Brickos

Aleksandar Vuçiq: Ndryshimit i kufijve do të mund të zbatohej, vetëm nëse do të mandatohej nga OKB-ja

Aleksandar Vuçiq: Ndryshimit i kufijve do të mund të zbatohej, vetëm nëse do të mandatohej nga OKB-ja

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ai është kundër ndryshimit të kufijve, por kjo ide, sipas tij, do të mund të gjente zbatim vetëm nëse do të mandatohej nga Kombet e Bashkuara ose një institucion tjetër,  tha Vuçiq për mediet në Serbi  duke shtuar se pozicioni i Serbisë bazohet në respektimin e ligjit ndërkombëtar. Gjatë javëve të fundit, mediat në rajon, por edhe më gjerë, kanë shkruar për idetë për ndryshimin e kufijve të vendeve në rajonit të Ballkanit si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura nga procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Mediat në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni kanë shkruar se për këto ide kryeministri slloven Janez Jansha, vendi i së cilit merr së shpejti edhe kryesimin e radhës të BE-së, kishte dorëzuar në Bruksel një dokument të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …