Albin Kurti

Albin Kurti: E vlerësoj jashtëzakonisht shumë rolin e Ibrahim Rugovës në vitet 1989-1992

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një intervistë në Syri Tv, ka folur edhe për figurën e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. “Me presidentin jam takuar vetëm dy herë ku kemi diskutuar për gjëra të ndryshme. Takimet kanë qenë konstruktive përkundër që nuk jemi pajtuar. Në vitin 1995 ne u distancuam nga Dejtoni dhe pamë çlirimin e Kroacisë me luftë nga Serbia”, tregon Kurti. “E vlerësoj jashtëzakonisht shumë rolin e tij në vitet 1989-92. Sidomos është një deklaratë e tij që ka pasur shumë rëndësi të madhe atë kohë e cila vlen jashtëzakonisht shumë edhe për sot. Është kaq e thjeshtë dhe këtë dua ta ndaj me ju. Rugova pati thënë atë kohë: ‘Edhe pavarësia është kompromis për Kosovën’”. “Pavarësia është kompromis. Pasi që qëllimi dhe synimi jonë është diçka më shumë. Andaj kur të takohemi me Beogradin, qoftë në proces të Berlinit, apo në Bruksel e Uashington duhet të ia përsërisim, është detyrë kombëtare, qytetare dhe politike që pavarësia është kompromis”, shtoi Kurti.

 

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …