Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik, Muzafer Korkuti i dha në Prishtinë, akademikut, Idriz Ajeti, “Çmimin e Karrierës Shkencore Akademike”-2016, për rendin e parë të konkursit të shpallur për çmimet shkencore kombëtare vjetore. “Dijetar me një veprimtari të gjatë dhe të frytshme akademike e universitare; i pranishëm në mënyrë të pandërprerë e të suksesshme prej shtatë dekadash në shkencat albanologjike; me kontribute origjinale e themelore në gjuhësinë historike e të krahasuar, në marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e tjera në arealin ballkanik, në dialektologji e histori shkrimi, në procesin e njësimit të shqipes letrare; personalitet me ndikim të mirënjohur në jetën qytetare të Kosovës dhe në historinë e mendimit shqiptar, që i lartësoi dhe u dha nder përgjegjësive e detyrave të rëndësishme që ka ushtruar”, thuhet në motivacionin e këtij çmimi. Akademiku Idriz Ajeti i ka mbushur 100 vjet.
Kontrolloni gjithashtu
Koalicioni, AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, ka mbajtur tubime elektorale në Vitomiricë të Pejës dhe në Rogovë të Hasit
Koalicioni, AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, ka mbajtur tubime elektorale, në Vitomiricë të Pejës dhe në …