AKP

AKP pezullon Procedurat e Shitjes së Asetve në Likudim SHAL 55, e planifikuar të mbahej me 25.03.2020

Bordi Agjencisë Kosovare të Privatizimit  në harmoni me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 15.03.2020 nr.01/21 për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik , shpalljes së pandemisë nga OBSH  Coronavirus/Covit 19 morri dy vendimin emergjente;

Pezullimin e të gjitha procedurave duke përfshirë edhe pranimin dhe hapjen e ofertave për SHAL 55, që ishte planifikuar të mbahej me 25.03.2020.

Pezullohen të gjitha procedurat e pranimit dhe hapjes së ofertave për shitjen e  hekurishteve të NSH Jatex e paraparë të mbahej më 17 mars 2020.

 Vendimet emergjente janë marr duke pasur parasysh natyrën e urgjencës objektive për të cilën nuk ka pasur mundësi të vendosej në një mbledhje të zakonshme të bordit.

Ky vendim do të jetë në fuqi deri në njoftimin e radhë.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesi i Anglisë në KS të OKB-së, shprehu mbështetjen e vendit të tij për sovranitetin dhe Pavarësinë e Kosovës

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar ka shprehur qartë mbështetjen e vendit të tij për sovranitetin …