Ahmet Qeriqi

Ahmet Qeriqi: Studime etimologjike të disa antroponimeve e patronimeve të njohura

Prejardhja dhe kuptimi i antroponimeve dhe patronimeve: Dhimitri, Georgius, Dragos dhe Bogdanos (Dimitri, Gjergji, Draga dhe Bogdani)

 

Një numër i antroponimeve  latine e greke ndër popujt e Ballkanit është përvetësuar nga të gjithë popujt, sipas trajtave fonetike e gramatikore. Shumë antroponime, toponime e patronime na tingëllojnë si të huaja, meqë jemi  mësuar t i dëgjojmë te sllavët grekët, bullgarët e të tjerë, por pa e ditur prejardhjen dhe kuptimin e fjalës.

Në parim emrat e vjetër greko-latin të periudhës së përhapjes së krishterimit përgjithësisht janë emra burimorë grekë dhe latinë, por që janë përvetësuar nga folësit e gjuhëve të popujve të Ballkanit e më gjerë.

1.

Emri grek “Dhimitër”, (Dimitris) pastaj trajta e shkurtër sllave Mitro, Mitrev, Mitrovica, është e përhapur në të gjitha trevat e Ballkanit, të cilat  i përkasin ortodoksisë. Emërtimi pa dyshim se ka të bëjë  me Shën Mitrin, ( Shën-Dhimitrin).

Dhimitri është trajta e latinizuar e emrit grek të gjinisë mashkullore, që ka të bëjë me emrin e lashtësisë greke: Dēmtrios (Δημήτριος), që do të thotë “kushtuar Demetrit”. Format alternative përfshijnë trajtat: Demetrios, Dimitrios, Dimitris, Dmytro, Dimitri, Dimitrie, Dimitru, Demitri, Dhimitër, dhe Dimitrije, përveç formave të tjera (siç është Dmitry rus).

Në gjuhën shqipe ku emër ishte i përhapur sidomos në Mesjetë. Në defterët turq të mesjetës, në vitin 1455,  apelativi Dimitri ka qenë më i përhapur se asnjë antroponim tjetër, madje nuk ka fshat në Kosovë ku të mos jetë shënuar  dy e tri herë ky emër. ( Dimiter Dimitri, Dimitri Shtruman, Aleks Dimitri, Dimitri Jaku e qindra emërtime analoge.

Pikërisht në saje të pranisë jashtëzakonisht të madhe të këtij emri me prejardhje greke, më herët i periudhës pagane, studiuesi më i thellë i mesjetës, Dr. Muhamet Tërnava, tani i ndjerë, ka ndërtuar edhe  “teoremën” e tij të njohur gjuhësore duke zbërthyer me një metodologji shkencore përkatësinë e emrave, sipas trajtave rasore-gramatikore. Tërnava i ka përkthyer defterët turq dhe ka arritur në zbulimin historik, duke evidentuar shkencërisht përkatësinë dhe praninë  e popujve të caktuar në Kosovë e më gjerë gjatë mesjetës,  duke u mbështetur në mbaresat gramatikore të emrave e mbiemrave, në formulimin analog në gjuhë të caktuara:

Dhimiter Janki, apo Janku,

Dimitar Jankoviq,

Dimitar Jankov,

Dimitris Janaqis,

Mbresat gramatikore të mbiemrave tregojnë përkatësinë, shqiptare, sllave-serbe, bullgare e greke. (Dr. Muhamet Tërnava, Popullsia e Kosovës gjatë shekujve  14-16. Prishtinë, 1996).

2.

Emri  latin “Georgius”  u përhap po ashtu te popujt e Ballkanit, i alternuar sipas trajtave fonetike e gramatikore të popujve përkatës. ( Georgius është emër latin i gjinisë mashkullor, forma latine e emrit grek Γεώργιος Georgios) Në gjuhën shqipe, Gjergj, në gjuhët sllave Djuradj, Gjorgje, trajta e shkurtë Gjuro. Në gjuhët sllave vazhdimisht përvetësohet dhe i shtohet edhe prapashtesa ov-oviq, si: Gjuroviq, Gjurashkoviq, Gjuriq, Gjurkov, pastaj paraqitet edhe si emër i gjinisë femërore Gjurgja, Gjurgjica,, vllahisht Gjergjul, Gergul etj. Edhe ky emër  i përket traditës së ortodoksisë dhe vjen nga Shëngjergji, njëra ndër figurat fetare mitologjike e pranishme  te të gjithë të krishterët.

Shën Gjergji, (280-303) ishte një ushtar romak në rojën e Perandorit Dioklecian, i cili u martirizua gjatë persekutimit të të krishterëve. Në krishterimin Lindor dhe Perëndimor, festohet si Shën Gjergj. Në mitologji dhe në artet ortodokse  Shën Gjergji përshkruhet duke vrarë një dragua, sllavisht, “Azhdaja”.

Në mitologjinë pagane ilire, e trashëguar në rrëfimet popullore shqiptare, Dragoni është ai që e vret Këlshedrën dhe jo Shën Gjergji. Edhe pas përhapjes së krishterimit, kujtesa shqiptare ka ruajtur trajtën pagane.

Është me shumë interesi një elementi mitologjisë popullore shqiptare që lidhet me rrebeshin e shiut apo me furtunën të cilën e lëshon Këlshedra, ndërsa sapo të fillojë ndalja e  rrebeshit,  thuhet se arrin Dragoni dhe e mund këlshedrën…

3.

Emri i mitologjisë fetare “Dragos” nga Dracon, – Dragoni, Dragoti, Draga, Dragaj

Draco është një yll në qiellin verior. Latinisht Dragon. Ishte një nga 48 yjësitë e renditura nga astronomi i shekullit të dytë,  Ptolemeu, dhe mbetet një nga 88 yjoret moderne sot. Poli i ekliptikës veriore është në Drako. Draco është rrethore (d.m.th., kurrë nuk vendoset), dhe mund të shihet gjatë gjithë vitit, nga gjerësia e veriut.

Ky emër pagan është i pranishëm në mitologjinë e popujve të Ballkanit.

Një dragua në mitologjinë pagane pastaj në fenë e krishterë është një dragua  që mund të ketë frymëzuar emrin e yjësisë Ladon, si dragoi që ruajti mollët e arta të Hesperides. Konstelacioni i Herkulit përshkruhet afër Drakos. (Ridpath, Ian; Tirion, Wil (2001), Stars and Planets Guide, Princeton University Press, ISBN 0-691-08913-2)

Ky antroponim ndër shqiptarë në të shumtën e rasteve është përhapur si patronim, Draga, Dragoni, Dragoti  dhe nuk ka të bëjë me emrin sllav Dragan, Dragutin, Dragosllav. Ky antroponim sllav është emërzuar nga mbiemri, drago draga, në kuptimin autentik sllav, “i dashur e dashur”. Prej kësaj trajte është edhe emërtimi druzhe, (shok) e shumë të tjerë.

Në mitologjinë pagane ilire, trashëguar në rrëfimet popullore shqiptare, Dragoni është ai që e vret Këlshedrën dhe jo Shën Gjergji. Edhe pas përhapjes së krishterimit, kujtesa shqiptare ka ruajtur trajtën pagane, në rrëfimin se gjatë rrebeshit të cilin e lëshon këlshedra, atë e sulmon Dragoni dhe rrebeshi ndalet. Fakti se ky fenomen lidhet me yjësitë  jep për të kuptuar se në mitologjinë e popujve të lashtë fshihen shumë mistere të pazbuluara.

Patronimi i vjetër i gjuhës shqipe, në trajtat: Draga, Dragaj, Dragoni, Dragoti, Dragusha, në asnjë referencë nuk kanë  të bëjë me trajtat sllave: Dragan, Dragutin, Dragoljub etj, sepse kuptimi i emrit në gjuhën sllave është i prejardhur, i përfituar edhe me kompozitë, në kuptimin e kundërt me mitologjinë shqipe. Në gjuhën shqipe është e pranishme edhe trajta vllahe e këtij patronimi si Dragushë, nga dragosh dragush  Dragul, Dracul etj.

(A település blogja (románul).

Dragusi parasztház a 19. századból, a bukaresti falumúzeumban (románul)

4.

Bogdan, Bogdani, Bogdanos, Bogdanus

Prania e apelativit, Bogdan te shqiptarët, kryesisht është i pranishëm si patronim dhe jo antroponim: Pjetër Bogdani, Andrea  Bogdani e të tjera.

Ky emër  i gjuhës latine  është jashtëzakonisht i përhapur dhe është i pranishëm kudo të literaturë:  Nomine Bogdanus, montis dittisimus unus ose  postquam Bogdanus lustraverat omnia circum. Emri Bogdan  i quajtur malor… në fund të fundit rreth një Bogdani… Gooogle, (Wilhelm Menis – 1835).

 

Emri Bogdan nuk ka trajtë burimore sllave, sikur pretendohet dhe sikur tingëllon në përkthimin  si  si Dita e Zotit por është koincidencë me emrin grekolatin, bogdanos … google: bogdanos ac depellendum Pocucenfi territorio Bogdanium ( Martini Cromeri Polonia) Petrus Bogdanos ( Pjetër Bogdani).

Ky apelativ i përdorur si emër e mbiemër, veçmas si patronim është mjaft i përhapur te shqiptarët, madje edhe te shqiptarët me besimin islam, të cilët ia kanë ruajtur dhe i ruajnë patronimet e dikurshme të krishtera apo pagane. Emërimi në gjuhën sllave ka edhe shpjegimin gjuhësor, i përfituar në fjalëformimin bog- zot dhe dan- ditë. Bogdan në gjuhet sllave del në kuptimin Dita e Zotit, ose Bog-zhji dan, analog  me Bozhjidar etj.

Këta dy apelativë nuk kanë asgjë të përbashkët nga kuptimi përveç koincidencës  në shkrim. Trajta Bogdanos, Bogdanus  e shqipëruar si Bogdan, Bogdani, i përket periudhës së sundimit romak dhe nuk ka të bëjë me tratën e mëvonshme sllave.

Deshifrimi i antroponimisë së vjetër ilire, dardane,  më vonë arbërore ka mbetur në harresë nga studiuesit shqiptarë. Gjuha shqipe ka ruajtur ndër shekuj elementët arkaikë, origjinalë, por edhe i ka shqiptarizuar sipas ligjeve të gjuhës, duke i përshtatur dhe duke i vënë në përdorim të përditshëm. Përmes kësaj gjuhe shpjegohen shumë fenomene, të cilat mjerisht, në mungesë të studimeve të mirëfillta gjuhësore, kanë filluar të degjenerohen  dhe të merren në trajtim  nga gjysmakët, sharlatanët, që kanë degraduar në një lëmsh, të cilit jo vetëm që nuk ia gjejnë fillin por e ngatërrojnë deri në çoroditje e shëmti profane.

Referencat e burimet:

– Dr. Muhamet Tërnava: Popullsia e Kosovës gjatë shekujve  14-16. Prishtinë, 1996).

– Dēmtrios (Δημήτριος), që do të thotë “kushtuar Demetrit, Google, Vikipidia.

– Emri grek, Γεώργιος Georgios, Google, Vikipidia.

– Stars and Planets Guide, Princeton University Press, ISBN 0-691-08913-2)

– A település blogja, románul.

– Dragusi parasztház a 19. századból, a bukaresti falumúzeumban (románul).

– Bogdanus… Gooogle, (Wilhelm Menis – 1835).

– Pocucenfi territorio Bogdanium ( Martini Cromeri Polonia).

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …