Ramush Haradinaj

Në seancën e sotme të Kuvendit, Ramush Haradinaj ka pyetur përse kryeministri Kurti po ik dhe po i fshihet Amerikës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,  për dialogun  me Serbinë. Në seancën e sotme Haradinaj ka pyetur përse kryeministri Kurti po ik dhe po i fshihet Amerikës. Është e habitshme kur kryeministri i lajmëron marrëveshjet e mëhershme dhe thotë se krejt çka ka mbetur është njohja reciproke. Pse kryeministri i Kosovës nuk i drejtohet presidentit të Amerikës për një të ngarkuar special, një emisar special, për njohjen reciproke?” Pse nuk po guxojnë t’i kërkojmë Amerikës rolin e vet që i takon në këtë çështje duke e ditur se çështjet e mëdha nuk kryhen pa Amerikën? Nëse ne frikësohemi prej këtij presidenti të Amerikës, si do të presim prej një presidenti të ardhshëm, ka pyetur  mes tjerash, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …