Ahmet Qeriqi: Në fushën e minuar nga ushtarët tanë në Zborc, gjatë depërtimit janë asgjësuar një tank dhe një kamion me ushtarë i forcave armike, 22 janar, 1999

Ahmet Qeriqi: Në fushën e minuar nga ushtarët tanë në Zborc, gjatë kakimit janë dëmtuar një tank dhe një kamion me ushtarë i forcave armike, 22 janar, 1999

Zhvillimet më të reja në terren, sikur lënë të kuptohet se regjimi gjakatar serb po bën përpjekje të përfitojë nga rasti për të bërë ripozicionime. Ndoshta ka frikë nga ndonjë intervenim i mundshëm i NATO-s sidomos pas Masakrës barbare në Reçak një javë më parë. Forcat ushtarake dhe policore serbe janë mobilizuar në të gjitha segmentet.

Sot ka filluar një defilim dhe dislokim i ri i forcave armike në relacion “Kroni i Mbretit”- Gllogoc dhe “Kroni i Mbretit- Grykë e Llapushnikut. Mund të jetë taktizime rutinore por edhe parapërgatitje për ndonjë ofensivë përmasash të gjera.

Të dhënat nga komanda e Batalionit “Ruzhdi Salihu”, na bëjnë me dije se sot në Zborc, në vendin ku nga njësitë tona xheniere të udhëhequra nga eprori, Tahir Sinani, Elez Durmishi e të tjerë kanë qenë vendosur disa mina antitank, një skuadër e motorizuar armike ka rënë në mina, me ç’ rast ka pasur shumë të vrarë të plagosur dhe dëme të konsiderueshme teknike.

Thuhet se është shkatërruar një tank, një autoblindë dhe një kamion i logjistikës. Supozohet se nga radhët e forcave armike ka pasur të vrarë dhe të plagosur, por tani për tani nuk dihet numri i saktë i humbjeve….

Berati e ka njoftuar Ajete Zogajn që të rezervohet nga leximi i lajmeve. Edhe sot  bija ime, Arbana dhe Nusreti i kanë lexuar informatat. Nuk po e shoh të arsyeshme që Arbana të qëndrojë më gjatë këtu, vetëm për leximin e disa informatave ditore. Ajo ka lënë punë shumë më të përgjegjshme në Spital dhe kemi vendosur që tani e tutje ajo të kthehet në punën e mëparshme. Mund të vijë vetëm në raste të veçanta dhe në rrethana të caktuara. Nusret Pllana arrin t`i lexojë edhe vet lajmet. Mendoj se për dhënien e lajmeve mund ta aktivizojmë edhe Ismet Sopin, meqë ai edhe ashtu raporton për TVSH-në.

Çështja e Ajete Zogajt ka marrë një kahe të padëshirueshme. Në këto rrethana nuk do të duhej lejuar diferencime të tilla, meqë jemi në luftë dhe askush nuk ka siguri se çka mund të ndodhë nesër.

Pasi e kemi transmetuar emisionin ditor, unë dhe Arbana jemi nisur në drejtim të Grykës së Kizharekës ku na pret Ali Mullini. Vendin e ka përfshirë një mjegullnajë e dendur, e pazakonshme. Mezi kemi arritur në Krojmir, meqë  nuk shihej as deri në 10 metra.

Në mbrëmje nga Prishtina kanë ardhur Agron Çuni, në shok i tij të cilin e quajnë,  Kastriot, pastaj Labinoti i dajë Faikut dhe  një mik i Muhametit, vëllait të Labinotit. Që të katër kanë ardhur me qëllim që të inkuadrohen në radhët e luftës.

Ata kanë ndenjur me birin tim, Epirin, Elhami Qeriqin, Agron Durmishin e të tjerë.

Syla dhe Elezi kanë dhënë edhe sqarime të tjera lidhur me rënien e njësisë së motorizuar të armikut në Zborc.

Elezi tregon se ato mina janë vendosur disa ditë më herët dhe ushtarët kanë qenë të njoftuar me kohë, kështu që me rastin e depërtimit nëpër rrugë ata kanë pasur urdhër të mos sulmojnë.

Pritet kundërpërgjigjja e armikut, ndërsa po bëhen përpjekje të minohen edhe pika të tjera strategjike, por fatkeqësisht nuk kemi mina të tjera, as lëndë përkatëse shpërthyese. Caktimin e pikave për vendosjen e minave e kanë bërë Komandanti, Tahir Sinani, dhe zëvendësi i tij, Ajvaz Berisha një epror i përkushtuar dhe i arsimuar. Atë ditë së bashku me ta ka qenë edhe Elezi.  Në ekipin minues kanë qenë edhe Ali Durmishi, ushtar Kuçedra, Gafur Dugolli e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Bandat serbe kanë vrarë profesor Fehmi Aganin. Ata po bëjnë përpjekje që këtë akt të tyre qyqar t’ia adresojnë UÇK-së. Aeroplanë të NATO-s kanë goditur godinën e Ambasadës kineze në Beograd. (E shtunë 8 maj, 1999)

Ahmet Qeriqi: Bandat serbe kanë vrarë profesor Fehmi Aganin. Ata po bëjnë përpjekje që këtë akt të tyre qyqar t’ia adresojnë UÇK-së. Aeroplanë të NATO-s kanë goditur godinën e Ambasadës kineze në Beograd. (E shtunë 8 maj, 1999)

Shi dhe mjegull. Natyra megjithatë është mbushur me gjelbërim. As moti i lig, as predhat …