Naser Ramadani

N. Ramadani: Në 10 ditët të fundit, në Kosovë janë shënuar 163 raste te reja pozitive dhe tri vdekje nga virusi korona

Në 10 ditët të fundit, në vendin tonë  janë shënuar 163 raste te reja pozitive dhe tri vdekje nga virusi korona. Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë rreth 440 derisa në pikën më të lartë të përhapjes disa muaj më parë kishim 26 mijë raste. Duke folur për epideminë tani në rënie,  drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani, për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se  situata në rajon është ndryshe. Më 4 nëntor, në Serbi janë shënuar mbi 6,000 raste të reja pozitive dhe 64 viktima, në Bosnje mbi 1,000 raste dhe 32 viktima, në Maqedoni të Veriut 550 raste dhe 16 viktima, në Mal të Zi mbi 700 raste dhe 6 viktima.

Naser Ramadani, thotë se situata epidemiologjike mund të përkeqësohet, në rast të rritjes së numrit të rasteve të reja. Ai paralajmëron se një gjë e tillë do të mund të paraqesë mbingarkesë të re për sistemin shëndetësor dhe për profesionistët shëndetësorë. IKSHPK-ja apelon te të gjithë qytetarët respektimin e të gjitha masave, sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës”.

Masat që janë aktualisht në fuqi, përfshijnë mbajtjen e maskës në ambiente të hapura dhe të mbyllura publike, si dhe dëshminë e vaksinimit apo të testit negativ për hyrje në qendra tregtare, restorante, bare dhe vende të tjera publike.

“Rekomandojmë institucionet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë. Apeli i IKSHPK-së konsiston në domosdoshmërinë e kujdesit të shtuar të të gjithëve, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat, të bëjnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit”, thotë Ramadani për Radio-Evropa e Lirë. Ai thekson se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar koronavirusin, veçanërisht format e rënda të sëmundjes që e shkakton ai dhe vdekjet. “Ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithëpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës. Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin”, thotë Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …