Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu: Mund të ndodhë që deri në fillim të javës së ardhshme të arrihet marrëveshja finale me LDK-në

Pas takimit të grupeve punues në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës , Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja  tha se sot të gjitha çështje programore janë finalizuar. “Sa i përket programit qeveritar ne kemi arrit 100 për qind përafrim të plotë. Për çështjet që kanë të bëjnë për ndarjen e përgjegjësive, para ditës së hënë ka me pasur takime prapë, ndërsa për arritjen e marrëveshjes kjo do të ndodhë shumë shpejt. Ajo paralajmëroi se mund të ndodhë që deri në fillim të javës së ardhshme të arrihet marrëveshja finale. Ndërkohë, pas takimit me Vetëvendosjen nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri tha se ndarja e përgjegjësive dhe  struktura e qeverisë janë çështje që do të diskutohen në ditët në vazhdim nga liderët e partive. Haziri tha se për çështjen e pozitës së presidentit është tejkaluar. Nuk ka çështje që e parandalon arritjen e marrëveshjes”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: AAK mbetet e hapur për koalicion me të gjitha partitë politike në vend për formimin e qeverisë së re

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se nuk ka votë për Qeverinë Kurti 3

Në prag në nisjes së seancës së Kuvendit për krijimin e qeverisë, deputeti nga radhët …