Altin Krasniqi: Institucionet e Kosovës i kanë lënë vetëm çlirimtarët në Hagë

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka kritikuar institucionet e Kosovës për mungesën e, siç tha ai, mbështetjes politike dhe diplomatike ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Krasniqi tha se institucionet e Kosovës, përveç mbështetjes financiare për mbrojtjen ligjore, nuk kanë ndërmarrë hapa të tjerë në lidhje me procesin gjyqësor. Sipas tij, familjarët nuk kanë kërkuar ndërhyrje në drejtësi, por që procesi të trajtohet mbi bazën e fakteve dhe të drejtave themelore. Krasniqi kritikoi edhe faktin që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Ai tha se, pavarësisht dallimeve politike, institucionet duhet të tregojnë mbështetje ndaj tyre. “Ata nuk janë duke u gjykuar si individë. Janë duke u gjykuar si krerët e UÇK-së”, tha Krasniqi. Ai shtoi se UÇK-ja nuk duhet të shihet përmes përkatësive politike, duke theksuar se, sipas tij, ajo përfaqëson sakrificën e popullit të Kosovës për çlirim. Vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit pritet të shpallet më 16 shtator në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Eman Rrahmani

Eman Rrahmani reagon pas rastit të Trainkos dhe paralajmëron pushtetin

Deputeti Eman Rrahmani, ka reaguar lidhur me rastin e Trainkos, pas raportimeve se ndërmarrja ka …