leoni

Ahmet Qeriqi

Ahmet Qeriqi: Shqipëria e Katër Vilajeteve, ka qenë dhe do të mbetet Shqipëria e Madhe, etnike dhe historike I

Shqipëria e Katër Vilajeteve, ka qenë dhe do të mbetet Shqipëria historike, Shqipëria ( e pushtuar) e kohës së Perandorisë Osmane, ku shqiptarët edhe pse nën flamurin dhe pushtetin e saj, jetonin në viset e tyre etnike, meqë numerikisht përbënin shumicën dërrmuese të popullatës, e cila deri në një mase ishte edhe e favorizuar, meqë në shumicë kishte pranuar islamin. Të gjithë të krishterët që pranonin islamin, Perandoria i shpallte shtetas besnikë dhe iu jepte në dorëzim qeverisjen vendore, sipas ligjeve në fuqi.

( Historia e Popullit Shqiptar, Toena, Tiranë, 2002, f. 42).

Vilajeti i Kosovës shtrihej në veri deri në viset shqiptare të Toplicës, Nishit, Sanxhakut dhe ishte vilajeti më i madh. (Po aty f. 43). Për nga Territori i dyti me shtrirje gjeografike ishte Vilajeti i Manastirit, ndërsa i treti Vilajeti i Janinës. Shkodra ishte vilajeti më i vogël si për nga shtrirja territoriale ashtu edhe nga numri i popullatës. Shqipëria e katër Vilajeteve përfshinte rreth 112.000 km.2. Si e tillë Shqipëria do të ishte e madhe, në krahasim me rrudhjen e dhunshme historike me pasoja gjenocidale, në procesin e spastrimit etnik, që i bënë shtetet fqinje të Ballkanit të përkrahura si gjithnjë nga të gjitha shtetet e Evropës pa dallim, por edhe nga Rusia.

Shfletosja për shqyrtim dhe reflektim të hartës së Shqipërisë së katër Vilajeteve është imperativ i kohës, sepse shqiptarët janë i vetmi popull në Ballkan që ka rritje të popullatës, ndërkohë që “Serbinë e ka kapluar “murtaja e bardhë” dhe për çdo vit humb nga një qytet me banorë”. E tillë është gjendja në ish-RJM, në Bullgari, Mal të Zi dhe përgjithësisht në vendet sllave. ( Gazeta “Blic”: Sllavica Tuviq:  Dali ce “Bela kuga” izpraziti Srbiju,  26. 12. 2010, ( Slavica Tuvic: A do ta zbraz Serbinë, Murtaja e Bardhë?)   Shtimi natyral i shqiptarëve nuk mund të ndalet më me metoda maltusiane, as me masa drastike ligjore, sikur i kishte aplikuar Serbia në Kosovë në vitet ’80 të shekullit të kaluar, e ndodhur në panik nga shtimi enorm i popullatës së re, vitale shqiptare.

Shqiptarët në trojet e tyre etnike, kanë ruajtur deri diku kompaktësinë territoriale. Më së rëndi është dëmtuar pjesa jugore, Çamëria, ndërsa pjesa veriore dhe verilindore ka filluar një shtrirje të heshtur e të qetë drejt veriut. Janë mijëra shqiptarë që tashmë jetojnë në qytetin e Nishit, në Kurshumli, në Vranjë dhe gjithandej në qytetet e Toplicës së dikurshme. Kushtet dhe rrethana e reja të ekonomisë së tregut, të lëvizjes së lirë, shtrirjes së bizneseve, shitblerjeve kanë bërë që biznesmenët shqiptarë të nguliten në shumë qytete të Serbisë. Po ashtu edhe femrat ortodokse shqiptare të Shkodrës me rrethinë po martohen dhe po krijojnë familje të përziera në shumë qytete të Serbisë, ku do të lindin nipa me prejardhje gjaku nga shqiptarët. (Valerie Dedaj, “Martesat me shkesë e shqiptareve me serbë, Shekulli, 15. 4. 2013).  Sado që mund të na duket proces i shëmtuar që cenon nderin patriarkal shqiptar, këto martesa mund të kenë efekt në shtrirjen e shqiptarëve në trojet e dikurshme etnike dhe historike. Është një proces të cilin ligjet e Shqipërisë nuk e sanksionojnë…

Andaj dridhjet e Serbisë nga “Shqipëria e Madhe” nuk janë vetëm parulla hipokrite politike të Vuçiqit, Daçiqit e të tjerëve, sikur pretendon Edi Rama apo Hashim Thaçi. Serbët janë popull që kanë një nuhatje tejet të hollë të proceseve të dyndjeve dhe të ndërrimeve të dhunshme demografike e gjeografike, meqë janë popull me origjinë endacake, të prejardhur nga përtej Dnjepri, Vollga, Urali e Karpatet.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një ditë pushim në Grykën e Shpëtimit (E enjte 22 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Një ditë pushim në Grykën e Shpëtimit (E enjte 22 prill, 1999)

Sot kam vendosur të qëndroj në Grykë për të mësuar se si po gjallohet këtu …