Albin Kurti

Albin Kurti kërkon të bëhen ndryshime në krye të organizatave sindikale, sidomos në ato që nuk e dëgjojnë

Kryeministri Albin Kurti, të gjatë një konference ka thënë se duhet të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale, sikur ka ndryshime në politikë. Ai shprehet i bindur se edhe punëtorët shëndetësorë edhe qytetarët e Kosovës nuk mjaftohen që për shumë vite të vazhdojnë t’i përfaqësojnë të njëjtit njerëz në sindikata, kushdo qofshin, apo kudo ku janë. Kundër  deklaratës së kryeministrit, ka reaguar kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla. Ai ka deklaruar se  për këtë presion të Kurtit do të kontaktojë me përfaqësues ambasadave të huaja dhe të shteteve të QUINT-it në Kosovë.  Kryeministri paska punë edhe me kreun e Federatës së Sindikatave  që nuk po i shkon për shtati. Ndërsa kur ishte në opozitë ai ishte  takuar me Blerim Sylën dhe gjithçka ishte në rregull. Liderët sindikalë zgjidhen nga punëtorët shëndetësorë e jo nga politika. Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka paralajmëruar Kurtin se do të shihen shpesh  në greva të ligjshme sepse qeveria Kurti e ka  shkelur  ligjin anti-virus  duke i zbritur shtesat nga 300€ ne 60€ dhe duke i vjedhur ato për 2 muaj”, saktësoi, Blerim Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …