Zafir Berisha

Zafir Berisha: Ky endacaku, (Albin Kurti) që sillet vërdallë rrugëve të Prizrenit, ka harruar se është kryeministër

Kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha, i cili në balotazh do të përkrah Shaqir Totajn e PDK-së, e kritikon ashpër vizitën  e shpeshtë të kryeministrit Kurti në Prizren me një gjuhë jo fort të zakonshme. Ai shkruan se ky endacaku që sillet vërdallë rrugëve të Prizrenit, ka harruar se është kryeministër por unë e kuptoj frikën sepse këtu po fillon fundi i tij dhe mashtrimeve të tij që i ka bërë Prizrenit dhe Kosovës, ka thënë, Zafir Berisha. Megjithatë, pavarësisht prej partive të tjera që veç se janë pozicionuar, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur të mos përkrahë asnjërën palë. Haskuka pranë e ka Unionin Socialdemokrat të boshnjakëve me Duda Baljen, partinë tjetër boshnjake NDS-në të Emilia Rexhepit dhe partinë turke VAKAT. PKD-ja ka mbështetje nga AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …