Ahmet Qeriqi: Inskenime fashiste të forcave serbe në Kleçkë. (E shtunë 29 gusht, 1998)

Ahmet Qeriqi: Inskenime fashiste të forcave serbe në Kleçkë. (E shtunë 29 gusht, 1998)

Zymrytes, bashkëshortes sime të sëmurë e të dërrmuar nga situata e rëndë, nëpër të cilën po kalojmë  nuk i kam treguar se i ka vdekur babai, Vehbiu 78 vjeçar. I kam thënë se ka pasur probleme të rënda me zemër po ka porositur që në këso  kohe të rrezikut të mos shkojë  për ta parë. Besoi apo nuk iu besoi fjalëve të mia nuk e di, por e shoh se është e lodhur dhe e shkatërruar nga sëmundja dhe të papriturat. I kam thënë edhe Arbanës të mos i tregojë, por asaj i shkojnë lotët për faqe për gjyshin e saj nga nëna edhe për disa shoqe që janë plagosur në Shalë, ku ajo ka marrë pjesë në trajtimin e tyre mjekësor.

Ngjarjet po zhvillohen shumë shpejt

Njerëzia janë lodhur, por po mbahen. Ata kanë frikë nga granatat si ato që shpërthyen dje në Shalë dhe në Senik. Në Senik thuhet se janë vrarë 17 veta dhe shumë të tjerë janë plagosur në mesin e popullatës së zhvendosur.

Shiu po bie pa ndërprerë. Ushtarë tanë ndodhen  nën qiell të hapur apo në ndonjë kasolle me dushk. Shumica e shtëpive janë djegur dhe tani nga shiu ato do të shembën dhe do të shkatërrohen tërësisht. Grunajet ose janë djegur ose kanë mbetur pa u korrur. Misri është prishur. Ndihmat humanitare janë të pakta dhe nuk arrijnë dot në këtë gjendje lufte.

Në këtë situatë pa rrugëdalje makineria propaganduese ka vënë në veprim një skenar të tmerrshëm. Ajo ka publikuar lajmin se ka zbuluar një furrë speciale, ku gjoja ushtarët e UÇK-së i kanë djegur serbët e zënë robër. Furra të tilla ku piqet gëlqerja ka me dhjetëra në çdo fshat, ndërsa një e tillë me përmasa mjaft të mëdha ndodhet  te Shtabi, në Kleçkë. Si duket serbët kanë marrë diku copëra kufomash të katranosura dhe i kanë vendosur në këtë furra të zbrazëta. Është një shpikje e tillë çfarë vetëm mendja serbe mund ta prodhojë. Lajmi është përhapur si rrufe dhe emetohet nga të gjitha radiostacionet botërore. Qëllimi dihet. Me këtë gënjeshtër morbide kryexhelati Milosheviq, do të mundohet ta gënjejë opinionin edhe ashtu të mjegulluar në Evropë. Ky inskenim është edhe një adut më tepër për të bërë ndonjë masakër tjetër, kësaj radhe në grykat tona. Disa nga gazetarët tanë kokë-tredhur që raportojnë nga Prishtina apo Tirana, bazohen në burimet e huaja dhe në ato serbe. Askush nuk e çon telefonin për të mësuar diçka nga vendi i ngjarjes. Kam frikë mos po përsëritet Srebernica, sepse serbët janë pjella më e ndotur e tmerrit, që la njohur historia në Ballkan.

Me këtë inskemin të kobshëm, Serbia e ndoshta edhe forcat politike pacifiste kanë për qëllim ta bindin administratën amerikane që UÇK-në ta shpallin organizatë terroriste.

Nuk kam të dhëna se ushtarët apo eprorët tanë kanë vrarë popullatë civile. Nuk i besoj kësaj farse të rrezikshme, edhe pse nuk kemi as dëshmi të tjera relevante. E di se në Burgun e Llapushnikut kanë qenë disa të burgosur dhe disa prej tyre janë liruar më 25 korrik. Nuk kam fare informacione se a ka pasur të tjerë apo ç`është bërë me ta.

Askush nga ne nuk i beson këtij versioni të pushtuesit, mirëpo kjo nuk do të thotë kurrgjë. Serbët janë hipokritë. Ata e kanë mashtruar botën në Bosnje dhe në Kroaci. Për të bërë mashtrime të tilla monstruoze në Kosovë do të kenë edhe më shumë sukses.

Që, ushtarët apo eprorët e UÇK-së kanë vrarë serbë dhe ndonjë bashkëpunëtor, kjo nuk ka pse mohohet, por që të kenë vrarë fëmijë dhe gra serbe këtë nuk e kanë bërë as e bëjnë kurrë shqiptarët liridashës. Diçka e tillë kurrë nuk ka ndodhur. Mirëpo krejt kjo nuk do të thotë asgjë nëse këto trillime nuk demaskohen me fakte e të dhëna.

Kjo kurdisje, alla serbe, do ta përshkallëzojë histerinë morbide të tyre kundër shqiptarëve.

Në bisedën që kam pasur me Elezin dhe Sylën, të cilët më besojnë dhe iu besoj më shumë se çdokujt tjetër, kam vërtetuar se as ata nuk dinë për gjëra të tilla. Edhe nëse ndo kush mund të ketë bërë ndonjë veprim të tillë, ata duhet të kenë qenë bashkëpunëtorë të serbëve, sepse vepra të tilla të liga shqiptarët kurrë nuk kanë bërë…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Tërheqje taktike e disa formacioneve ushtarake e policore serbe. (E shtunë 3 tetor 1998)

Ahmet Qeriqi: Tërheqje taktike e disa formacioneve ushtarake e policore serbe. (E shtunë 3 tetor 1998)

Presioni i faktorit ndërkombëtar kundër kryexhelatit Milosheviq po rritet. Edhe pse ky despot i çmendur …