Brickos

AKADEMIA DIPLOMATIKE SHQIPTARE

QENDRA PËR MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE DHE DIPLOMACI
ADRESA: Rr. “Rexhep Jella”
Selitë e Vogël 
Tiranë – SHQIPËRI
Tel: 00 355 69 22 37 847
E-mail: [email protected]
[email protected]
www.albdiploacademy.com 

Akademia Diplomatike Shqiptare/Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, www.albdiploacademy.com është krijuar me datë 8 shkurt 2001 me vendim te Gjykates se Rrethit Tiranë. Akademia Diplomatike Shqiptare është institucion i pavarur, jo qeveritar, vetëfinancues dhe jofitimprurës. Veprimtaria e Akademise Diplomatike Shqiptare është përqëndruar në tre drejtime kryesore: 

1. Në fushën e kërkimeve shkencore
2. Në fushën e botimeve
3. Në fushën e trajnimeve të specializuara pasuniversitare

Në të tre këto drejtime Akademia Diplomatike Shqiptare ka arritur tregues të lartë cilësorë, kontribute unike kombëtare, rajonale e ndërkombëtare. Ekspertët e Akademisë Diplomatike Shqiptare kanë ndërmarrë studime e hulumtime për të gjithë aspektet kryesore të diplomacisë shqiptare me karakter historik, teorik dhe praktik si dhe për aspekte themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme e të diplomacisë bashkëkohore. Pjesa kryesore e këtyre studimeve e hulumtimeve ështe botuar nga Akademia Diplomatike Shqiptare në shqip dhe anglisht. Mjaft nga botimet e këtij institucioni jane botuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroaci, Hollandë, Maqedoni, Kosovë, Unionin Serbi-Mali i Zi. 
Akademia Diplomatike Shqiptare boton Revisten periodike dy gjuhëshe anglisht-shqip “Diplomacy/Diplomacia” prej shtatë vjetësh. Ky organ unik në Ballkan shpërndahet në të gjitha qendrat diplomatike kombëtare, rajonale e ndërkombëtare. Botimet shkencore dhe revista “Diplomacy/Diplomacia” janë kataloguar në bibliotekat e shumë institucioneve akademike ndërkombëtare të këtij profili. 
Ndër drejtimet prioritare të Akademisë Diplomatike Shqiptare ka qenë e mbetet fusha e trajnimeve për marrëdhënie ndërkombëtare e diplomaci. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi është i vetmi institucion unik i këtij profili që ka hedhur bazat dhe zhvillon projekte trajnuese me dimensione kombëtare, rajonale e ndërkombëtare. 
Në auditoret e Akademisë Diplomatike Shqiptare janë trajnuar atashetë ushtarakë të Republikës së Shqipërisë, zyrtarë të lartë të administratës shtetërore, gazetarë të marrëdhënieve ndërkombëtare të medias elektronike dhe të shkruar, diplomatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pjesëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Gjeografia e të trajnuarve përfshinë specializantë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Unioni Serbi-Mali i Zi, Austria, Gjermania, Egjipti, Arabia Saudite. Kontribut të veçantë ka dhënë dhe vijon të japë Akademia Diplomatike Shqiptare për trajnimin e stafeve të para të diplomatëve shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia. 
Akademia Diplomatike Shqiptare ka zhvilluar aktivitetin e saj në bashkëpunim partneriteti me institucione të rëndësishme të vendit dhe ndërkombëtare. Ajo ka marrëveshje juridike bashkepunimi me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, me Akademinë Diplomatike të Moskës, me Akademinë Diplomatike të Kroacisë. Bashkëpunim të ngushtë Akademia ka ndërtuar edhe me universitetet më të shquara të këtij profili siç janë Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tetovës, Universiteti i Podgoricës (Mali i Zi), Universiteti i Çikagos (SHBA), Univesiteti i Mainzit (Gjermani), Universiteti i Zagrebit (Kroaci). 

Duke konsideruar aktivitetin e gjërë dhe nivelin e lartë shkencor e profesional të Akademisë Diplomatike Shqiptare, Forumi Ndërkombëtar për Trajnime Diplomatike (International Forum for Diplomatic Training), me qendër në Vjenë e pranoi Akademinë Diplomatike Shqiptare anëtare me të drejta të plota në shtator 2002. Në këtë Forum Akademik e universitar bëjnë pjesë 55 Akademitë Diplomatike dhe Universitetet e Marrëdhënieve Ndërkombëtare më të spikatura nga e gjithë bota. Nga ajo kohë Akademia Diplomatike Shqiptare ka njësuar kurikulat, ka koordinuar projektet dhe ka ngritur nivelin e profesorëve, lektorëve dhe diplomateve kontributorë shqiptarë dhe të huaj. 
1. Në kuadër të bashkëpunimit shkencor në fushën e marrëdhënieve ndërkomëbtare dhe të diplomacisë, institucioni ynë i përbashkët ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për programin MASTER me Universitetin Mbretëror Iliria në Kosovë, Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni dhe Universitetin Parë Privat (FON) në Maqedoni. 
2. Programi MASTER është bërë operativ me Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe nga fillimi i vitit shkollor 2007 do të bëhet operativ edhe me dy universitetet e tjera. 
3. Nga data 25 shtator 2007 deri më 22 dhjetor 2007 Akademia Diplomatike Shqiptare organizon trajnimin intensiv për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Ky trajnim i llojit unik në Shqipëri dhe Rajon, është vlerësuar nga Forumi ndërkombëtar për trajnime diplomatike si një nga më prestigjozët. Diploma me të cilën pajisen të gjithë specializantët njohet nga të 55 Akademitë Diplomatike të botës anëtare të këtij forumi si dhe nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe e Shanseve të Barabarta të Republikës së Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …