leoni

EULEX-i

Një vit më parë Policia e EULEX-it, ka arrestuar tre krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi

Një vit më parë, më 5 nëntor 2020, Policia e EULEX-it, me një ndërmarrje spektakolare,  tipike policore, si ato të kohës së regjimit të Milosheviqit, kishte arrestuar tre ndër drejtuesit e luftës së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ndërsa një ditë më parë kishte arrestuar zëdhënësin e luftës së UÇK-së,  Jakup Krasniqi. Paraprakisht, me urdhër  të Gjykatës Speciale ata kishin arrestuar edhe eprorin e UÇK-TMK-së, Sali Mustafa, dy krerët e OVL të UÇK-së, Hysni Gucatin e  Nasim Haradinajn e disa muaj më vonë ishte arrestuar edhe luftëtari dhe eprori,  Pjetër Shala. Të tetë këta luftëtarë e çlirimtarë të Kosovës po mbahen në arrest në burgun e Sheveningenit në Hagë, të akuzuar se gjoja gjatë kohës së luftës në vitet 1998-1999 kanë kryer krime lufte. Aktakuza e kësaj gjykate i trajton si grup i organizuar për  krime të pretenduara gjatë luftës, me theks të veçantë për keqtrajtime të  kundërshtarëve politikë.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh …