Albin Kurti: Astrit Dehari i mbytur në burg pesë vjet më parë është viktimë e krimit politik

Albin Kurti: Astrit Dehari i mbytur në burg pesë vjet më parë është viktimë e krimit politik

Kryeministri, Albin Kurti sot në pesë vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit bëri homazhe, ndërsa theksoi se Astriti i mbytur në burg është viktimë e krimit politik. “Sot jam mbushur pesë vjet pa Astritin. Me shumë dhembje e mall, me shumë dashuri dhe krenari e kujtojmë për punën e angazhimin e kontributin e sakrificën e tij. Pesë vjet pa Astritin janë edhe pesë vjet pa drejtësi. U mbyt në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016 dhe sot e kësaj dite ne nuk mund të jemi të qetë derisa nuk ka drejtësi për Astritin dhe përgjegjësit nuk janë gjykuar e dënuar dhe përderisa nuk është zbardhur në plotëni e vërteta për të”, tha ai. Babai i Astritit, Avni Dehari kërkoi nga Prokuroria që të mos zvarriten rastet dhe sa më shpejt të zbardhet rasti i Astritit, por  edhe rastet tjera që duhet të zbardhen.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …