Albulena Haxhiu: Nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në opsion janë zgjedhjet e jashtëzakonshme

Albulenë Haxhiu: Vetëvendosja është shumë e interesuar për koalicion me LDK-në, por nga ajo nuk ka garanci

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, është shprehur shumë e  interesuar të ketë koalicion me LDK-në, por se nuk ka ndonjë  garancë që kjo do të ndodhë. Do te punojmë shumë në këtë drejtim por garanca është vetëm përkushtimi ynë për jetësimin e vullnetit qytetar të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit”. Sikur kemi thënë  edhe publikisht, ne i kemi bërë propozim LDK-së, presim mbledhjen e Këshillit Drejtues për propozimin tonë. E pyetur se a do të ketë gjatë kësaj jave takim të albin Kurtit dhe Isa Mustafës,  Albulena Haxhiu nuk ka dhënë përgjigje. Ndërkohë anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti bëri të ditur se takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje. “Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo për vetëm sa për tu takuar”, ka saktësuar  Hoti, duke lënë të nënkuptohet se Vetëvendosja paraprakisht duhet të pranojë ofertën e LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Grubi: Fitore historike në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, triumf për Maqedoninë Evropiane

Artan Grubi nga BDI-ja, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, …