Ali Hertica: Kosova titaniku i dhimbjes

“Pesimisti ankohet për erën, Optimisti pret që të pushojë;,Realisti rregullon velat.”

Humanizmi shpreh thellë ,besimin dhe mundësitë e arsyes,të bëjnë përshtypje të thellë. Njëkohësisht,ajo që thuhet për njërin,mund ta thuash edhe për tjetrin. Të dytë të japin një pamje njerëzore,ku të kuptuarit ,arsyeja dhe morali janë themelore dhe kontribojnë për të fituar mbi pesimizmin.

Njëkohësisht,ata zgjojnë ndjenjën e realizmit, ku janë kritikuar për utopi. Ata që krijojnë idenë e një forme në jetën politike që ,të shumtën e rasteve realizohet në situata të veçanta dhe në periudha të shkurtra,ku duhen përshtatur institucionet politike për shkak të shumë kushteve më të thjeshta.

Çfarë kushtesh janë ato ?..A ekziston kushti për një egoizëm racional ? ,siç e kemi  në Kosovë dhe në politikën e lidershipit më të lartë,ndonjë mendim se institucionet shoqërore mund të formohen me mekanizma,,korrekt –shtytës’’ në mënyrë të tillë që egoizmi i përgjithshëm racional,të pjellë një shoqëri të kënaqshme të pa korruptuar dhe ndoshta të mire. Për një pikëpamje të tillë siç e kemi ne dy vërejtje. E para ,ideja mbi egoizmin racional universal,nga ana logjike,nuk shkon me idenë e një shoqërie të kënaqshme, bazuar në mekanizmin korrektë stimulues dhe në egoizmin racional universal,është utopike.

Njerëzimi ,në shekullin 21-të,qëndron përpara shumë problemesh të mëdha,që kërkojnë zgjidhje institucionale ose mbiinstitucionale, si problemet e sigurisë,problemet e shoqërisë dhe të klimës së mjedisit se ku vepron. Problemi i një politike të arsyeshme dhe morale shtrihet në plan rajonal dhe atë global. Punët e madha të çojnë në mënyrë të natyrës së vështrimit të mëparshme.

Detyrë e rëndësishme është krijimi i suazave institucionale,të cilat bëjnë të mundur që diskutimi dhe bisedimet të jenë efikase dhe morale. Nuk duhet lejuar që ata që duan të debatojnë dhe të bisedojnë për një objektiv të arsyeshëm dhe moral në mënyrë morale dhe të paanshme,të mos kenë njohuri të duhur ose të bien në mëdyshje të pavolitshme për shtetin e shoqëris Kosovare që të vije deri tekë rrebelimi apo urrejtja e qeverisë së shtetit.

Nëpërmjet një pune objektive dhe strategjike,duhet të rregulluar proceset e komunikimit dhe vendimmarrës ,aty ku shfrytëzohet potenciali për krijime të rejatë një strukture të mirë të shtetit  ku arrihet rezultati i objektives dhe moralit të argumentuar mire,që Kosova të këtë dritë e jo të jetoj nën dritë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë sikur thua ti, ministre Janevska!

Deklaratat e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, janë fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë …