Vucic

Më 2021, Serbia përshtati 64% qëndrimet e saj me ato të BE-së, në gusht të këtij viti, përqindja ka rënë në 45% për shkak të Rusisë

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë në Beograd se për aq kohë sa mund të rezistojmë, pa rrezikuar interesat tona më vitale dhe shtetërore, ne do të ndjekim politikën e vendosur në konsultim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Kur nuk do të mundemi, ne do t’i drejtohemi njerëzve tanë, qytetarëve dhe do t’iu tregojmë pse nuk mundemi. Serbia t’i rezistojë më vendosjes së sanksioneve. Në këtë kontekst, ai ka thënë se nuk mund të kenë mesazh më të qartë dhe më konkret. Kur kam thënë se madje edhe ashtu të shtyrë dhe ashtu aq të kërcënuar, ne të ndryshojmë vendimin tonë dhe se duhet të ndryshojmë politikën tonë në përputhje me pritjet e disa njerëzve, unë vetëm po ju them se nuk do të zgjaste më shumë se pesë ditë, do të na rrahin supet dy herë, do të nxirrnin dy njoftime dhe pastaj do të fillonte presioni i ri dhe një histori e re lidhur me Kosovën.  Serbia ka bërë kthim prapa sa i përket përshtatjes me politikën e jashtme me Bashkimin Evropian. Në raport po ashtu është thënë se më 2021, Serbia i ka përshtatur në nivel prej 64 për qind qëndrimet e saj me ato të BE-së, ndërsa në gusht të këtij viti, kjo përqindje ka rënë në 45 për qind, për shkak të refuzimit të Serbisë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …