Albulena Haxhiu

Albulenë Haxhiu dhe Shpejtim Bulliqi: Të gjithë ata që largohen nga vetëvendosja janë tradhtarë

Mendësia totalitare e krerëve të Vetëvendosjes  është e llojit të veçantë, është tipike moniste dhe aspak demokratike e liberale. Largimi i deputetes, Daorsa Kica Xhelili, nga disa vet-vendosistë u prit me zemër të thyer, nga disa të tjerë me zemërim e pezmatim, nda disa edhe me armiqësi dhe etiketime të rënda, si tradhti. Albulenë Haxhiu e kësaj partie, largimin e deputetes e quan hiq më pas se tradhti  ndaj “qytetarëve” të Kosovës,  sikur të ishte bashkuar  me Listën Serbe. Sipas rezonit të saj, të gjithë ata që largohen nga Vetëvendosja, apo të gjithë ata që nuk janë në Vetëvendosje qenkan tradhtarë.  Kryetari i Besianës,  Shpejtim Bulliqi, ka thënë se në syrin e Vetëvendosjes, largimi i deputetes Doarsa Kica-Xhelili është  tradhti. Nuk po radhisim këtu, sharësit, përçmuesit, kërcënuesit, mujsharët e arrogantët që janë “nus” prodhim i kësaj partie, së cilëve po i rrëshqet nën këmbë pushteti, ende pa e shijuar dhe pa e shfrytëzuar deri ku synojnë.

Shpallja tradhtarë e krejt atyre që nuk mendojmë me “trurin” e Vetëvendosjes, për të gjithë njerëzit që logjikojnë esëll, është veprim i papërgjegjshëm, politikisht i papjekur, tejet naiv. Në rastin konkret tregon edhe, xhelozi, agresivitet, fodullëk, mungesë kulture, mungesë  edukate familjare e qytetare…

Kontrolloni gjithashtu

Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, Arnhild Spence e ka vlerësuar lart procesin e regjistrimin të popullsisë në vendin tonë

Koordinatorja për Zhvillim e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Arnhild Spence e ka vlerësuar lart …