Aleksander Vulin thotë se Serbia nuk do luftë por Ramush Haradinaj po nxit konflikte në Ballkan

Aleksandër Vulin u shpreh se miqësia mes Beogradit dhe Moskës është e një rëndësie jetike për Serbinë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin u shpreh se  miqësia mes Beogradit dhe Moskës është e një rëndësie jetike për Serbinë. Ai i ka deklaruar këtë të dielë për mediat në Beograd se mbijetesa e Serbisë në arenën ndërkombëtare varet nga Rusia. Marrëdhëniet me Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera që na pranojnë pa shantazhe dhe kushte janë e ardhmja e Serbisë. Pse duhet të jemi pjesë gjeografike e çdo aleance?”, theksoi Vulin. Në fjalën e tij, Vulin ka shprehur mosbesim ndaj propozimit të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, të cilët ofrojnë përfitime ekonomike dhe përshpejtim të procesit të anëtarësimit të shtetit serb në Bashkim Evropian. Deklaratat pro-ruse të ministrit të Brendshëm serb vijnë vetëm disa ditë pasi ai pati disa takime me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Harçenko dhe atë kinez Qen Bo, të cilëve u kishte kërkuar ndihmë dhe këshilla rreth Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …