Albin Kurti: Serbia të përballet me të kaluarën e saj, të kërkojë falje për krimet e bëra, atëherë mund të nis pajtimi

Albin Kurti: Në javën e ardhshme do të jetë takim për dialogun e ri, nuk jam duke e vazhduar punën paraprake

Kryeministri,  Albin Kurti sot në Kuvendin e Kosovës gjatë një replike drejtuar deputetit të PDK-së Enver Hoxhaj, thënë se nuk është në pushtet që t’i realizoj qëllimet dhe pritshmëritë e PDK-së për dialogun Kosovë-Serbi, por të qytetarëve të Kosovës. “Kjo seancë është që ne t’i nxjerrim mësimet tona për gabimet e juaja, diskutim për ecurinë e deritanishme. Javën e ardhshme do të jetë takim për dialogun e ardhshëm, nuk jam duke e vazhduar punën paraprake. Çfarëdo platforme për dialogun e ri do të ishte gabim para takimit me dialogun. E kam trashëguar këtë gjendje”, u arsyetua Albin duke shtuar se nuk është duke i ikur parimeve të dialogut Kosovë-Serbi dhe asnjë sfide tjetër. Fjala e Kurtit në Kuvend është për konsum të brendshëm politik, ndërsa ai e di mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja e kanë rikonfirmuar sa e sa herë se nuk fillon dialogu me Albin Kurtin, por është vazhdim i dialogut që e kishte filluar ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tetë vjet më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …