Albulena Haxhiu: Derisa shteti po kryen vjedhje me kontratën e Telekom Z-Mobile, Haradinaj flet për shtrembërim të fakteve

Albulena Haxhiu: Nuk duhet të ketë dialog pa vlerësimin e dialogut të deritashëm dhe pa i qartësuar kërkesat

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në debatin që u zhvillua sot në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë, ka thënë se nuk duhet të ketë dialog pa vlerësimin e dialogut të deritashëm dhe pa i qartësuar kërkesat e Kosovës. Ajo tha se është vet Hashim Thaçi që i ka bërë dëme Kosovës dhe deputetët janë ata që duhet ta ndalin për të mos udhëhequr dialogun përfundimtar me mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkimi Evropian duhet ta dijë se me dialog të udhëhequr nga Thaçi, do të prodhojë pasoja të mëdha për vendin. “Unë nuk i kuptoj as Hashim Thaçin, as Qeverinë që marrin yrysh sa herë që Serbia ka nevojë. Pse duhet të vizatohemi Serbisë në Bruksel pa e bërë një vlerësim të dialogut, pa vendosur kushte, pa i diskutuar synimet e Kosovës dhe pa i qartësuar kërkesat e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, mbështesin kandidaturën e zonjës Kamala Harris për kryetare të Amerikës

Ish-kryetari Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, e cila garoi …