Ajri helmues në qytetet e botës ka shkaktuar katër herë më shumë viktima në njerëz gjatë vitit, sesa virusi korona

Ajri helmues në qytetet e botës ka shkaktuar katër herë më shumë viktima në njerëz gjatë vitit, sesa virusi korona

Në një studim të publikuar nga Al Xhazira, thuhet se Rreziku vdekjeprurës  i ajrit të ndotur po i mbyt njerëzit në  qytetet tona, duke mbytur  katër herë më shumë njerëz në vit sesa virusi korona. Gati nëntë milion njerëz vdiqën prej ajrit të ndotur  në të gjithë botën në vitin 2018, dhe në Indi i merr jetën një fëmije në çdo tre minuta. Ky rrezik është ndotja dhe viktimat vdiqën vetëm sepse thithën ajër nga rrethinat e tyre. Kjo vjen nga burimi i asaj atmosfere helmuese mbytëse nëpër qytete,  kryesisht lëndët djegëse, fosile. Emetimet e gazeve serë nga qymyri, nafta dhe gazi njëkohësisht çojnë në ngrohjen globale dhe vrasin në qytete duke lëshuar grimca të vogla toksike. Shkencëtarët e quajnë më vdekjeprurësin prej tyre to depërtojnë thellë në mushkëri dhe mund të çojnë në kancer të mushkërive, sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe vdekje të parakohshme. Grimcat prej 2 pikë 5 mikron ose më pak konsiderohen veçanërisht të rrezikshme për shëndetin e njeriut, sepse ato mund të kalojnë përmes mbrojtjes së trupit tonë si flokët e hundës ose mukusit.

Vlerësimet e vdekjeve në mbarë botën, të botuara në revistën “Environment Research”, tregojnë se “bilanci i zi” është më i lartë se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga konsumi i duhanit dhe atyre që vdiqën nga malaria. Studiuesit, përfshirë specialistët e imazheve satelitore dhe epidemiologët, kanë përdorur një model global 3D të kimisë atmosferike për të dalluar ndotjen nga burimi i saj. Kjo u dha atyre mundësinë për të hartuar zonat e ndotura dhe për t’i krahasuar ato me zonat ku jetojnë njerëzit. Ky vrasës i padukshëm ishte përgjegjës për pothuajse çdo vdekje të tretë në Azinë Lindore të të gjithë atyre që vdiqën në moshën 14 vjeç e lart. Në Indi, ndotja e ajrit është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve dhe vret dukshëm më shumë se një milion njerëz në vit. Vendi është shtëpia e 22 nga 30 qytetet më të ndotura në botë, dhe Delhi renditet si kryeqyteti më i ndotur në botë me shkallën më të lartë të vdekshmërisë urbane (54,000) në vitin 2020 – afërsisht një në 500 njerëz. Kujtojmë që në vitin 2020, pandemia ngadalësoi ekonomitë dhe uli emetimet e CO2 për pjesën më të madhe të vitit. Kjo do të thotë që sa më shpejt që ekonomitë kombëtare të rifillojnë dhe emisionet të rriten, shkalla e vdekjeve nga ndotja do të rritet gjithashtu. ( Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Edhe në Nabërgjan, si anembanë Kosovës, ka shumë dhimbje por edhe krenari

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë nderime  në vendin ku pushojnë dëshmorë e martirë …