Aldo Deliu: Letra e Dikujt dhe e Askujt

Aldo Deliu: Letra e Dikujt dhe e Askujt

I lindur në vitet 1990 në Shqipëri. U rrita nga dy prindër dhe nga gjyshja  e gjyshi në një familje e ndershme, punëtorësh.

Pata një fëmijëri të shëndoshë pavarësisht se po ta krahasosh me sot quhet e dobët materialisht,  por jo shpirtërisht.. Buka me sheqer ujë dhe kafe, ndonjëherëë me gjalp dhe reçel e ndonjëherëë me djathë e domate e pastaj duke luajtur deri vonë tek lagja me shokët dhe shoqet.. Deri këtu fëmijëria ishte e bukur e lumtur pavarësisht ndonjë shapke nga mamaja ose ndonjë të bërtitur nga babai… Vjen viti 1997 në fillim e morëm si lojë sepse nuk po shkonim në shkollë e zhurma armëve dukej, sikur filmi me Rambon… Por me pas kuptova se është një luftë civile ku të rinjët po vriteshin, ku prona po grabitej, armët ishin kudo e ngado, bandat kishin marrë kontrollin. As të rriturit nuk dinin dhe s po kuptonin çfarë do të ndodhte më pas.. .Por ja që dhe kjo kohë e errët mbaroi.

Me mbahet mend ushtarët e Italisë, Francës, Gjermanisë dhe të Anglisë që patrullonin në qytet… E kështu kaloi dhe kjo pjesë e fëmijërisë.., Por pas kësaj kohe ndodhi diçka që më vonë do ta kuptoja dhe analizoja… Viti i mbrapshtë  1997 ishte një kthesë e  madhe për Shqipërinë që do të reflektohej në vitet në vazhdim..

Ky vit krijoi një Neo Shqiptar të rrezikshëm që do të shkatërronte gjithçka me pas për para dhe pushtet ..

Bandat kriminale të atyre viteve trafikuan vajzat shqiptare, u rrjetëzuan  me kriminele dhe trafikantë armësh, lëndësh narkotike nga e gjithë bota e pasi u fuqizuan  ata u kthyen në Shqipëri.. Shqipëria për to ishte një vend ku mund të blije gjithçka mund të bëheshe lehtësisht biznesmen, mund të bëheshe me universitet me pak fjalë toka e premtuar për antivlerat njerëzore ..

Këto kriminelë bashkëpunuan ngushtë me politikanet duke i sponsorizuar nëpër fushata e duke i mbrojtur nga klanet rivale e jo rrallë ata morën pjesë vetë në politikë .. E kështu lindi një kategori tjetër ajo e politikanit të korruptuar te kapur të shitur.. Këta politikane te ardhur nga një varfëri dhe barazi komuniste u treguan të pamëshirshëm duke  vjedhur, duke shitur gjithçka. .. E kështu virusi u përhap tek doktorët ata kërkon para për një operacion për një vizitë etj, tek profesorët ata merrnin para për një provim, tek gjykatësit tek prokurorët, doganierët e kështu me radhë kudo hidhje sytë dhimbje padrejtësi… Pabarazia dhe babëzia po arrinte kulmin..

Një familje e ndershme si ajo e imja e kishte shumë të vështirë tashmë të përballonte jetën të ecte në të njëjtin ritëm më këtë  pseudo shoqëri.. Problemet ekonomike, problemet për shkollimin, veshjet po bëheshin të përditshme por me dashuri dhe ndër shpresa dhe ëndrrat na çonin përpara, por deri kur??! Por fatkeqësia me e madhe ishte se në fëmijët po kultivonim ëndrrat e gabuara e mbase paditur dhe prindërit po na i ushqenin.. Do të bëhem doktor marr para nga një vizitë nga një operacion e kështu hap dhe një klinikë private. Do të bëhem prokuror sepse marr para nga krimineli pasi të fuqizohem bëhem dhe gjykatës e mbase ministër drejtësie një ditë.. Do të bëhem drejtor policie te mos arrestoj kriminelin të bëj sikur nuk shoh e kështu mbase bëhem ministër i brendshëm.. Do të bëhem pedagog rroga e mirë plus ndonjë kafe për provimet, ndonjë kurs privat e mbase bëhem rektor një ditë.. E kështu u bëmë juristë 40% e rinisë, shkenca politike 40% pjesa tjetër..

Pasi ëndrra e gabuar me beri të ndihem dikushi realiteti që preka kuptova se isha askushi.. Llumi kishe shkuar shumë thellë në shoqërinë tonë aq thellë sa ishte kthyer në një përbindësh që të gllabëronte.. Nëse mendojë ndryshe merrje një jo nga të gjithë  jo se na heqin nga puna jo se na marrin më sy të keq jooo – ja na u be si pishtar .. E kështu askushi do të provonte të bëhej dikushi diku në botë

Lamtumirë nene, familje

Lamtumirë shokë, miq

Lamtumirë lagje, qytet

Lamtumirë atdhe

Ishte viti kur Rilindasit morën pushtetin për të bërë drejtësi, për të luftuar korrupsionin por  doli se ishte thjeshtë  vetëm ushqimi për  ëndrrat e dikushit që ishte askushi..

Nga zhgënjimi në zhgënjim askushi mendoi se do të ishte dikushi diku tjetër në botë në po atë bote qe i solli ëndrrat e rreme..

E kështu filloi rrugëtimi por këtë herë pa familjen, pa shokët, pa diellin e mëmëdheut dhe pa erën e tokës time.. Dhe vjen nje dite qe shiu  ndalon…dhe vjen një sekondë qe thua perse!!  Vjen një çast dhe thua sa te desha  Atdhe, por perse zhgenjehemi perse ndoshta nga vete uni? Në botë u njoha me shume shqiptare qe mendonin se ishin dikushi dhe  uni ishte ai që drejtonte mendimin dhe bindjen e tyre.. Por e vërteta nuk fshihet, veten nuk mund ta mashtrosh për një kohë të gjatë. Si mund të jesh dikushi kur dheu ku ke lindur lëngon vuan, kur e shikon se rinia po largohet, kur e shikon se rruga që në si shoqëri po shkojmë është  e gabuar.. A është i qetë shpirti yt,  a je vërtet i lumtur duke i thurur lavde unit dhe egos tënde?.

!JO

Nga 1990 deri në 2022 besoj se u rritëm apo jo vëllezër dhe motra.. Ashtu si Izraelitet në shkretëtirë dhe në udhëtuam në një kohë pa kohë nga brenga në brengë.. E kam me ty vëlla e motër në Shqipëri vëlla e motër në Kosovë, vëlla e motër në Maqedoni, e kam me ty vëlla e motër neper botë ti lëmë ëndrra e rremë por ti nisemi asaj rrugës që duket e frikshme me re të zeza me shkreptima me shira të furishëm e me gjemba ajo është e vetmja rrugë që do të na takojë me diellin e vërtetë atë të begatisë paqes dhe harmonisë për kombin tonë e perse jo mbarë botës.. Me besim në zot, familje dhe atdhe ne mund të mundim dikushin dhe unin brenda nesh për të zgjatur dorën e bashkimit dhe bashkëpunimit, çdo sekondë e humbur është një borxh që ja shtojmë të ardhmes e dashje pa  dashje dhe një gurë të rëndë që ja vendosim ose do të ja vendosim fëmijëve tanë..

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …