Aliu: “Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë është datë që simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standardit të jetës dhe të drejtave të tyre”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në një postim të tij ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, është datë që simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standardit të jetës dhe të drejtave të tyre.

“15 Tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, datë kjo që simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standardit të jetës dhe të drejtave të tyre. Secili nga ne, bartës të institucioneve shtetërore e mbarë shoqëria, kemi detyrimin për të bërë më shumë, me gjithëpërfshirje për të avancuar pozitën e kësaj kategorie në shoqëri”, thuhet në postimin e kryetarit Aliu në rrjetin e tij social, Facebook!

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Jemi të angazhuar që të punojmë së bashku për të vazhduar përkrahjen me bursa, duke e rritur numrin e tyre për të rinjtë tanë

Sot, në një takim të frytshëm, të sinqertë e krejt të hapur me të rinjtë …