanë ardhur dhe Jakupi ka konstatuar se duhet të pushoj disa ditë dhe të marr disa injekcione.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Zëdhënësi Jakup Krasniqi vendoset në Krojmir (E diel 4 tetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Zëdhënësi Jakup Krasniqi vendoset në Krojmir (E diel 4 tetor, 1998)

Në orët e para ditës me Beratin kemi biseduar gjerë e gjatë lidhur me luftimet …