Haxhiu

Albulenë Haxhiu: Për shkak të politikave nënshtruese Kosova po ballafaqohet me probleme të mëdha

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, ka thënë se do të donte që 9-vjetori i Pavarësisë ta gjejë Kosovën si një vend të fuqishëm sikur brenda, po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare por, sipas saj, fatkeqësisht është e kundërta. “Fatkeqësisht për shkak të politikave të dobëta e nënshtruese Kosova sot ballafaqohet me probleme të mëdha.  Së pari me mungesë të zhvillimit ekonomik, mirëqenies, barazisë e drejtësisë dhe nivelin e lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Së dyti, me mungese të shtrirjes së sovranitetit, pra ende 1/3 e territorit nuk kontrollohet nga institucionet tona, me ndërhyrjet e vazhdueshme të Serbisë përbrenda territorit të vendit tonë. Pra, Mitrovica në njërën anë e ndarë dhe mbarë Kosova e papunë, në varfëri e mjerim”, është shprehur Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

28 Nëntori — Shqipëria feston 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë

Shqipëria sot shënon 113 vjet nga Shpallja e Pavarësisë, një nga momentet më madhështore dhe …