Alavitet pas luftës pesëvjeçare dhe vrasjes se 35.0000 sirianëve, nuk i japim më besim kryetarit vrastar, Assad

Alavitet pas luftës pesëvjeçare dhe vrasjes se 35.0000 sirianëve, nuk i japim më besim kryetarit vrastar, Assad

Udhëheqësit e alavitëve në Siri, të cilit i përket edhe kryetari,  Bashar al-Assad, e distancuan veten nga regjimi i tij dhe folën gjithashtu për të ardhmen që duan për vendin, pas 5 vitesh luftë civile. Krerët e këtij komuniteti, përfshirë ata fetarë thanë se, shpresojnë të hedhin dritë mbi alavitët pas një periudhe të gjatë sekreti, në atë që ata ë cilësojnë një moment të rëndësishëm në historinë e tyre. Në një dokument prej 8 faqesh të publikuar nga ky sekt, që quhet “Deklarata e reformës së identitetit”, udhëheqësit e alavitëve thonë se ata përfaqësojnë një model të tretë brenda Islamit. Ndërsa bëjnë të qartë se nuk i përkasin islamit shiit, alavitët thonë se aderojnë në vlerat e barazisë, lirisë dhe qytetarisë, duke bërë thirrje që laiciteti të jetë e ardhmja e Sirisë, ku çdo fe të jetë e barabartë. Megjithëse alavitët kanë dominuar qeverinë dhe shërbimet sekrete siriane për më shumë se 4 dekada, nën drejtimin e Assad dhe babait të tij më herët, ata theksojnë se legjitimiteti i këtij regjimi mund të konsiderohet vetëm përmes kritereve të demokracisë dhe të të drejtave bazë. Alavtitët përbënin 12% të popullsisë prej 24 milionësh në Siri, para nisjes së luftës civile, dhe deklarata e tyre, e bërë ndërsa qeveria e Assadit po fiton terren e ndihmuar nga rusët, është një sinjal i qartë se ata nuk mbështesin më kryetarin nga radhët e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Mimoza Ahmetaj

Mimoza Ahmetaj: Zgjedhjet e parakohshme si zgjidhje për Kosovën

Ish-ministrja e Integrimeve, Mimoza Ahmetaj, ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme si zgjidhje për …